Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PROBLEME | Aty ku lulëzon burka, vritet e ardhmja

Aty ku lulëzon burka, vritet e ardhmja

image Hazir MEHMETI, Vjenë

Hazir MEHMETI, Vjenë

 Aty ku lulëzon burka, vritet e ardhmja  

Anarkia është më e keqe se sa tirania”  (Nga: Leksikoni i analizave filozofike)  

Gëzimi i lirisë ishte një eufori e arsyeshme e bazuar në vuajtjet shekullore të kombit. Asnjëherë lufta për liri nuk pushoi, ani pse kombi u tkurr në përmasa drastike në të gjitha anët gjeografikë të tij. Armiku ishte i egër dhe barabar duke përdorur të gjitha format e mundshme të terrorit fizik e psikik mbi popullatën shqiptare. Secili armik e kishte të parën “Përçaj e sundo” përmes propagandës në format më perfide të mundshme për ta gjunjëzua dhe çrrënjosur qenien shqiptare në trevat etnike ku ata jetojnë si populli më i lashtë i Gadishullit Ilirik. Propaganda më e fuqishme në dobi të armikut bazohej në ndalimin e mësimit dhe edukimit shqip duke filluar shekujve nën sundimin e Perandorisë Osmane, duke vazhduar në pushtetet pushtuese greke e serbe  në Çamëri, Kosovë, Iliridë, Tivar, Sanxhak, Preshevë etj. 

            Në lojën e tyre të ndytë pushtuesit ditën ta shfrytëzojnë religjionet në kryerje shërbimi ndaj tyre për ta shkatërruar qenien shqiptare. Pushtimi turk lejonte mejtepe për mësim fetare në gjuhën arabe e turke edhe pse asnjë vijues nuk e dinte turqishten e as arabishten. Mësuesi (hoxha) i kishte duart e lira të vepronte me egërsi e brutalitet çfarë vetëm ai dinte.  Në Çamëri e pjesët tjera të viseve shqiptare të pushtuara nga Greqia, kisha ortodokse greke mbillte farën e urrejtjes deri në gjenocid ndaj gjuhës dhe kombit shqiptar. Kjo hasmëri ishte e shprehur sidomos tek ata klerik shqiptar që kërkonin  mësimin dhe predikimi në gjuhën shqipe, kërkonin dhe hartonin abetare në gjuhën shqipe. Shumica e tyre e pësuan keq duke i mbytur në format më brutale. E ditur kjo, nga historia e terrorizimit të mësuesve e intelektualëve nga secili që ka ndjenja kombëtare dhe ka mësuar nga Rilindësit tanë të mëdhenj.

     Kleri e dogma  

            Si duket klerizmi dhe klerikët ndërrojnë pushtet por jo edhe zanatin e tyre. Kjo u pa e po shihet, mjerisht, edhe në ditët tona. Në të gjitha viset shqiptare pas thyerjeve të mëdha sistemesh u bë garë si asnjëherë për ndërtimin e objekteve të kultit në shtrirjen e dogmës bashkë me frikësimin e njerëzve edhe atje ku asnjëherë nuk kishin arritur shekujve. Derisa në Shqipëri gara bazohej në sloganin  e “ndalimit komunist të fesë”, në Kosovën pa pushtet, vrapuan dhjetëra rryma sektesh fetare të gatshme për ndërtimin e objekteve të kultit rrymash nga më ekstremet në emër të lirisë së re nga pushtuesi serb.  Këto agjentura i kishin të përgatitur klerikët që  t’i instalojnë aty ku duhet për ta vrarë shpirtin e njeriut të thjeshtë shqiptar të vuajtur. Tani i duhej edhe frika  nga zoti, e gjithë kjo  në shërbim të shërbimeve sekrete serbe, greke, ruse, turke dhe agjenturave sektare të drejtuara nga ISS me frymëzimet e krye katilit i quajtur Egërsira e Shekullit.  Aty erdhën pa kontrolle e drojë: Tërnavtë, Ramiqtë, Krasniqtë, Daqiqtë e Vuqiqtë me kryebabain e tyre Vaso Çibrilloviqin. Këto surrate  surigane nuk lanë rrugë pa përdorur së vepruari kundër shqiptarëve që tani ishin liruar nga robëria të mbështetur nga  bota demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova e sapo dalë nga lufta e kapur nga klanet e caktuara në emër të meritokracisë nuk kishin dije e as përvojë në përballje me rrymat e financuara nga shërbimet sekrete të huaja  dhe dredhive të ndërkombëtarëve si përgjegjës të parë në sigurinë e vendit të shkatërruar. Nga këto  agjentura të majme me të holla u hapen kurse të shumta fetare shpesh nën maskën e mësimit të gjuhëve të huaja.  Klerikët organizojnë mësime fetare e “aktivitet kulturore” me fëmijë të mitur, vajza të mitura, të varfra e jetime nga pasojat e luftës  duke i paguar për vënieje ferexhe të cilën e kishte hedhur gjyshja ime para një shekulli.  Shumë nga ato u keqpërdorën dhe asnjë dënim për ta. Këto shërbime nën maskën e fesë dhe fuqisë së dollarit bënë miq të shumtë nga radhët e “komandantëve” e “gjeneralëve” me të cilët bashkëvepruan në ndërtimin e xhamive dhe vendosjen e “mësuesve” me qëllim lulëzimin e rrymave ekstremiste fetare në të gjitha viset e vendit. Ndërtuan rreth 800 xhamia me burime financiare nga rrymat sektare fashiste islamike. 

Frytet 

        Ideologjia dogmatike fashiste islame e kultivuar brenda këtyre rretheve dhe objekteve kulti filloi të jep fytet e para. 
        - Për ta ruajtur pushtetin grupet klanore partiake lidhin koalicion me grupin ekstremist fetar i cili bëhet edhe pjesë e qeverisë. 
        - Ky grup fyen çdo gjë kombëtare, fyen Shën Terezen, fyen Krye heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, fyen çdo shqiptar  kudo që ndodhet mu në parlamentin e Kosovës. Nën maskën e  imuniteti të deputeti  këta suriganë kurrë nuk patën punë me prokurorë shteti. 

-Nga Kosova në Siri bëhen pjesë e ISS qindra të rinj nga të gjitha viset shqiptare, vetëm nga Drenica diku  50  ISS të armatosur në Siri, kur dihet se ky rajon ishte i varfër por jo në shërbim të sekteve e shërbimeve të huaja armiqësore.

-Mësueses (hoxhonicë) me burkë i dorëzohen fëmijët nga prindërit e pa përgjegjshëm e të mashtruar. Çfarë prindërish janë ata!!  Në Turqi në shkollat publike nuk lejohet asnjë rit fetar as veshje religjioze, as shamia. Kam vizituar me grupin e mësuesve austriak disa shkolla në Stamboll e rrethinë. Lexojeni çka thotë Ataturku për shkollën, fenë dhe kombin. 

Shihet

Sot në Kosovë paguhen me mijëra klerik për shërbimet e tyre antikombëtare për të cilët nuk dihet origjina e shkollës së kryer dhe nuk kërkohet asnjë kriter i njohurive të tyre mbi historinë dhe gjuhën shqipe. Shumica e tyre nuk dinë të shkruajnë e flasin shqip.  

Në shërbim të tyre disa  pseudo intelektual, mësues, avokat, mjek të cilët shkojnë me ibrik abdesi në punë publike i paguar nga djersa e qytetarit. 

( Në radhë për pagim tatimi për shtëpi pritej, dëgjojmë: Tani vjen vëllezër, ka shkuar ta falë drekën. Dhe ne heshtëm, ku të ankohesh!!! E tmerrshme! Ose, specialisti me mustaqe (bile edhe drejtor), shkon të falet kur plaka 80 vjeçare pret tri orë para dere, e tani duhet të pres derisa të falet “specialist” në kohën e paguar nga shteti....) Këto sekuenca janë personale të autorit për një kohë të shkurtër në pushime ). Kush do të jeton në vendin ku askush nuk jep llogari askujt! A ka perspektivë ai vend!! 

Shërbimet sekrete nuk flenë, as langonjtë e tyre. Ata mbjellin farën e urrejtjes ndaj vlerave të figurave madhore kombëtare. Dhe, nuk është e rastësishme as shembja e statujave dhe lapidarëve të heroit Idriz Seferi në Malet e Zeza, patriotit  Zejnullah Halili në Kokaj, shkrimtarit dhe heroit Shtjefën Gjeqovit në Zllakuqan, aty ku festohet 120 vjetori i shkollës shqipe...   Nuk është e rastësishme as njollosja e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto veprime ushqehen nga mosveprimi i ligjit në Kosovë ku asgjë nuk është e mbrojtur, as vet figurat që janë simbol i identitet tonë kombëtar në botë, as vet jeta jonë.  
Anarkia ekziston atëherë kur nuk ka parlament, legjislativ apo ligje. Është më e keqe se sa tirania”(Nga: Leksikoni i analizave filozofike)  

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1