Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | DËSHMI TË LASHTËSISË

DËSHMI TË LASHTËSISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image PËLLUMB GORICA

DËSHMI TË LASHTËSISË 


         NGA PËLLUMB GORICA


    Një udhë e përshkruar në Baldushk, edhe pse pak kilometra nga Tirana, të duket sikur zbulon diçka të re. Sa herë e viziton dhe prek me dorë atë për të kaluar çaste të mbushur me ndjesi të të paprovuara, të dhuron kënaqësi  të madhe shpirtërore. Sepse, sytë tejpërshkues dhe koha e bukur, ardhjen me ndalesat i bën më të vyera, në udhën e cila dredhon dhe humbet kodrave, gropave, luginave njëra pas tjetrës, kryesisht të veshura me ullinj e pyje të ripërtërirë, që të duket sikur pushon në krahët e qetësisë. Kjo Natyrë bujare me kushte të përshtatshme për të jetuar ka bërë që të jetë e favorizuar nga prania e ngulmimeve prej shekujsh, ku dora e njeriut ka vepruar me dashamirësi, duke shfrytëzuar atë në dobi të tij. 
    Një pamje, ia le vendin një tjetre po aq të bukur nuk është e plotë nëse s’do të prekim jo vetëm Natyrën, por edhe historinë e Lashtë, sepse një udhëtim i tillë nuk mund të kuptohet pa gjurmët e Lashtësisë të zbuluara që i ndesh rastësisht, edhe pse kohërat me luftrat rrënuese i kanë fshirë shumë nga ato. Pothuajse me dashamirësi të madhe gjithmon më ngjallet kureshja, si një prehje shpirtërore kur ndesh të shkuarën e largët, me gjurmët e tyre të dukshme.

     Sa herë që gërmojnë tokën për të hapur puse apo themele shtëpish ose për punime të tjera, zbulohen shenja të ndërtimeve të lashta, statuja,thesare e zbukurime të gjithfarllojshme: terrakota, ormanente, enë qeramike ,tulla e tjengulla të trasha, monedha argjendi dhe bronxi, armë, varre e stela guri, madje edhe sarkofagë me mbishkrime, etj, si dëshmi në këto troje, që të çojnë si pa u ndjerë në kohërat antike. Shumë pak dihet për këto, por zbulimet janë dëshmi të një rëndësie të veçantë, që mbajnë të fshehur mistere të shumta. Banorët e Baldushkut të tregojnë se jo vetëm në kodrat e larta, por edhe në luginë ka gjurmë vendbanimesh të Lashta, ndonëse janë zhdukur mjaft prej këtyre dëshmive të rralla të tyre. 

  Në  Vila Romana, të Besnik Balit në Baldushk, me një emocion krejt të kuptueshëm u befasova me pesë skulptura basoreliev me figura njerzore, që ngjajnë më shumë si trupa në këmbë, ku të mbeten sytë gjatë e s’mund t’i bësh ballë kërshërisë së bukurisë së tyre antike. Përpara këtyre stelave, që janë një copëz nga jeta e kohërave antike, ajo që të bën më shumë përshtypje  është krijimi i tyre me nivel të lartë artistik. 

 Ato siç tregon miku im, Maks Ibro u zbuluan rastësisht gjer në dy metra thellësi gjatë hapjes së një pusi në Baldushk dhe në çastin e parë krijuan kureshtje se çfarë ishin dhe çfarë preardhje apo vjetërsie janë, por edhe interesim për t’i nxjerrë në pah e për t’i deshifruar.
    Pas sinjalizimit nga Besnik Bali, një grup arkeologësh për një kohë të gjatë dhanë kontributin e veçantë për t’i inventarizuar këto gjetje, por edhe në evidentimin e tyre me informacione të sakta dhe të çmuara, ku u nxorrën në pah edhe hollësi të vogla që kanë rëndësinë e vet. Të gdhendura në gur gëlqeror të bardhë kanë lartësi që varion nga 1,21 m, gjerësia 0,415 dhe trashësi 0,17 m në gjatësi 0,99m, gjerësi 0,55 m e trashësi 0,13 m, që na kujtojnë se nuk janë thjesht stela varresh. Në to paraqiten patricë, njerëz të pasur me familjen e tyre, të gdhendur me shumë  mjeshtëri, me veshje të kohës, mbi të cilat spikat qytetërimi, ku sipas mënyrës së vet artistët e atyre kohërave e trasmetonin atë në nderim të një figure, me një vetdije që nënkupton kultin e të kaluarës së largët, të respektit të atij që ikte nga jeta, me rite e mbishkrime.
    Hollësi tjetër bindëse dhe krejt e dukshme është modelimi i stelave në kornizë, me mbishkrime latine: emra, kohë e moshë. Diku janë të dëmtuara, që e bëjnë të paqartë leximin, por të zbukuruara me motive bimore sjellin të dhëna të periudhës romake, të cilat i përkasin shekullit I- III të erës sonë. Arkeologu Skënder Muçaj krahas përshkrimeve për gjëndjen e tyre ka traspiktuar omanistikën e mbishkrimeve të stelave dhe emri Casidius i përket romakëve, ndërsa emri Aimelia tipik i Durrahut. 
    Ngjitur me stelat e varreve u nxuarën në dritë një tok copa amforash dhe enësh prej balte të shpërndara, por edhe shpata e kama.  

   Zbulimi i këtyre gjurmëve dhe veprave artistike i kanë bërë arkeologët për këto gjetje të mendojnë ndryshe, pasi këtu janë të rralla, por më shumë të theksojnë se i përkasin ndonjë varreze antike, me interesim të bëjnë gërmime të mëtejshme. 
    Të zbuluara para disa vitesh, edhe pse u bënë pjesë e studimeve të Institutit të Arkeologjisë, mungesa e vemendjes ndaj tyre për t’i bërë pjesë në muzeume, i ka lënë të ekspozuara pa mëshirë në shi e diell nën një strehë.

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 11/09/2018 13:52:03
avatar
Floriri mbetet FLORI
se shkelqen e pafundesi,
Pellumb Gorica me PENEN e tij.
*
Sygjerim Institutit te Arkeollogjise
Ato vlera deshmi te lashtesise
Mos ti lere ne harrese pa strehe.
Faleminderit Penes suaj i nderuar,
Sa atyre BALDUSHKASVE,ato zbuluar.
Nje jete ruajtur,monumente mesjete
Krye Baldushkut,kryeqendra-"PETRELE"
**
Mirenjohie;personalitet i nderuar..
"Trinitrine"mua gjysh,derguar...

Toronto 11-09-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1