Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | Qafë e Gjarprit e Gur i Prerë, do kujtohesh ngaherë……

Qafë e Gjarprit e Gur i Prerë, do kujtohesh ngaherë……

Font size: Decrease font Enlarge font
image Xhevahir Cirongu

Nga Xhevahir Cirongu

            Qafë e Gjarprit e Gur i Prerë, do kujtohesh ngaherë……

 Sa herë që vështroj këtë foto, kujtoj me lot në sy djemtë e vajzat që luftuan me guxim e trimëri kundër nazifashizmit . Vështroj me kujdes pas kaq vitesh çdo gur e plis dheu. Dhe …aty gjen ende gjurmë gjaku të tharë! Në lapidar janë të shkruar emrat e dëshmorëve që ranë për lirinë e atdheut tonë Shqipëri. Ishte 6 qërshori i vitit 1944, ku atëherë  në këto dy qafa malesh tomorriane u zhvillua beteja e ashpër midis forcave gjermane të ardhur nga Korça, Lozhani e Vidhkuqi. Në këto gryka malesh ishin pozicionuar shqiponjat partizane të Brigadës Parë e të Pestë Sulmuese. Beteja qe shumë e ashpër midis forcave partizane dhe gjermane, deri  në përleshje  trup me trup. Tym e flakë u ndez  dheu , drurët e gurët . Kënga e zogjve s’dëgjohej më. Lulet s’kishin aromën e tyre, sepse baruti ua prishi buzëqeshjen dhe shkëlqimin, sa dhe dielli vajtonte atë ditë qërshori të vitit 1944-ës. 6 qërshor 2018! Përsëri kujtojmë me lotdhimbje e krenari si 74 vite më parë këtë betejë të përgjakshme. Në lapidar janë skalitur emrat  e 32 dëshmorëve.

Ata jenë yje që ndriçojnë në altarin e lirisë! Lulet  rriten me gjakun e dëshmorëve  e u thonë çdo ditë ‘’mirmëngjes’’  dëshmorëve të lirisë, ashtu si në gjithë shqipërinë  , edhe  në Qafën e Gjarprit e Gurin e Prerë.Populli i zonës  Tomorricë, Skrapar, Vërç e Sulovë, Gramsh, Gorë e Opar, Korçë , u kanë thurur e këndojnë shumë këngë dëshmorëve që ranë  në fushën e betejës së përgjakshme  më 6 qërshor 1944 në Qafën  e Gjarprit e Gurin e Prerë.  I kujtoimë dëshmorët e atdheut ngaherë, sepse ata kanë vetëm ditëlindjen  e përhershme që ka emrin Liri!   

                                                   Qërshor, 2018

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 25/06/2018 13:33:53
avatar
Fjale pake e mendim shume,
I lumtur me Ju,ndihem une...
Xhevahir Cironu,fjale pake
Di cfare kexuesit c'ti jape.
Faleminderit.

Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1