Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | SHKOLLA E MESME NË KATUNDI I RI, DO TË MBAJË EMRIN

SHKOLLA E MESME NË KATUNDI I RI, DO TË MBAJË EMRIN

Font size: Decrease font Enlarge font
image SHKOLLA E MESME NË KATUNDI I RI, DO TË MBAJË EMRIN

SHKOLLA E MESME NË KATUNDI I RI, DO TË MBAJË EMRIN 

“JUSUF HOTI”

Një ngjarje e bukur në shkollën e Katundit të Ri, në qarkun e Durrësit, në ditën e parë të shkollës, më: 17, të vjeshtës së parë, 2018. Festë, si dita e parë shkollës, por festë edhe për emrin “Jusuf Hoti”, që do të mbajë sot e mot, shkolla e mesme. Në shesh ishin mbledhur nxënës dhe ish nënës, tashmë prindër, disa edhe gjyshër, mësues dhe ish mësues, drejtorë dhe ish drejtorë, dikur të rinj e plot energji, sot të zbardhur nga mosha, por me shpirt të ri, si dhuratë perëndie, nga puna shumëvjeçare me të rinjtë. 

Në takim, për ta vlerësuar festën, ishte e pranishme deputetja znj. Milva Ikonomi dhe përfaqësues të Bashkisë së Durrësit, z. Alban Ramohito, kryetar i Këshillit Bashkiak dhe Lavdosh Beqiri, njëkohësisht edhe drejtoresha e DAR, znj. Lindita Muka, të cilët përshëndetën të pranishmit, duke uruar suksese dhe mbarësi në këtë vit shkollor. Ishte si një porosi e veçantë, për të përcjellë në breza, traditën e bukur të kësaj shkolle cilësore, që ka nxjerrë kuadro me vlerë, të cilët veprojnë në fusha të ndryshme të jetës ekonomike, politike, diplomatike, arsimore, shkencore, letrare artistike e sportive.

Në festë morën pjesë edhe shokët e klasës së Jusufit, në gjimnazin 3-vjeçar të Plazhit në Durrës, në vitet 1963-1967. Ata, të gjithë nga krahina të ndryshme të vendit, erdhën bashkë me mësuesin kujdestar, z. Tasim Besho. Në emër të këtij grupi simpatik, përshëndeti Bardhok Plaku. 

Fjalë prekëse dhe mallëngjyese shprehu Seva Hoti, vajza e Jusufit, e cila foli në emër të familjes, duke ndjerë njëkohësisht edhe krenari, për nderimin që i bëhet figurës së prindit të saj, duke e vendosur në emrin e shkollës, për të qenë i përjetshëm në kujtesën e kohës. Si bashkë student në Universitetin e Shkodrës, përshëndeti edhe Mark Hyseni, të cilin në vitet e fundit, fati e pruri mësues në shkollën e Katundit të Ri.

- Ishim të gjithë bashkë para një viti, me rastin e 40-vjetorit të shkollës së Mesme, - thotë drejtor Petrit Elezi, - dhe morëm vendimin, për t’i bërë kërkesë Këshillit Bashkiak të Durrësit, që shkolla jonë të mbante emrin “Jusuf Hoti”, drejtorit që shërbeu 40-vjet në këtë shkollë. Kërkesa u realizua dhe ne sot po festojmë së bashku, duke premtuar, në emër të kolektivit mësimor të shkollës, se rruga e sukseseve, do të jetë e pa ndalur! Drejtor Jusufi, punoi një jetë, për të qenë i përjetshëm.

Dikush mund të pyesë: si ka mundësi, një drejtues për 40-vjet në një  shkollë? Përgjigja është e thjeshtë: Ai ishte njohës i mirë i artit të drejtimit, krijonte marrëdhënie shumë të mira me vartësit, që i vlerësonte të barabartë. Ai i ndërtonte me kolegët, duhet thënë i donte mësuesit. Kishte dëshirë dhe vizion për të rritur cilësinë e mësimdhënies, duke nxitur e pranuar nismat. Prirej nga motivi për të ndihmuar të zotët dhe të diturit. Pa harruar cilësitë njerëzore të tij, lidhur me problemet e mësuesve dhe nxënësve, ai nuk rrëmbehej. E mbante veten dhe qëndronte gjakftohtë edhe kur problemet ishin delikate, kur rrezikohej jeta dhe karriera e kolegëve. Çuditërisht, kur e gjykojmë pas 30, apo 40-vjetësh, vlerësojmë se, ai qëndronte i ftohtë ndaj presioneve, që sillte politika dhe pushteti i kohës. Veprim që e veçon dhe e nderon, si njeri fisnik dhe drejtues kurajoz. 

Në të vërtetë, shkolla e mesme nate, me dy klasa, njëra gjimnaz dhe tjetra bujqësore, u hap në vitin 1971, me drejtor Osman Xhumra, më pas erdhi nga Durrësi drejtor Tomor Hoxha, që u zëvendësua nga Azem Berisha. Kjo shkollë hodhi bazat, për të kërkuar hapjen e shkollës së Mesme dite, po me dy klasa, gjimnaz dhe bujqësore, që u realizua në shtator 1977, me drejtor Jusuf Hotin. Pa hyrë thellë në histori, është thënë nga të diturit e arsimit, se shkollën e mirë e bëjnë mësuesit dhe drejtori vizionar, ndërsa emrin e lartësojnë nxënësit cilësor, që dalin nga dyert e kësaj shkolle.

Drejtor Jusufi më parë dhe ne mësuesit sot, zhvishemi nga modestia, madje mburremi, kur bie fjala për nxënësit që kanë bërë emër në shërbim detyrës dhe të vendit. Ata janë vlerësimi, apo nota që merr shkolla dhe mësuesi. Këtu nuk ka hatër! Koha është gjykatës i rreptë e i paanshëm. 

Unë po rendis emrat e tyre, që gjatë viteve, ndoqën studimet e larta dhe sot janë kuadro e specialistë të zotë. Përmend: Gjergj Meta, mbaruar studimet për teologji, sot drejtues i kishës katolike në Mirditë, Agron Myftari oficer, i specializuar na Turqi, sot “Dëshmor i atdheut”, Arben Çejku ish diplomat e ambasador në Maqedoni, Pëllumb Berisha ish deputet në kuvendin e Shqipërisë, Mitat Mema profesor-doktor, diplomua në Spanjë (Diplomën ia ka dorzuar vetë Mbreti i Spanjës). Ai për disa vjet ka qenë Rektor në Universitetin “A. Moisiu” në Durrës. Shpend Shahini profesor-doktor dhe pedagog në Universitetin Bujqësor në Kamëz. Më duhet ta theksoj, se nga gjashtë doktorë shkencash që ka Durrësi, këta të dy janë ish nxënës të shkollës së Katundit të Ri. Më tej përmend: Alban Allkoçi pedagog në UT në fakultetin e inxhinerisë elektrike, Julian Priska dhe Artur Priska të dy fizikanë, Andi Shahini mjek, Lindita Musteqja mjeke stomatologe, Fatmir Çela mjek veteriner, Arian Musteqja mbaruar për matematikë, drejtues dikasteri në portin e Durrësit, Bert Sinani, Çlirim Sula, Ali Dobroshi, Vitore Çela, Mario Meshkurti, Liza Priska, Arta Berisha, Donika Priska, të gjithë ekonomistë, Sadik Hoti, Dashamir Boshnjaku dhe Rifat Gashi, oficerë, Idriz Lisaku, kapiten për anijet e mëdha detare, Hazbi Lika mësues gjuhë – letërsie, më pas ish inspektor në DAR-në e Durrësit, Merita Mema (Teta), drejtore e shkollës së Mesme “Besnik Hidri”, në Shënavlash të Durrësit, Krenar Mema, sot drejtor shkolle, Sokol Kelmendi, zv/drejtor, Merita Daci mësuese, Gazmend Lukaj mësues, Luan Balla, Urim Sheta, Ismail Çira, mësues të diplomuar për fizkulturë,  Mimoza Berisha poete, me disa libra me poezi, Blerina Moka, gazetare, Fatmir Myftari artist-fotograf, etj, etj. Ka edhe shumë të tjerë, aq sa vargu i emrave do të zgjatej së tepërmi. 

Shkolla nderohet, ndërsa ne mësuesit mburremi me të drejtë, kur përmendim ish nxënësit tanë, të cilët kanë arritur të bëhen dhe të bëjnë diçka në jetë, në shërbim të shoqërisë dhe të kombit. Por e gjithë kjo është arritur vetëm me vullnetin e mençurinë e tyre, pa lënë mënjanë edhe magjinë e fjalës së mësuesve, me në krye drejtuesin Jusuf Hoti, që diti të drejtoj dhe të organizojë shpirtin vullnetin dhe dëshirën e këtij kolektivi. 

Dikush do të pyesë: Pse i përmend nxënësit e suksesshëm? Unë, si mësues e drejtues i vjetër, që punova me Jusufin për njëzet vjet pa ndërprerje, them se Shkolla dhe mësuesi vlerësohen, jo nga numri i nxënësve, por nga cilësia e tyre. Besoj se më jepni të drejtë. Mjafton të përmend balerinën Marinela Pisha, nxënësen që sapo e duartrokitëm aq nxehtësisht, apo futbollistin portier Fatmir Çeka, i pranishëm edhe në ekipe të huaja.

Për shumë nga mësuesit e shkollës u shpërndanë fletë mirënjohje.

Libri “Rruga e dijes në shkollën e Katundit të ri”, punuar nga Petrit Elezi, ishte një dhuratë që i bëhet arsimit, diturisë dhe kulturës shqiptare.  

Sot urimi ynë i përbashkët është: Për mijëra vjet, shkolla të gëzojë emrin e mësuesit dhe drejtuesit “Jusuf Hoti”.

Kadri Tarelli

Katund i Ri më: 17, të vjeshtës së parë, 2018. 

Comments (1 posted):

Dhimiter Xhoga, on 26/09/2018 13:16:26
avatar
Jusuf Hoti emre qe na imponon rrespekt.
Faleminderi penes suaj i nderuari Kadri Tareli,sjelle kete aktivitet,per venien e emritJusuf Hoti,shkolles se Katundit Ri,Dures. Pershendetie.
Faleminderit Kolegeve te Tij nje jete me te,sa autoriteteve te rrethit Durresit bere kete vleresim.
Jam bashkekohes i veprimtarise tij, ne nje shkolle te po nje fshati me emrin "Karundi i Ri"(sot lagje Tiranes ),me nje histori thuajse analloge, krijuar ne vitete pas clirimit,krah Minires se MEZEZIT qe do i jenim sa u ndertua me 1971 emrin e Deshmorit te L.N.Cl,"Sadik Stavileci",ketij biri te Kosoves.(Titulli shkrimit me impresionoi sa mesova se behej fjale per katundin e Ri te Durresit.
Me gezoi ky vendim,ish Drejtor ato vite ne te(Katundi Ri Tirane),si nje bashkekohes me te ndierin Jusuf Hoti, une ne ate shkolle te katundit Ri Tirane(drejtor),qe sot eshte nje shkolle e MESME me emer,(Drejtoreshe nje nxenese e atyre viteve;Fiqrete Heti,si beni fjale dhe ju i nderuari Kadri Tarelli,per kete shkolle.Ju nje jete prane saj deri drejues.Nuk harroj nje seminar nje ditor,bere ne Vitin 1974 ne ate shkolle sa viziten ne shkollat e atij lokaliteti te Durresit ,qe paraprinin Emrat e permendur me bene te perjetoj ato vite me arritiet e tyre. Faleminderit dhe suksese ne vitet pasues.Do te thosha qe keto dy shkolla"SIMOTRA"te lidhin veprimtarite e tyre,ne kuadrin e ketij Perurimi,sa Fastat qe kemi perpara..
Gezuar Festate Pavaresise e Clirimit
Lavdi Heroit Kombear Gjergj Kastrioti Skenderbe,550 vjetorin po i festojme.
Pershendetie mesues nxenes te ketyre shkollave.
83 vjecari mesues Persionist.(aktualisht ne Toronto te kanadase)
"Pasues VETERANI"
Dhimiter M. Xhoga

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1