Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | PROZE | Njëzetë ndaleska të vogla..., aspak për të qeshur

Njëzetë ndaleska të vogla..., aspak për të qeshur

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

Njëzetë ndaleska të vogla..., aspak për të qeshur

Fatmir Terziu

1.

Një njeri i varfër ishte shumë i lodhur nga një fushatë e gjatë për politikanët, (aman më besoni jo si tanët), pikërisht kur ai ishte duke u ulur në karrigen e vetme në sallë, drejtuesi i seksionit të Partisë lokale, një njeri i shkurtër i tha:

“Dhe tani, vëllezërit e mi të dashur, kur të na vijë i Madhi, ku do ta ulim atë?”

“Ju nuk mund ta ulni një të madh këtu, u përgjigj njeriu i varfër. Ai mund të bjerë nga karrigja, por e meriton fronin tim me gjithë zemër!”.

2.

“E lashë duhanin!- miku im!”

“Po pse more mik, tani që u bëre burrë?”

“Eh, miku im, e lashë, se m’u bë qen...”

“Epo, mirë more or mik, mirë bëre, dy syresh nuk bëjnë bashkë”

3.

“Çfarë thoni bën Zotëria?”

“Ah, ai është i zënë me biznesin e të gjithëve.”

“Shet ndonjë gjë?”

“Po me shumicë, eh dhe vetëm sh...”

“Si, nuk ju kuptoj?”

“Po, pra thjesht. Përveçse kur bëhet fjalë për një grimë të skandalit.”

“Atëherë?”

“Ai e shet atë dhe e blen një të ri fringo.”

4.

- Thonë se, ju e dini, pse populli mund të jetë vrarë nga mirësia juaj, zotëri.

-Ah, është kjo ndoshta, pse ju jeni kaq të vëmendshëm për nënën e gruas suaj?

5.

“Si jeni dhe si ia kaloni miku im?” E pyeti një, tepelenas për shëndetin e tij, një të njohurin e tij kavajas, në kulturën e vet.

“Eh, e shtyjmë, kollitemi në këtë kohë të dobët. Faleminderit!” Iu përgjigj kavajsi.

“Jo, i dashur miku im, tha tepelenasi, mos më falendero mua për sëmundjen tuaj, unë nuk mund ta ndihmojë atë.”

6.

Një çift vetëm pas një muaji martese kërkoi divorcin. Shkaku ishte, se burri nuk i kishte dhënë asnjë dhuratë në ditën e celebrimit. Por...

Gjykatësi: “I keni dhënë ndonjë dhuratë të vlefshme në ditën e celebrimit?”

Burri:  “Po, një - një mbiemër të ri.”

Gruaja: “Ah, pikërisht e kisha harruar!”

7.

Gruaja: “E di ti burri im i dashur, se është privilegj i një gruaje për të ndryshuar mendjen e saj.”

Burri: “Unë e di zemra ime, e di; por kur një burrë ndryshon nga Ai, gruaja ka për ti paguar dëmet e mendjes.”

8.

Profesoresha: “Çfarë gjinore është Toka?”

Studenti: “Femërore, profesoreshë.”

Profesoresha: “Pa, kuptim! Nonsense! Çfarë ju bën të mendoni kështu?”

Studenti: “E pra, askush nuk e di moshën e saj të vërtetë.”

9.

Profesoresha: “Të dashur studentë më thoni ndonjë gjë që quhet transparente, që mund të shihet përmes. Çfarë mund të jepni si një shembull, ju si studiues të së ardhmes?

Studenti: “Një palë shkallë mësuese në dritaren e komshijes”.

10

“Çfarë më kërkon më shumë kjo grua?" pyeti burri gjykatësen. " Ja shikojeni atë dosje, a nuk është bota në këmbët e saj tani?"

"Natyrisht ajo është," u përgjigj gjykatësja. "Ju nuk prisni që ajo të ecë me duar, apo jo?"

11.

Një çift:

Ajo: Mirë pra, i dashur, si të duket fustani im për kohën e darkës?

Ai: “Është shumë i përshtatshëm”.

Ajo: “Çfarë do të thoni me këtë?”

Ai: “E pra, a nuk do të jeni pa të në darkë?”.

12.

"Më falni, po si e mësuat që Ai nuk e do më Stelën?"

"Sepse dëgjova ti tregonte të dashurës së tij një mbrëmje, kur ata po dilnin nga një restorant, se ai nuk do të fuste më alkool në gojë."

13.

Gruaja (duke u kthyer nga teatri): "Oh, ajo, ishte shumë..., një grua shumë e bukur. Ajo kishte një varëse të zbehtë mbi një platno mëndafshi të gjelbër, me banda të shtrenjta tantellash poshtë në pjesën e përparme, dhe diamante madhështore, që nuk i keni parë ndonjëherë, dhe kur ajo vdiq, në aktin e fundit, ajo u pështoll mbi katër herë, dhe çdo grua në sallë po qante. Unë kurrë nuk kam qenë kaq shumë e gëzuar në jetën time nga një aktore aq e madhe!"

Burri: “Grua, në cilën paradë mode ishe?”

14

Komshiu I:  “Çfarë të tha nëna jote, kur i the se isha shumë i sëmurë?”

Komshiu II: “Ah, ajo tha se mendonte se ju do të bëheni fare mirë, sepse të mirët në përgjithësi vdesin të rinj.”

15.

Ai: “Ndoshta ju nuk do të më besoni, por unë kurrë nuk qesh me një inferior”.

Ajo: “Natyrisht unë besoj, se për ju do të ishte e pamundur për ta bërë një gjë të tillë”.

16.

Mësuesi: “Tani, Bert, mendoj që ju këta dy mollë, do ti ndani me shokun tuaj. Natyrisht do ta lini të zgjedhë kokrrën më të madhe, a nuk do të bënte dhe ai kështu me ju?”

Berti: “Jo.”

Mësuesi: “Pse?”

Berti: “Sepse nuk do të ishte e nevojshme”.

17

Një grua kishte nxjerrë fëmijën e saj dy vjeçar, në park. Aty afër kishte akullore. Fëmija, si fëmijë, nisi të qante për një akullore. Nëna, jo se nuk ia blinte, por kishte frikë se mos ftohej dhe i zgjati një kaush pa akullore, duke i thënë me duart e hapura: “Ash”, që nënkuptonte s’kishte. E përsëriti disa herë këtë fjalë, “Ash”; “Ash” në sytë e fëmijës dhe fëmija pushoi. Por, vetëm pas dy minutash ajo u rrethua nga mikrobuzi i policisë.

Polici i shërbimit: “Zonjë! Kemi urdhër të ju kontrollojmë karrocën për hashash!”

Gruaja: “Më falni, por keni ngatërruar kekun me byrekun...”

18.

Ai: “Zonja P. kam dëgjuar të thonë se një puthje pa mustaqe është si një vezë pa kripë. A është kjo kështu?”

Zonja P.: “Me të vërtetë, unë nuk e di. Unë nuk kam provuar kurrë në të gjithë jetën time.”

Ai: Keni rastin tani, tani, mund ta provoni, Zonja P.”

Zonja P.: “Epo, kurrë mos e hani një vezë pa kripë.”

19.

Një piktor me shumë pushtet ishte duke shitur një nga pikturat e tij në Hong Kong. Dhe menjëherë një piktor pa pushtet, pa fare të atillë, iu afrua dhe e pyeti për tërë atë mjeshtëri që ai kishte treguar.

Piktori pa pushtet (natyrisht nga Hong Kongu): “Ku duhet të përqëndrohemi kur jemi para këtyre pikturave?”

Piktori me shumë pushtet: “Nuk ju kuptova? A mund të ma përsërisni pyetjen?”

Piktori pa pushtet: “Ah, e kuptova faleminderit.”

20.

Ajo: “A besoni në teorinë se paska lidhje me përhapjen e sëmundjes duke u puthur?”

Ai: “E pra, ata thonë se ka diçka në të.”

Ajo: “A ju ka gjetur ndonjëherë ndonjë gjë duke puthur një vajzë?”

Ai: “Po, një herë kur më pa babai i saj me atë.”

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1