Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PROZE | GJIROKASTRITJA

GJIROKASTRITJA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

QIELLI E KISHTE DËGJUAR LUTJEN TUAJ

 

Fatmir Terziu

Bukuroshi, një rinosh me shumë hijeshi, elegancë dhe pak gjykim, pasi ka shpenzuar paratë e tij sa majtas dhe djathtas, duke blerë madje dhe një makinë mjaft të shtrenjtë me kredi, një ditë e gjen veten të paaftë për të paguar faturën e madhe të borxheve. Dhe kështu ai rrezikon jo vetëm të humbasë të gjitha, por dhe të përfundojë në duart e drejtësisë.

Për shkak të mllefit me të drejtë të babait të tij, ai i bën thirrje xhaxhait të tij:

“I dashur xhaxha, nëse mund të përtypësh turpin tim derisa të shkruaj, do të më vijë keq. A e dini pse? Sepse unë, duhet të të kërkoj ndihmë për 100 mijë stërlina dhe nuk e di se si të shpreh mirënjohjen time duke tu përulur. Jo, është e pamundur t’ju them! Më pëlqen më mirë të vdes. Unë ju a dërgoj këtë letër jo me postë, por me një lajmëtar, i cili do të duhet të më kthej dhe një përgjigje. Më besoni, i dashur xhaxhai im, ju shkruan dhe ju kërkon ndihmë nipi juaj më i bindur dhe më i dashur.

(Bukuroshi, Nipi juaj)

P.S. - I kapërcyer me turp për atë që kam shkruar, unë jam duke vrapuar pas lajmëtarit për të marrë letrën mbrapsht prej tij. Por unë nuk mund ta arrijë më atë. Qielli nuk më afron diçka që të ndodhë, për ta ndaluar atë, ose që kjo letër të paktën të humbasë.

(Bukuroshi, Nipi juaj)

Xhaxhai e merr letrën. Ai është prekur nga përmbajtja e saj, e konsideron, dhe përgjigjet:

“Nipi im i dashur, qetësojeni veten, dhe mos u skuqni më tepër. Qielli e kishte dëgjuar lutjen tuaj. Lajmëtari e humbi letrën tënde.

Mirupafshim.

Xhaxhai juaj i dashur.

Aristiri.

 

GJIROKASTRITJA

 

Një grua gjirokastrite mori banesë në Tiranë. Që në momentin e parë, zbriti në lokalin poshtë apartamentit me një gotë ujë, të cilën e mbushte dhe e çonte në apartamentin e saj. Ajo zbriti, menjëherë për një tjetër, pastaj për një të tretë dhe një të katërt. Kur gjirokastritja zbriti për gotën e shtatë të ujit, pronari i lokalit e pyeti:

“Zonjë dukeni shumë e etur. Apo ndoshta zotëria juaj është i sëmurë?”

“Jo aspak”, tha gjirokastritja e qetë dhe në gjakftohësi. Pastaj ajo pëshpëriti, “Hyrja ime ka marrë zjarr, por unë nuk dua të bëj bujë.”

Pronari: Ngriti supet, pa nga kamarierët dhe lëvizi dorën e djathtë lart, si për të thënë se ajo do jetë e metë.

Ajo, pa me bisht të syrit veprimin e tij dhe sa bëri nga dera pëshpëriti prapë, “pse budallaqe më kujton ai, do rri unë të paguaj dhe faturën e ujit!”

Comments (1 posted):

Guri Naimit D on 25/04/2017 13:06:21
avatar
Nuk eshte SAJIM-po realitet,
sa ju shkruaj!
Faleminderit Fatmir Terziu,nje batute po e quaj te bukur-"me Girokastritet qe jane per VETE",(dhe mire e kane,sidomos sot,s'pyet vellai per velllane jo me tej.)
UNE ne rolin e atij "Bukuroshit "gjirokastrit po vihem,("Guri Naimit")qe nuk jam "Bukurosh",po nje gjysh 81vjecar ne perendin.(dhe ne dhet te huaj)
Para se te shkoj ne boten tjeter,dua te shlyej nje"Faj" per,Gjyshin,sot plot 114 vjet para,rene si bien trimat ne mbrojtie te Pavaresie sa shpallur,krye cetes qe komandonte,sot e kesaj dite, thuajse pa varr,atje ne vendlindien e tij Zavalan te "Dangellise Naimjane".Ani se kam mare rruget e mergimit(femijet pas 90tes,argate ne dhe te huaj),jam me ate pensionin e "merhumit"(ndiese paste, me te mirat dhe te keqiat e kohes tij), dua te shkoj t'i bej NJE VARR prej GURI,(i biri,babai im murator,nuk ia beri dot,VARRIN,se i moren jeten Ballistet,sa dhe shtepine djegur e ne vocraket,me vellain e madh Partizan,mbetem rrugeve. Ne fund te asaj lufte fundi tyre.
Mire qe na u be i mbare Ai vella,nga Partizat Kuader i ndertimit te vendit nje jete,na nxori ne jete ne jetimeve pa baba.(1998 ndare nga jeta e nderuar e i respektuar,ne Tirane).
Do te shkoj atje ne Zavalan e tia bej ate VOR-permendore,me GURET e"Shtepise DJEGUR" me 1944,(Sa kishen djegur me 1970 vandalet,se bej dot), te Le te pakten,si MONUMRENT Kulture i FISIT XHOGA,vari Kapedan Janos,Ai nderuar,114 vjet para dhene jeten,nuk ia bene dot,pasardhesit te ndershem fukarenj,nje jete fisi Xhoga,larguar lufta,pas 90tes, fatekeqesisht asnje ne vendlindie.Pa 90tes,braktisur Zavalani,dikurfshat "BALLOKONI DANGELLISE".
Paca fat e gjeca nonje MURATOR(si dikur babai im,qe ndertonte saraje bejleresh) ,ta plotesoj kete MANGESI TE PA FALESHME .Kapedat Jano P.Xhoga,rene me 1913 si bien trimat,nderuar Qarku gjirokastres me Titillin "MIRENJOHIE".(faleminderit per kete,ani se pas 100 vitesh).
Besoj se do me dali leket e pensionit kursyer kete vit,te paguaj mjeshterit.(se guret besoj nuk do ti paguaj. djerrinat e Kishes do mi falin...)
VO.
Mos me telendosni o njerez te mire,qe do lexoni keto radhe,po ja qe keshtu jam katandisur.Nje jete mesues,fatmiresisht si "Ndrec Ndue Gjoka".(26 vjet me pensionin e "merhumit"ndjese paste..E bej nenvizim,per nonje,xhepist,qe do me shohe ne ate fshat te braktisur,e me fut nonje"plumb" ne koke,kur s'do gjeje ne xhepin tim,as"cirongen"e shkrimtarit dikur...)
**
Fatmir Terziu i dashur.Me fal per kete "PATURPESI"gjyshi me"nje cironge ne xhep"po me dhente zoti shendet,ta laj ate mekat nje shekull gjyshi pa VARR.
Bileten mire qe ma preu mbesa ani studente...paste uraten.
Me dhimbie e KONSIDERATE per DANGELLINE dhe besniket e saj mbetur atje..
Le ta festojne 25 Majin DITEN e Naimit"si i takon POETIT te MAdh sa gjithe RILINDASVE TANE.

Toronto 25-04-2017 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1