Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Në Lurë, ku Atdheu fillon te pragu i derës

Në Lurë, ku Atdheu fillon te pragu i derës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gëzim LOKA

Në Lurë, ku Atdheu fillon te pragu i derës

 

Nga Gëzim LOKA  

 

Sa herë udhëtoj drejt Lurës, këtij visi ku më ka rënë së pari koka, ku kam varrin e babait dhe gurin e themelit të kullës së Loke, ndiej një mall të papërshkuar dhe më duket sikur udhëtoj drejt zemrës së vetë mirësisë njerëzore.

Tani në pikun e verës, kur i nxehti ka arritur kulmin, nevoja e pushuesve për të gjurmuar vende të freskëta, me një natyrë bujare dhe resurse të mëdha turistike është një nevojë e ngutshme. Prirja ndaj vendeve me turizëm malor është e dukshme, pasi me mijëra e mijëra turistë të huaj kanë vërshuar këto ditë në Theth, Voskopojë, Valbonë e gjetkë, për të shijuar begatinë e natyrës, ajrin e pastër e të freskët, ushqimet bio dhe mikpritjen e banorëve në këtë zheg përvëlues. Një nga vise përrallore, për fat të keq, të harruara, është Lura, shpirti i alpeve shqiptare, dehur në bukurira magjike, por të braktisur nga përkujdesja njerëzore.

Me ish kryetarin e komunës Hakik Gjikola udhëtojmë drejt Lurës, drejt njërës nga krahinat me sharmante të bukurisë shqiptare, me një natyrë trillere dhe gjithë befasime, por për fat të keq, të masakruar nga moskujdesja dhe barbaria e këtyre viteve tranzicion të vështirë. Me ne ishte dhe im kushëri Xhemal Loka, pensionist, që i ka mbajtur dhe i mban të forta lidhjet me Lurën, ndonëse jeton në Tiranë.

Jemi nisur nga Tirana me makinën e Shpëtim Bucit, bir lurian, që edhe pse në moshë të re, e mbart kudo që shkon Lurën me vete si kumt dashurie dhe bekimi. Në Kurbnesh, në mes të rrugës, na u prish makina dhe erdhi e na mori Faik Buci, babai i Shpëtimit, një biznesmen që kudo, në çdo punë dhe veprimtari të tij ndërton ura bashkëpunimi dhe komunikimi lurian.

Në Lurë arritëm në orën gjashtëmbëdhjetë pasdite, pas shumë peripecive të asaj rruge shkretane, ku u troshitëm gjatë gjithë kohës, për të sosur në Lurë të lodhur e të dërmuar.

Udhëtimi drejt Lurës është gjithmonë suprizues e befasues, sidomos për një lurian, që vazhdimisht është në kërkim të rrënjëve të tij, të pragut të kullës dhe gurit të varrit të të parëve. Por këtë radhë, udhëtoj drejt Lurës me një mison të vështirë, të hedhim themelet e shoqatës “Lura jonë”, ti mbledhim lurianët ku janë e s’janë nën një “çati” të përbashkët luriane. Dhe për këtë së pari rruëgtimi duhet nisur në Lurë, në vendin e rrënjëve tona, për të vijuar më tej kudo ku lurianë, në tokën amë, nga Durrësi në Tiranë, nga Shkodra në Lezhë, nga Gjirokastra në Sarandë, në emigracionin e vjetër e të ri, në diasporë, nga Greqia në Itali, nga Franca në Gjermani, gjer në Amerikë.

Lurën e gjetëm pa drita, një refren i përdisthëm ku duket se thyhet rezistenca e këtyre njerëzve duarartë, për të ndryshuar gjërat në këtë vend, ku duket se zembreku i orës ka ngelur.

Na pritën në kafenenë e Dali Gjoçit vetë i zoti i lokalit, Daliu, Nikoll Vladi, kryetari i veteranëve të Lurës, Rustem Bruçi, Gani Bruçi, Nebi Hoti e të tjerë. Na përshëndeti nga Gurë Lura Ramadan Kalia, tetëdhjetë e pesë vjeç, i cili do të vinte të nesrmen mes nesh, duke sfiduar kohën moshën dhe kohën.

Dhe ashtu qetësisht, bashkë  me kafetë dhe cigaret  e para, rrjedhin bisedat e përditshmërisë, mungesat e Lurës, braktisja e natyrës dhe e shërbimeve bazë të jetës në këto anë, çfarë e vështirëson dhe e bën thuasje të pamundur jetën në këtë krahinë.

Kemi ardhur këtu, në vendin e rrënjëve tona, të pragut të derës dhe gurit të varrit të të parëve tanë për të ngritur Shoqatën mbarëluriane “Lura jonë”.

Por nuk mund të ndërtosh një strukturë solide mbarëluriane, që t’iu shërbejë interesave të të gjithëve, pa prekur më parë “plagët” e Lurës. Ato plagë iu dhembin lurianëve dhe nisin që nga mungesa e energjisë elektrike, mungesa e shërbimit shëndetëosr, mungesa e një shkolle të denjë për të rritur dhe deukuar brezat lurianë, mungesa e një qendre kulturore, ku të mblidhen të rinjtë etj. 

Lura është një trevë resursesh të forta turistike, një perlë e turizmit malor e harruar dhe e refuzuar nga neglizhenca shtetërore e një vendi që nuk njeh pasuritë dhe vlerat e natyrës së tij bujare. Po të kishte intuitë, përkushtim për ta kthyer bukurinë mahnitëse në një vend çlodhës, argëtues, kurativ e sportiv, Lura mund të ishte kthyer në një vend ku të ushtroheshin të gjitha sporte dhe jo vetëm për shqiptarët, por për gjithë Ballkanin e pse jo dhe në rang evropian. Pushuesit në Lurë janë përpara një ftese të hapur tani në verën e zhegut përvëlues, por për fat të keq, rrugët e dëmtuara dhe infrastruktura e rrënuar e kufizojnë një mundësi të tillë. Vetëm 130 km është Lura nga Tirana, çfarë do të thotë se po të jenë rrugët e rregulluara, mund të shkosh e të kthehesh brenda ditës nga kjo trevë çlodhëse e argëtuese. Por në kushtet e sotme, kjo rrugë kthehet në një mundim për turistin e huaj apo vendas.

Erdhi Kryeministri Rama dhe ndezi një shpresë në sytë e lurianëve. Po a thua do ta mbajë fjalën? A thua lurianët do të kenë rrugët e tyre që do ti çojë më pranë qytetërimit dhe integrimit shqiptar e më gjërë? Lurianët shpresojnë dhe bisedat ndizen aty në kafene, ku flitet me pasion për gjithçka, se si të mund të nxirret Lura nga kthetrat e varfërisë dhe rrënimit.

Megjithë këto mungesa, Lura është një ftesë e hapur për çlodhje e dëfrim, një ofertë turistike e pashembullt, e cila në kushtet e një rruge të mirë e në parametra normalë, do të bënte që në Lurë të vërshonin mijëra turistë, vendas e të huaj, që kanë pse shkojnë në Lurë dhe duhet të shkojnë për pushime aktive, mjaft çlodhëse dhe antistres. Duke i kujtuar drejtuesve të qeverisë dhe pushtetit lokal një shprehje nga Johnathan Sëift: “Kushdo që rrit qoftë dhe dy kallinjtë ose dy fije bari i shërbejnë vendit më shumë se të gjithë politikanë së bashku” duke vënë dorë që këto resurse të zgjohen dhe Lura të kthehet në një perlë të vërtetë të turizmit malor jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan e më gjerë.

Me vete kam disa dhjetëra kopje të numrit të parë të gazetës “Lura”, të cilën ua shpërndamë falas lurianëve.

“Këtu ka njëzet e shtatë vjet që nuk shohim gazetë me sy, tha Naile Nezha, rreth të shtatëdhjetave, që ka ardhur mes burrave për të ndezur zjarrin e ngrohtësisë së kësaj shoqate. -Nuk shohim as lajme, tha ajo, pasi shumicën e kohës jemi pa drita. Jemi në terr të plotë informativ. Nuk bëhet fjalë për internet e gjëra luksi. Jemi kthyer në kohën e pishës. Kjo është gazeta jonë dhe ne duhet ta ngrejmë në këmbë që të ecëvetë, se është zëri ynë, zëri lurian.

Çështja e krijimit të strukturave zgjedhore dhe më gjërë të Shoqatës “Lura jonë” hap një debat të madh. Gjithçka këta njerëz e duan të pastër si dritën e diellit, pa hije, pa njolla, pa fasada.

Në një vend si Lura që është model transparence dhe demokracie, duhet të bëjmë kujdes që organet drejtuese dhe kryetarët e fshatrave për Shoqatën të zgjidhen në përputhje me kararet e Lurës, me një frymë thellëlsisht të hapur dhe demokratike.

Dhe nisin propozimet, përballjet e mendimeve dhe aty,mes lurianëve kutitë e votimit të fshetë, që lurianët të votojnë me szenmër në dorë përata që duan ti përfaqësojnë në këtë shoqatë.

Pas një shoshitje të imët të kandidaturave dhe një votimi të fshehtë, thellësisht transparent, kryetar i përgjithshëm i Shoqatës për Lurën u zgjodh Dali Gjoçi. Kryetar për fshatin Lurë evjetër u zgodh Nikoll vladi, për fshatin Pregjë Lurë u zgjodh Nikoll B. Vladi. Në fshatin Gurë Lurë të gjithë votuan unanimisht për kryetar Hazis Muratin, në Borje Lurë Rustem Bruçin dhe në Fushë Lurë, Ibrahim Bucin.

Në Lurë gjithmonë mbetet diçka pezull dhe e pathënë, pasi problematikat e lurianëve janë aq të gjëra e të mprehta, sa nuk mund të ezaurohen me një takim apo me një Shoqatë. Por kjo shoqatë është një nismë e mbarë, një embrion nga i cili pritet që të mbijë fara e të mirave për sot dhe nesër, për këta banorë të maleve, ku siç tha Gani Bruçi: “Atdheu fillon te pragu i derës sonë” dhe që aty, në atë prag, nisin rrugë të gjitha dashuritë njerëzore, të gjitha integrimet dhe fatet e shqiptarisë.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1