Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | FESTIVALI NDËRKOMBËTAR "CURTEA DE ARGEŞ POETRY NIGHTS" - RUMANIA

FESTIVALI NDËRKOMBËTAR "CURTEA DE ARGEŞ POETRY NIGHTS" - RUMANIA

Font size: Decrease font Enlarge font
image FESTIVALI NDËRKOMBËTAR "CURTEA DE ARGEŞ POETRY NIGHTS" - RUMANIA

FESTIVALI NDËRKOMBËTAR "CURTEA DE ARGEŞ POETRY NIGHTS" - RUMANIA

Për një javë, nga data 11 deri në 17 korrik isha e ftuar në Festivalin Ndërkombëtar Poetik në Rumani "Curtea de Argeş Poetry Nights", e krijuar në vitin 1997, si një nga programet vjetore të Fondacionit Ndërkombëtar dhe Organizatës Kulturore, Orient-Occident (Curtea de Argeş, Rumania). Iniciatorët e organizatorët e saj janë poeti Dumitru M. Ion (Presidenti) dhe poetja Carolina Ilica (Drejtor Artistik).

Festivali Ndërkombëtar "Curtea de Argeş Poetry Nights", unik i këtij lloji brenda vendeve të Evropës Qendrore, është bërë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të festivaleve të mëdha si Struga (R. Maqedoni), Las Palmas ( Spanja), Medellin (Kolumbi), Trois Rivières (Kanada), etj.

Festivali mbahet në qytetin Curtea de Argesh, që ndodhet në veri të Qarkut Arge, në një distance 140 km nga Bukureshti,vendosur në këmbët e maleve Fagaras, ku takohen bukuritë natyrore të panumërta të luginës së Arges, në jug të Meridionalit, me Karpatet në Subcarpatët e Argesit.

Ishim vendosur në Kompleksi i Hotel Posada në Curtea de Arges pranë manastirit Manole, ku Restoranti simpatik na ofroi kuzhinë të shijshme rumune dhe ndërkombëtare të ndërthurura me mbrëmjet folklorike.  Shpesh tarraca na ftonte për të darkuar jashtë në mes të mjedisit harlisur në gjelbërim.

Në afërsi të hotelit Posada vizituam Kishën e Manastirit Arges, kishën Olari, Dumitru Norocea Memorial dhe rrënojat e San Nicoara. Festivali organizohet tradicionalisht nga Akademia Orient-Occident dhe drejtori i saj Acad. Ion Dumitru - poet dhe përkthyes rumun nga gjuha bullgare dhe maqedone, dhe bashkëshortja, njëkohësisht poete dhe drejtore  artistike e festivalit - Caroline Ilica.

Festivali tradicionalisht është një ngjarje unike kulturore e leximeve të poezisë, prezantimeve të librit, ekspozitave të pikturës, si dhe një prezantim të muzikës popullore rumune. Një përzgjedhje e veprave poetike të pjesëmarrësve të festivalit është botuar në një antologji me dy vëllime në versionet e gjuhës origjinale dhe përkthimet e tyre në gjuhën rumune dhe angleze.

Festivali Ndërkombëtar "Curtea de Argeş Poetry Nights" është konceptuar si një shfaqje e pandërprerë poetike (nga muzika tradicionale rumune, ekspozita arti dhe libra, valle popullore rumune, vizita në kështjellat e Vlad Ţepeş (Drakula), udhëtime në Malet Karpate, etj), që zgjati 7 ditë dhe 6 netë.

 

Katedralja e Curtea de Arges (në fillim të shekullit të 16-të) është një katedrale ortodokse rumune në Curtea de Argeş dhe është dedikuar për Fjetjen e Nënës së Perëndisë e është edhe ndërtesa e selisë së Kryepeshkopatës Argeş dhe Muze. Legjendat e Curtea de Argeş kanë frymëzuar shumë poetë të njohur rumunë.

 U njoha me poetë nga 40 vende të ndryshme të botës, pasi kishte nga një pjesëmarrës për çdo shtet dhe bëra miq të talentuar, me të cilët këmbyem përvojat tona artistike e shijuam poezi në gjuhët kombëtare, si dhe të përkthyera në rumanisht e anglisht.

Poezia për mua është një mister i fshehur në hapësirë, është si një fjalim dhe heshtje njëkohësisht, dhe nganjëherë një britmë. Sipas mendimit tim, kjo jep një shans për një përmbushje fiktive të mundësive të parealizuara, është një mundësi për të realizuar perceptimet dhe dëshirat tona në «botën më të mirë të mundshme». Në të vërtetë poezia sjell shpirtra të ndryshëm nga vende të ndryshme si Argjentina, Kolumbia, Brazili, Amerika, Anglia, Norvegjia, Meksika, Turqia, Polonia, etj. më pranë njëri-tjetrit. Ata, nëpërmjet poezisë prekin litarët e brendshëm të zemrave dhe mund të krijojnë një simfoni të shpirtrave njerëzorë që vallëzojnë me melodinë e përjetësisë. Gjuha komunikon me njerëzit dhe kohën, natyrën dhe shpirtin. Format mund të ndryshojnë, por esenca mbetet e njëjtë dhe e fuqishme nëse krijuesi mund të shprehë talentin e tij ose saj me dinjitet dhe elegancën e duhur.

Ditën e fundit së bashku me miken nga Turqia Lusan Biçakçi, vizituam Bukureshtin, duke filluar me selinë e Ambasadës Shqiptare,  me kënaqësinë e bisedës me një mik të vjetër si Ambasadori ynë në Bukuresht Z. IIlir Tepelena, të cilii i dhurova disa nga librat e mi dhe e falenderova për mikpritjen, duke i uruar suksese të mëtejshme..

Bukureshti kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Rumanisë, si dhe qendra e saj kulturore, industriale dhe financiare  ndodhet në juglindje të vendit, në veri të lumit Danub.

Ajo u bë kryeqyteti i Rumanisë në vitin 1862 dhe është qendra e medias, kulturës dhe artit rumun. Arkitektura e saj është një përzierje e historisë epokës komuniste dhe moderne. Në periudhën midis dy Luftërave Botërore, arkitektura elegante e qytetit dhe sofistikimi i elitës së saj i dhanë Bukureshtit pseudonimin e "Little Paris".  Megjithëse ndërtesat dhe rrethet në qendrën historike të qytetit u dëmtuan rëndë nga lufta, tërmetet dhe mbi të gjitha sistematizimit të Nicolae Ceauşescut, shumë mbijetuan. Në vitet e fundit, qyteti ka përjetuar një bum ekonomik dhe kulturor. Bukureshti është qyteti i gjashtë më i madh në Bashkimin Evropian nga popullsia brenda kufijve të qytetit, pas Londrës, Berlinit, Madridit, Romës dhe Parisit.

Pasi bëmë foto në vende të ndryshme, në mbrëmje e lamë Rumaninë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Henri Coanda Otopeni për në vendet tona me mbresat më të mira.

Kozeta Zavalani

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1