Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | KRENARË ME MATURANTËT E MEDVEGJËS

KRENARË ME MATURANTËT E MEDVEGJËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image KRENARË ME MATURANTËT E MEDVEGJËS

KRENARË ME MATURANTËT E MEDVEGJËS

 

Se koha po ikën shumë shpejt, është dëshmi maturantët e këtij viti, të cilët më duket se dje i pashë si fatosa e yllka, ndërsa sot, në moshën e pjekurisë.

Maturantët shqiptarë të Medvegjës, gjenerata e vitit '99, edhe pse në numër të vogël, dhjetë sish, ata me bukurinë e tyre mahnitën për të mos ia lënë fjalën fotos e që flet mijëra fjalë tjera.

Do t’i them edhe ca fjalë pa hezitim për rininë tonë të mrekullueshme e të shëndoshë, pa asnjë dromcë degjenerimi.Kjo është rini të cilës do t’ua kishte lakmi çdo rini nga shtetet më të civilizuara botërore.Një rini e bukur kjo e cila lirisht dekorohet me epitete më të bukura, të dala nga shpirti: Princër e princesha,malsorë e malsore, rinia shqiptare medvegjase! Në fytyrat e tyre shkrepëtin stralli i shpresës dhe me optimizëm flasin rreth planeve të tyre në të ardhmen. E ëndërrojnë perspektivën e tyre të suksesshme dhe janë vizionarë argumentues rreth këtyre synimeve jetësore. Kjo argumentohet nga këndvështrimet e tyre në margjinat e synimeve të tyre në shtigjet e reja jetësore.

Këta maturantë lindën dhe jetuan pas vitit 2000, ku dihen vështirësitë në këtë rajon. Si të rinj, u përballën me sfida dhe këto ua sollën pjekurinë e parakohshme. Arritën që me shumë vullnet ta mbajn gjallë traditën dhe gjuhën shqipe së bashku me familjet e tyre. Me ta krenohet e gjithë shqiptaria duke i parë ballëhapur dhe të patundur, përkundër moshës që e kanë. Të kalitur  janë me kohën.

Maturantët shqiptarë të Medvegjës, që kanë vijuar mësimet në paralelen e ndarë të SHML “Nikolla Teslla” në Medvegjë, të premten, më tetë qershor 2018. në njërin nga restaurantet e Banjës së Sijarinës, festuan mbrëmjen e maturës, ku me shumë dashuri simbolizojnë shqiponjën “DYKRENARE”:

Albiona Mustafa,

Antigona Sahiti,

Adelina Osmani,

Arjeta Sahiti,

Egzon Aliu, 

Ilir Murati, 

Lirona Zuka,

Loresa Halimi,

Loresa Dema,

Shpend Sahiti

 

Shkroi: Rrahman Hyseni

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 17/06/2018 12:17:13
avatar
Si ju gezojme Ana Kalo,dipllomuar ne Eglinton..

Na gezuat me kete veprimtari masive te emigranteve tane te Megjvegjes. Me Ju gezojme dhe ne nga Toronto ne Eglinton, mbesa Ana Kalo,festuar asaj Dipllomimin ne shkollen e larte per DIETOLLOGE.(Per koecidence,sot ka ditelindien Ana ne1995 lindur,23 vjet me pare.Dh njeqind i festofshim). Ashtu si Ju,krenohemi,flamurin me shqiponjen dykrenare ne gjyshat ne ate aktivitet,ne gjoks asaj vene.
Si ajo mbare studentet shqiptare ketu tej oqeanit na nderojne.Miresite i shoqerofshin.
Si gjysh 82 vjecar,nje jete MESUES, rinohem me keto arritie te brezit tone te Ri.Mbrodhesite i shoqerofshin me devizen:
-BJERINI BOTES ANE e MBANE/po MOS E HARRONI VATANE!
Pasuesi Veteran!
Dh,Xhoga(Guri Naimit D)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1