Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PROZE | Të reja: Njëzetë ndaleska të vogla..., aspak për të qeshur

Të reja: Njëzetë ndaleska të vogla..., aspak për të qeshur

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

Të reja: Njëzetë ndaleska të vogla..., aspak për të qeshur

1.

Deputeti: “Ju thoni se ka ardhur një njeri në derë që dëshiron të më takojë mua? A të duket ai si një zotëri?”

Sekretarja: “E pra, nuk duket tamam si një zotëri, Zotëri; vetëm në disa gjëra ngjan si ju”.

2.

Editori: “Kam gjetur diçka shumë interesante në tryezën time këtë mëngjes.”

Poeti: “Vërtet? Unë besoj, se ndoshta ka qenë një nga poezitë e mia?”

Editori: “Jo, një copë letër thithëse.”

3.

Verën e kaluar, gjatë pushimve në Atdhe, pashë një nënë të re që qëndronte në dritaren e banesës së saj, për të parë dy djemtë e saj të vegjël në një betejë të mrekullueshme me pistoletat e tyre të ujit.

“Ah, nuk duhet ta bëni këtë lojë kaq shumë, djem të dashur,” ajo i këshilloi, “Mos harroni, se uji na vjen me orar!”

“Mos u shqetëso, nënë,” bërtiti njëri prej tyre. “Ne nuk jemi duke përdorur ujin, ne jemi duke përdorur bojë!”

4.

Para nëntëdhjetës gjatë shërbimit ushtarak të detyrueshëm një familje kishte bërë të gjitha mundësitë që ta privonte djalin e saj të vetëm nga shërbimi ushtarak. Për këtë prindërit e kishin rregulluar që të dilte para komisionit mjeko-ligjor të Degës Ushtarake dhe...

Doktori ushtarak, duke shqyrtuar rekrutin: “Keni ndonjë defekt fizik?”

Rekruti: “Po, doktor, nuk ka...m guxim.”

5.

“Ai ka hequr dorë nga pirja e duhanit. Kjo tregon se ka një vullnet të fortë.”

“Po, gruaja e tij ka një "dorë" mjaft të fortë.”

6.

“Çfarë ndodh kur trupi i njeriut është gati duke u fundosur në ujë?”, pyeti pedagogu.

“Bie zilja e telefonit,” tha studenti.

7.

Një i ri shqiptar, i lindur nga prindër shqiptar në fakt jashtë vendit, i cili sapo ishte kthyer nga vizita në një qytet, u pyet nga prindërit e tij: “A pe ndonjë varfëri në zonat që vizitove?”

“Jo vetëm që unë e pashë atë,” u përgjigj ai, “por kam sjellë një pjesë të saj me mua, duke shkundur xhepat.”

8.

Duhanxhiu: “Unë sapo e mbusha çakmakun, dhe e ndjej ta shkrep, por ai më duket sikur nuk do të funksionojë.”

Gruaja: “Ndoshta fryma është e gatshme, por flaka i ka mbetur e dobët.”

9.

Shefi: “Unë mendoj se ti don të më shikosh të larguar nga kjo karrige, në mënyrë që të më zësh vendin tim?”

Punëtori: “Jo unë, jo shef, për kokën tënde. Unë e urrej qëndrimin në rradhë”.

10.

Shkallëzim dinamik

Një nevojtar ishte në kërkim për një banesë. Banesë për gruan dhe fëmijët e tij. Afrohet tek një agjensi shtëpish dhe u takua me pronarin.

“Po,” tha pronari, ne kemi banesa për ti dhënë me qira dhe filloi ti tregonte çmimet sipas kateve. Kati i parë 800 stërlina në javë, kati i dytë 900 stërlina në javë, kati i tretë 1100 stërlina në javë.

“Më falni, ju lutem. Na vjen keq që të ju lodhim duke hypur shkallëve dinamike, a nuk keni ndonjë bosh nën katin e parë?”

11.

Gjatë kohës së Luftës

Dy nga djemtë në një konvikt shkolle ishin duke diskutuar me zë të ulët lajmet e fundit nga ditët e luftës.

“Unë kam dëgjuar se Të Kuqtë,” tha i Pari, “i kanë sprapsur të Zinjtë mbrapa njëqind kilometra në disa vende.”

“Shumë mirë për ta,” ndërhyn i Dyti. “Pse nuk bëjnë që lopët Laramane të ecin mbrapa!”

12.

LAMTUMIRË

“Ngreje më lart mjekrën, o njeri! Merr vesh?”  iu hakërrua një Komandant toge një shokut tim zborist nga Përmeti, në kohën e zboreve. “Lart, akoma më lart, tani! Më lartë - më lartë - më  lartë, se kjo është e drejtë e rregullores ushtarake”.

“A duhet ta mbaj mjekrën time lart dhe të shoh atje?” tha shoku im zborist.

“Sigurisht që duhet ta mbani dhe këtë duhet ta bëni!” i tha komandanti.

“ Mirë fare, shoku komandant!” i tha zboristi. “Jam i kënaqur që s’do të të shohë më surratin.”

13.

Kapteri shtashkurtër dhe ushtari shtatgjatë

Gjatë kohës së shkollës së mesme bëmë stërvitjen një mujore ushtarake në një repart ushtarak në hyrje të Peqinit. Atje vura re se njeriu më i shkurtër i repartit ishte një kapter nga fshatrat përreth dhe më i gjati ishte një ushtar nga veriu. Një ditë ushtari mjaft shtatlartë u kthye në repart i shoqëruar nga forcat e garnizonit që e kishin gjetur të dehur në një klub të qytetit. Ushtari shtatlartë kontaktin e parë e kishte me kapterin, të cilit ia dorëzoi garnizoni ushtarin rebel. Ushtari sa u qas para kapterit, u rrëzua në gjunjë duke u mbajtur me duart e tij dhe duke e parë drejt e në sy kapterin shtatshkurtër.

“Mirëdita, shoku Kapter,” i tha ai.

“Unë ju kisha parë shpesh ju, por kurrë nuk kisha dëgjuar asnjë fjalë prej jush.”

 “Edhe thua mirëdita?!, iu hakërrua kapteri, duke ia tundur çelësat e dhomës së izolimit.

“Edhe në kisha dëgjuar shpesh për ju, por kurrë nuk ju kisha parë ju.”

14.

Polici dhe zonja e bukur

Një, zonjë shumë e bukur u ndalua nga një polic i kontrollit rrugor, ndërsa ajo ngiste makinën e saj në kundravajtje ligjore. Ai i tha të bënte më tutje, dhe të ndalonte në cep të rrugës.

“A mund të ndalojë në fund të rrugës, zoti polic?”, i tha zonja e bukur.

“Zoti ju bekoftë, zonjë, unë vij pas jush kilometra larg”, ia ktheu polici.

“Atëherë faleminderit shumë! Po ju pres në Shkup.”

15.

Koka si simite

Baxhanakun tim e kam berber në Elbasan. Një ditë, gjatë vizitave të mia, erdhi një klient, që e kishte kokën thuajse pa snjë qime.

“Do qethem zotëri, a ka shumë para meje?”

“Do qethesh?”, ia ktheu baxhanaku im, berber.

“Pse ka ndonjë problem, unë paret do të jap.” Ia ktheu klienti.

“Ore, mirë si të duash, po ti nuk ke asnjë qime në kokë, apo...”

“Ore do pare ti apo...”

“Po ke të drejtë, ke të drejtë!”, ia ktheu baxhanuku im berber. “Po unë nuk jam dyqani i paketimeve. Nëse do të paketosh kokën si bugaçe, nja dhjetë dyqane më lart, për nga shatërvani. Hajt lale...”

“Ë, pra se nuk jam gabuar. Unë dua që koka ime të bëhet si një simite dhe të ketë të lidhur një fjongo rozë!”

“Aha e kuptova, e kuptova. Po kësaj pune nuk ia di dyqanin, por e di që është andej nga Shkumbini!”

16.

Ndodh edhe kështu

Një grup emigrantësh të sapoardhur nga Rumania u gjetën të ulur në një rresht në platformën e stacionit hekurudhor të Croydon-it fill pasi treni i fundit i ditës kishte lënë stacionin. Një nga punonjësit e sigurisë u afrohet me përkujdesje dhe duke u kërkuar arsyen, se përse qëndronin akoma aty:

Një nga burrat u përgjigj: “Ore, mik, ne jemi duke pritur derisa biletat të jenë më të lira”.

17.

Harku

Komshinjtë pasi duhet të shkonin në një rast familjar, ishin të detyruar ta linin fëmijën e tyre katër vjeçar tek çifti i sapomartuar me të cilët shkonin shumë mirë. Kaloi një kohë dhe fëmija po mërzitej. Çifti i qëndronte në këmbë.

“Nuk do të më pikturosh diçka për mua?”, i tha zonjës së re, fëmija.

“Unë nuk jam shumë artiste ... as edhe ndonjë zonjë e një artisti, tha zonja. “Çfarë duhet të pikturoj?”

“Vizatoni një hark të gjatë”.

“Një hark të gjatë? Çfarë do të thotë kjo?”

“Unë nuk e di, por babi thotë se ju mund të bëni harkun mjaft bukur.”

18.

Parapërgatitje për shkollë

Nëna: “Ka dy mollë në këtë bufe, Berti, dhe tani ti thua se ka vetëm një. Si është e mundur kjo?”

Berti (Uau, pasi nuk sheh asnjë mënyrë për të shpëtuar).

 “E pra, mami, ishte aq errët që këtu, sa që unë nuk i pashë të tjerat.”

19.

Tunxh

“Ti e ke babanë tunxh”, më tha ai o ba, jam shumë i mërzitur.

Babai: “Bir mos u mërzit, se tunxhi është një kompozitë e bakrit dhe zinkut dhe unë si kimist nuk e shoh të arsyeshme të mërzitesh.”

Djali shkon tek shokët dhe mburret: “Eh, e shihni që ia kalla atij. Ai më tha se e ke babain tunxh, por tunxhi është sikurse ia shpjegoi i ati”.

Një i moshuar që kalonte aty afër, ktheu kokën dhe me ngadalë i foli: “Po, ore bir, po. Thuaji babait se është vërtet kompozitë, por tunxh është i përbërë edhe nga pjesë të barabarta të faqes së zezë dhe paturpësisë.”

20.

Ese e shkurtër mbi njeriun

Në dhjetë, një fëmijë; në njëzetë, egërsirë;

në tridhjetë mjeshtër, nuk i vjen më ky rast;

në dyzetë, i urtë; në pesëdhjetë, i pasur;

në gjashtëdhjetë i mirë, kurrë është me fat.

Kush është njeriu më i shkurtër i përmendur në Bibël?

Ju thoni Bildadi, Shuhiti.

Oh, jo. Ai është Iliri. Pse?

Sepse kishte thënë në një rast,

“Unë s’kam as argjend as ar, as...”...

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1