Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PROBLEME | Zot na ruaj nga sahati i lig, nga njeriu i keq e nga plehrat qe shume jane ngjallur kohet e fundit!

Zot na ruaj nga sahati i lig, nga njeriu i keq e nga plehrat qe shume jane ngjallur kohet e fundit!

image Ismail Cala

Zot na ruaj nga sahati i lig, nga njeriu i keq e nga plehrat qe shume jane ngjallur kohet e fundit!

Dje ishte e diele dhe vendosem te dalim per qef e nderkohe mqs dy nga shoket tane dine te gjuajne peshk me rrjete , thame edhe dalim edhe hame noj peshk te fresket.
Arritem shpejt te vendi ku do gjuanin çunat e pasi ata zbriten poshte per te gjuajtur, ne tre te tjeret parkuam makinen ne nje hije anes rruges.
Bente vape e ksisoj nuk dolem nga makina, hapem dyert e saj dhe po bisedonim rreth librit biografik te doktor Kalos.
Nderkohe miku im para meje kujtoi ne bisede Bedri Spahiun, ish prokuror i qeverise komuniste deri nga mesi i viteteve 50, duke thene se ky te pakten kerkoi falje popullit shqiptar per krimet e panumurta te komunisteve.
E keshtu duke biseduar, tek dera e shoferit dikushi na pershendeti.
Ishte nje zoteri mbi te 60 , por i mbajtur e i pashem.
Na pyeti me nje dialekt jugor e une shpejt e pa te keq i thashe se ju nuk jeni nga zona jone.
-Jam nga Tepelena, por kam jetuar ketu, tha.
-Duhet te kesh qene oficer, i tha shoku im .
-Po...tha.
-Artiljer, apo xhenjo, e pyeta une.
-Jo, tha dhe mbeshteti duart mbi deren e makines.
Do ta them, tha, por kam frike se do te me shani!
-Mos e thuaj ateher, i thash une, duke pare qe robi po i kalonte caqet e nje te panjohuri ne rruge.
-Jo..do ta them, kembnguli njeriu sikur po na jepte ndonje sihariq! Kam qene oficer i sigurimit te shtetit dhe e kam per nder qe kam sherbyer ne ate arme!
U duk sikur mu err dynjaja, u ktheva per nga ai e i thash ende permbajteshem.
-Krenar..po perse je krenar.
Vazhdova duke u munduar te mos humb gjykimin...
- Po kur pushkatuan Genc Leken dhe Vilson Blloshmin...ishe krenar?  
- Kam qene me sherbim diku tjeter, tha pa ju dredhur qerpiku fare. Beja detyren e merrja rrogen.
Nuk di nese dikush eshte gjendur ne nje situate te tille, pas 30 vjetesh gjoja demokraci, tre kater dite perpara kujtuam 42 vjetorin e vrasjes se dy djemve nga Berzeshta...e ky monster ne dere te makines e pa frike..e pa turp..na bente karshilluk e na tregonte se e paska akoma per nder edhe sot qe na vrane, na internuan, na degjeneruan si popull, qe na moren jeten aq sa dhe sot nuk e marrim veten akoma!
Se ky thjesht kishte bere detyren!
Nderkohe e ndjeja se me kishte ikur gjithcka, qetsia..vetja ime diku kishte rene..ne gropat e rrugeve te internimit, ne rruget plot pluhur e balte per Spaç e Burrel, ne varret e gjysherve..ne vitet e rinise qe kurre nuk kthehen me. Me dolen para syve te gjithe...operativi, sigurimsi, brigadieri, sekretari e kryetari, komisari e shefi operativ, spiuni e drejtori i shkolles...e deri te shitesja e bukes se grurit qe nuk me jepte buke.
Ok..sot e kam te qarte se ç'ndodhi, sepse dje nuk arrija dot te qartesoja ekranin e te rendisja ngjarjen.
I kam bertitur me nje ze qe sikur nuk ishte imi.
- Ik nga aty or plehre, or qen bir qeni, qe mire frik nuk paske, po turp a ke o monster, o kopil ....e nuk di tjeter se ç'nxorra nga thellesia e tmerreve qe ky monster e te tjere bisha si ky i bene ketij vendi.
Pasi pashe qe akoma nuk ikte e donte te na mbushte mendjen se sigurimi i shtetit ishte engjell, dola nga makina dhe nuk di nga e gjeta ate force, pasi e kam hedhur si bajge disa metra tutje.
Shyqyr zotit qe miku im kishte dale nderkohe nga makina e ma heq nga duart, sepse nje zot e di se ç' mund ti kisha bere atij funderrine, qe me thene te drejten ato caste nuk me dukej njeri.
U ngrit plehra e nen bresherine e llumit qe une nxirrja nga shpirti im, iku me vrap..i llahtarisur..i trembur per vdekje, por edhe i habitur per çka e gjeti.
Sic duket e bente kete gje vend e pa vend.
U zgjata...por besoj se te gjithe me kuptoni, se te gjithe e merrni vesh se perse jane ngjallur vemje te tilla, se perse nuk kan frike e turp ta pranojne se kane vrare ne kufi, se kane torturuar ne biruca, se kane perdhunuar arave...se i kane bere ketij populli ate qe s'thuhet...e qe per te gjitha keto jane edhe krenare dhe e kane akoma per nder qe i kane bere te gjitha keto.

I falem nderit Mikut tim qe me hoqi nga dora nje kriminel...sepse sot mund ta shihja diellin me pak!

Comments (1 posted):

on 23/07/2019 22:15:04
avatar
turp te kesh. ti je nje agresor ne paqe. ai ishte nje agresor ne komunizem
te dy jeni n jelloj. vetem koha ka ndryshuar

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1