Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | REPORTAZHE | VLERA REALE: “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe”

VLERA REALE: “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe”

Font size: Decrease font Enlarge font
image VLERA REALE: “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe”

VLERA REALE:  “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe”

F. Terziu

 

Komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe e ka prej disa vitesh një traditë. Një traditë të kthyer në Ditën Shqiptare të Komunitetit në BM. Një ditë që vjen në një simbolikë të veçantë në ndërthurje me brezin që ijep jetës ndryshesën e duhur integruese, në një ditë që përkon me “1 Qershorin”, Festën e bukur të Fëmijëve shqiptarë që festohet gjithandej. Në një ditë të tillë edhe këtë vit, edhe pse me pak ditë shtysë në kalendar, duke përzgjedhur të Dielën e duhur e të mundshme për shqiptarët, në “Childs Hill Park” festa dhe “Dita e Komunitetit Shqiptar” bënë bashkë shqiptarë e vendas, zyrtarë e intelektualë, aktivistë e moderues, të rritur e të moshuar, të rrinj e të reja, burra e gra, vajza e djem, nxënës të shkollave të arsimit plotësues e mjaft të tjerë, që ishin atmosfera e një dite me motivin e koloritin shqiptar në Londër.

            Natyrshëm në një ditë të tillë, Ambasadat shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, me gjithë stafin e tyre, dhe nën delegimin e mesazheve për komunitetin nga vetë Ambasadorët, Qirjako Qirko dhe Lirim Grejçvci, ishin një arsye më shumë për të reflektuar mbi tërë rrugëtimin e bukur shqiptar në emigrim në BM. Fjala e moderatorit të evenimentit, aktivistit të “Diaspora Shqiptare”, gazetarit të Alb UK TV, Bashkim Reçi, në ballë të një pjesëmarrjeje të madhe shqiptare, dhe në krah të nxënësve të shkollave shqiptare të veshur me kostumet shqiptare, ishte një frymëzim më vete. Në këtë pikë fjala e Kryetarit të Forumit të Shoqatave shqiptare dhe Drejtor i “Ardhmëria”, një mësues dhe drejtues shkollash me kohë në Atdhe, Lutfi Vata, ishte një vëmendje më shumë. Zoti Vata në fjalën e tij theksoi se “Është obligim, është krenari, por është edhe përkushtim dhe për këtë duhet të falenderojmë të gjithë prindërit, bashkëpunëtorët, të gjithë ata që kontribuojnë për shkollat shqipe dhe sot edhe dielli na ndriçoi dhe koha u çel, për të na e bërë këtë ditë të mundshme më festive. Ndaj ju premtoj se nuk do të mbajmë shumë fjalime, nuk do të mbajmë shumë retorika. Do të ua japim fjalën të nderuarve tanë, që kanë qenë gjithnjë nëpër aktivitetet tona, dy ambasadorëve tanë të mrekullueshëm, që gjithnjë kanë qenë pranë komunitetit shqiptar, në aktivitetet që organizojmë ne si aktivitete për komunitetin shqiptar.”

            Por ashtu sikurse e ka traditë shqiptari, fjalën e parë e mori, Kryetari i Bashkisë së Brentit në Londër. Kryetari i ri i Brent për 2017-18, Cllr Bhagwanji Chohan u zgjodh para pak ditësh, të mërkurën më 17 maj, nga kolegët e tij të këshilltarëve. Cllr Chohan u zgjodh në Takimin Vjetor të Këshillit Brent dhe u emërua zyrtarisht si Qytetar i Parë i Brentit në Ceremoninë e Kryebashkiakut, kështu që në traditën e të gjithë paraardhësve të tij, edhe ai ishte dhe dha një mesazh mjaft pozitiv për shqiptarët. Në fjalën e tij ai tha se komuniteti shqiptar është një komunitet mjaft i respektuar dhe gëzon mbështetjen dhe respektin e tij në të gjitha drejtimet. 

            Më pas Shkëlqesia e Tij, Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe në Republikën e Irlandës, Qirjako Qirko, përshëndeti të pranishmit dhe uroi nxënësit shqiptarë për 1 Qershorin si dhe u uroi pjesëmarrësve Ditën e Komunitetit Shqiptar. Z Qirko tha se ai dhe stafi i tij janë gjithnjë në shërbim të shqiptarëve dhe Shqipërisë, për të treguar se ne jemi gjithnjë modele integruese dhe mjaft pozitive kudo që ndodhemi. Ambasadori Grejçevci e përcolli dhe në rrjetin social këtë mesazh “Festë madhështore e komunitetit shqiptar në Londër për ta shënuar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Mburremi me sukseset e fëmijëve shqiptarë nëpër shkolla britanike, ku janë gjithmonë ndër nxënësit më të dalluar. Një falënderim i veçantë edhe për shoqatat dhe mësimdhënësit e gjuhës dhe kulturës shqipe, të cilët po japin një kontribut të çmuar për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit. Urime! @ Childs Hill Park”. 

            Më pas i ftuari special, kantautori, Esat Ruka përshëndeti dhe uroi të gjithë duke shtuar “se dua të përshëndes jo vetëm fëmijët për këtë ditë, por dhe prindërit, për këtë ditë, që mu dha mundësia të bashkojë dhe zërin tim me tingujt e rrinj muzikorë, me synimin për të mbrojtur traditën dhe gjuhën shqipe, dhe të jem në sfondin tim me talentet e reja të mrekullueshëm. Dua të përshëndes kolegët e mi të nderuar që bëjnë mjaft punë për të mbajtur gjallë traditën, këngën, muzikën, kostumet dhe gjithçka dhe në emigrim”. Më pas zëri i tij brilant dhe këngët e tij mjaft domethënëse rrokën qiellin dhe shpërthyen në duartrokitje masive. 

            Sekretarja e Forumit të Bashkimit të Shqoqatave shqiptare, drejtues e shoqatës “Mother Tereza Union”, Dr Zamira Ruspi, si gjithnjë mjaft aktive dhe mjaft organizatore, ishte kryefjala e angazhimit të mrekullueshëm të fëmijëve të pregatitur nga shkolla e shoqatës së saj. Si gjithnjë shqiptarët kishin në mesin e tyre intelektualët e komunitetit shqiptar, të kudondodhurit dhe të respektuarit, avokatin dhe Kryetari e Degës së PD në BM, Naim Hasani, intelektualin nga departamenti “Projekte të mëdha dhe rigjenerim” në Bashkinë e Brentit dhe Kryetar i PS për BM, Lavdrim Krashi, Kryetar i Bordit të "Ardhmëria", Aqif Neli, intelektual dhe biznesmen, Kryetar i Bordit të “Mother Tereza Union”, Profesori dhe gazetari i talentuar, Hysen Ruspi, Drejtori i “Big Boss Company”, intelektual dhe Kryetar i Degës PD Dagenham dhe Barking, Gazmend Cufaj, gazetari i Televizionit shqiptar “Fax News”, Kujtim Vani, sponsorët e këtij evenimenti Televizioni i vetëm Shqiptar Alb Uk TV, dhe drejtuesi CEO i tij, Helidon Kastrati, biznesmeni Remi Hasani, “Alban Travel” e drejtuar nga biznesmeni Nik Berisha etj. 

            Në një ditë ditë të tillë nuk munguan dhe surprizat ku poeti dhe intelektuali i mirënjohur, Xhavit Gasa u vlerësua nga Shoqata “Ardhmëria” me Certifikatë Nderi për angazhimin e tij poetik dhe aktiv. 

            Një nga mrekullitë e këtij evenimenti ishin dhe Rapsodët e Kukësit, Agron Sopaj, Kujdesi Muçmata, Haxhi Kovaçi dhe në darje Hamdi Elezi,  që bashkë me Mjeshtrin e Madh, Esat Ruka i dhanë tone të mëdha evenimentit në fjalë. Në anën tjetër të mrekullueshëm si gjithnjë “Live Triola London”, Tahir Meshi, Besnik Hasi Jeminaj me Lad Vladimir Kamberin, DJ Kastrati e zërat e bukur e mjaft të talentuar të nxënësve, ku spikati talentja Alketa Ratkoceri, ngritën në këmbë, në duartrokitje e valle të pranishmit e shumtë në fushën e blertë të Parkut. 

            Në një ditë të tillë, e thënë më shkurtë e më qartë, festohet “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe”, një ditë tashmë e kthyer ne një festë tradicionale prej vitesh nga Forumi i bashkimit të Shoqatave Shqiptare, në të cilin marrin pjesë thuajse shumica dërmuese e shoqatave shqiptare. Në këtë aktivitet ku marrin pjesë mijëra shqiptarë dhe të huaj, po aq dhe nga komunitetet të tjera mike, janë të gjithë për të festuar së bashku, duke dëgjuar programin e fëmijëve të shkollave të Arsimit Plotësues Shqip, ku si gjithnjë janë dhe ka muzikë live nga këngëtarë shqiptarë, valle tradicionale shqiptare, lojëra popullore, aktivitete sportive, aktivitete të lira e shumë befasi e surpriza të tjera. Në një ditë të tillë marrin pjesë shumë personalitete si deputetë të Parlamentit Britanik, Ambasadorë, kryetarë bashkish, intelektualë, miq e të ftuar. Të festosh festën e fëmijëve 1 Qershorin dhe po aq të jesh dëshmitar real tek “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe” është gjëja më e çmuar që mund t’ju bëjmë formave më integrues dhe mbajtjes gjallë të traditave shqiptare, është vlera që u japim fëmijëve tanë sepse tek e fundit për këta fëmijë po punojmë dhe jetojmë në këtë vend.  Kështu në këtë ditë adresa: 33 Hotford Rd, Childs Hill Park, NW11 8NL, dhe Ora 12 -00 e në vazhdim kanë gjithnjë një emër “Dita e Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe”. Dhe kjo u takon meritë organizatorëve, aktivistëve, prindërve, fëmijëve, angazhuesve, miqve e pse jo dhe vetë Ambasadave që mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre.

Comments (2 posted):

Lexues i Fjala e Lirë on 04/06/2018 14:59:18
avatar
Brravo komuniteti shqiptar ne Britani.
Shume bukur.
Flm zotri Terziu.
Zeqir Lushaj
Poet
Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 07/06/2018 20:26:36
avatar
Nuk gjej fjale e shprehie tiu falenderjJu i nderuari fatmir terziu,sa organizatoret e atij aktiviteti te shkelqyer atdhetar ne mes te Londres nga Emigracioni shqiptar me drejtuesit e tyre, ne krye te te cileve Ambasadori Yne z.Qiriako Qirko sa atyre pjesmarresve ne Te. Shkrimi juaj i nderuar Fatmir,ishte shume shprehes sa na beri ta rilexojme me nje grup shokesh ketu ne Toronto ,teksa une kthyer nga Tirana.Veprimtari te tilla shoqerojne dhe komunitetin tone ketu ne Toronto sa mbare kanadane,me thote,miku im sa aktivisti ne vite Kliton Verli,udhehequr nga Shoqata si ajo "Shqiptaro Kanadeze","Kosova e tj.
Ju prifte e mira,si gjothnje BALLORE.

Toronto 07-06-2018Guri Naimit D.(Dh.Xh.)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1