Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PROBLEME | U mbars mali, polli nje mi!!!...

U mbars mali, polli nje mi!!!...

image Tahsin Xh. Demiraj

Tahsin Xh. Demiraj


            Thame qe do te behet njera, thame qe do te behej qameti. U thane e ç’nuk u thane. Ja ku erdhi e kaloi edhe 30 qershori.  Ato qe u thane, u bene te gjitha dhe nuk u be asnjera. Votimet u bene. Zgjedhje nuk u bene. E gjithe zhurma rreth votimeve dhe zgjedhjeve u be dhe nuk u zgjidh asgje. Ra shiu e piu dheu. U mbars mali polli nje mi. Ku vajte asgjekundi, çfare solle asgjesendi.

            Çdo gje mbeti ne dore te presidentit te Republikes.

30 qershori, Zgjedhjet, Nga fitorja ne fitorje...Shtetet e Bashkuara, EU, OSBE dhe ODHIER, pasi e bene punen e tyre, e mbyllen kete mision me nga nje raport te ftohte dhe iken. E thane shume qarte. Te filloje puna ashtu siç dolen votimet, ato votime qe u bene, (Megjithse ato u zhvilluan jasht interesit te Shqiptareve) dhe ankesat i çoni ne Gjykaten Kushtetuese (Qe nuk eshte, nuk ekziston). Mesazh i qarte per mjerimin tone qe na ka pllakosur, kjo eshte pesha jone tek nderkombetaret, kjo eshte Europa here e te majteve dhe here e te djathteve. E majta thote se fituam neve, Rama tha se ky proçes ishte nje proçes tejet i veshtire. Me kete qe ndodhi, e djathta, nuk do ti marre me ato bashki qe i humbi- se nuk besoj se kjo e majte tejet e kualifikuar, ti lere ato pa benefice, se  çfare do te behet me bashkite qe ishin te majta, nuk e dime se si do te veprohet, a do te mbeten besnikerisht te majta, apo do te devijojne. Kjo mbetet se çfare do te jape Qeveria Rama per to, investimet qe paten nuk do ti kene me. (Ka mundesi te djathtet,  mos ti lene bashkite e djathte, pasi ata qene perkrahes te Dekretit te Presidentit- te mosnjohjes se zgjedhjeve, Kjo eshte nje tjeter çeshtje qe ne rast se do te ndodhe, don te thote se lufta vazhdon dhe nuk dime se çfare do te ndodhe.)

            Ata e shohin mire se paten fitore nga humbja e te djathtes, megjithse ne mes tyre, ata- te majtet- kane humbur shume edhe forca te majta.

            Mund ta kemi degjuar shpesh kete sentence por eshte e thene pikerisht per 30 qershorin 2019.Me te vertete u mbars mali polli nje mi……..

Te gjitha  bashkite te majta si ne kohen e votimeve njepartiake si ne monizem .“Nuk ka burre nene qe ta sjelle diktaturen”  tha Gramoz Ruçi. Me thuaj zoti Kryetar i Kuvendit per çfare diktature e keni fjalen, per diktature fashiste, Naziste, Komuniste, diktature ushtarake, Frankiste, diktature te koloneleve, diktaturen e Pinoçetit apo te Pol Potit. Diktatura eshte e njeemeruar por e shumeportreteshme. Mund te linde ne çdo kohe ashtu si ç’ mund edhe te perendoje ne çdo kohe. Ne diktature dikton vetem njeri, ne diktature injorohet media dhe te gjitha mjetet e komunikimit. Ketu tek neve eshte injoruar e gjithe opozita por edhe parlamenti- i njezeshem si ne monizem, eshte injoruar edhe Prdesidenti i vendit. Ne diktature ka tubime te urdheruara me klithma histerike, shume te rregullta ”Ooooo,  Ooooo, Ooooo....” me skenografi te studiuar mire, si ato tubime te PS qe i kemi pare disa here e veçanerisht ne Vlore, ne Vloren e Pavaresise. Rama e mori timonin por pa frena, dhe timoni pa frena, shkon ne humbetire.

Tanime do te kete investime edhe per ishbashkite e djathta qe i moren te majtet, do te kete qe edhe ato te behen si bashkite e Fierit dhe te Tepelenes se Termet Peçit, do te kete edhe per bashkine e Shkodres qe nuk i jipej ajo qe i takonte pasi qe e djathte- rreaksionare- katolike, pasi drejtohej nga e “padeshirueshmja” Voltana Ademi.

Shqiperia votoi me 20% per Socialistet. Socialistet i kane te gjitha pushtetet. Shqiperia qenka e majte ekstreme. Neve kot qenkemi ankuar nga e majta e mallkuar qe na katandisi ne ”Keta qe jemi”. Neve e dashkemi te majten??? E djathta qe lindi pas asaje mjegullnaje 45 vjeçare çuditerisht u disgregua, u shperbe. Jane infiltrimet e tyre qe ne ditet e para te krijimit e vazhdimisht, ne Partine Demokratike si infiltrimet e komisareve politike ne çetat nacionaliste, ndryshe nuk ka si shpjegohet qe PD e endrrave te medha te kaloje ne inekzistente, eshte perçarja e madhe e Partise MEME, jane tezat e mbrapshta te Ramiz Alise edhe ne disgregimin e Partise se shpresave. Eshte fillozofi e njojtur e ideollogeve te mbrapshte te Partise se mekateve te medha.

Kryeministri i vendit i ka hyre politikes, i ardhur nga nje femijeri- e kaluar- me shume defiçite, te cilat i kane rilindur si nje nevoje per ti ushtruar mbi vendin dhe popullin fatkeq, keshtu marrin kompensimin, teket, veset, huqet...

Kryeministri me nje fjalor te veçante neper mitingjet e urdheruara, per kusi e tepsi, per tenxhere e kazan, per filxhana e me falle, me ne fund e mori timonin pa asnje pengese. Por, me thoni ju lutem: A e ben gjumin te qete Kryeministri dhe ata 20% qe e votuan? A fle i qete? Apo te dale ku te dale,”Me te mire se une, nuk e gjejne nje tjeter”.” Kur te mos jem do te me kujtojne”-Kane me u pendue/ Por ather do t’jete shume vone/ Dhe tuj lotue, do t’bjer nder mend dashnija jone…-

Ai dhe Taulant Balla qe i mban ison flasin mbi Presidentin, e injorojne, e ofendojne dhe bejne pa te, ashtu siç bejne edhe pa opoziten, kur ata, te tere socialistet- neokomunistet perbejne vetem nje 15- 17% te ketije populli fatkeq, ata gangsterrat e Aeturo Ui-se qe BILD i nxjerr lakueiq ashtu siç i ka bere nena, kane grabitur, bejne shantazhe e kercenojne edhe per buken e gojes njerez te ndersherm- hallexhinj, ata qe nuk heqiin dore nga detashmentet vrasese- kercenuese te trasheguara nga Partia MEME qe kane shkruar faqe te zeza ne malesine e veriut-  ne Mirdite, organizojne “fushata zgje- vje- dhore” me terrorizime te gjithefareshme dhe marrin fatet e ketije vendi dhe ia dorezojne ne dore uzurpatorit dhe  kryegangsterit Edi Rama...Edi Rama si actor cirku del here me atlete, here me çitjane, here me shallvare e here me atlete e kostum. Dhe e ka si merite kete e mburret se qe i pari qe e solli kete mode ne Shqiperi, kur Shqiperia nuk ia pranon kete karagjozllek. 

Ne manifestimet e studenteve sikur u trondit, pooor, perseri e mori veten. I thane nga amerika se eshte ne rregull, ai e vazhdoi me me terbim ate 30 qershorin e fitorjeve dhe e mbylli me sukses te plote, te padiskutueshem. Tani ka ne dore gjithe Shqiperine, megjithse rreth 80% e kontestojne. Jemi ne nje situate kaotike. Gjykate Kushtetuese nuk ka. Kur te behet, ankojuni atje- rekomandon amerika. Kur te behet “Oggi, poi, mai...”thone italianet. Prit gomar te mbije bar!...

Se çfare mendojn e Nderkombetaret, eshte per te mos u marre ne konsiderate kur vete SHBA i njeh zgjedhjet”SOCIALISTE” dhe na jep OK per tu ankuar ne Gjykaten e ardheshme kushtetuese.

Kushtetuta jane bere brenda tranzicionit  (qe nuk ka te mbaruar)...edhe sa te tjera do te behen? A ka nje tjeter shtet te tille neper bote?

Manifestime alla kinezçe me shume flamuj kombetare e me klithme alla xhungle.

Shqiperia e ngarkuar me borxhe. Miliarda euro, kur pune nuk ka. Mijra e mijra ikesa jashte vendit, qindra e qindra kthehen te perzene azilkerkuesa. Mbajme nje shifer rrekord ne bote. Pushime nga puna e kryebashkiakeve te pabindur (te padeshiruar), shkarkime dhe emerime nga Kryeministri. 

Nje nate  perpara votimeve Edi Rama shume kembengules, u vu me shpatulla pas murit nga analistet ne Real Stori te Sokol Balles, u be qesharak por nuk luajti nga vendi, qendroi i forte ne te tijen.”Te gjithe jane budallenj qe nuk e kuptojne. Ai eshte shume i mençur, me i mençuri. Ate e kuptojne vetem Taulanti dhe Eliza Spiropali.”

Petrit Rakipi me Fatos Lubonjen, me Andi Bushatin, me Ilir Demaliajn nga NY. analizojne e i thone te gjitha si jane bere, si po behen e si duhet te behen, i analizojne bukur por kush i degjon?

            I gjithe parlamenti pa opozite, si ne kohen e merhumit.

Nje ender e madhe e Edi Rames, femijenore, per ti mundur te gjithe, te gjithe, te gjithe, nje lloje si koreani i veriut.Te dy te rende! Ai shume i trashe, ky shume i larte, me kilograme ne peshe, jane nje lloj.

Vertete, vertete, Rama e mori timonin por pa frena, dhe timoni pa frena, gremiset shkon ne hesfel...

Jane mbi 105.000 votues per Tiranen dhe jo 170.000- thote PD.

21% votuan per mazhorancen. Shifra me te smadhuara jane fantsazi, deshire per te thene se jemi aq e jemi kaqe, jemi shumica...Shumica jane ata 80%, qe nuk votuan, i padukshmi, pjesa e nenujshme e ajsbergut qe te merr perpara. 

Mediat gjermane thane : Ne Shqiperi dalin me shume flete votimi se votues.

Shqiperia eshte bere lemsh nga kjo klase politike. Nuk mund te drejtohemi me nga Rama e Basha, e Kryemadhi e Taulant Balla e Eliza Spiropali.

Kryeministri akoma pa arritur mbyllja a votimeve, shume i emocionuar, na pershendeti”Ju dua fort, fare, shume”.Mirepo a shkon kjo fitore ne unison me çfare presim neve nga Keshilli europian. A eshte kjo nje arrijtje nga çfare jemi te kushtezuar nga detyrat qe duhen bere perpara se hapen negociatat?..Me duket se jo! Me duket se hyjme ne nje rruge pa krye.

30 qrershori qe nje leksion mbareshqiptar. Neve pame qartesisht shume gjera. Indiferentizmi per politiken e te majteve dhe te djathteve. Ne zgjedhje moren pjese nje e ireta apo e katerta e elektoratit te vendit prej 3 milione e gjysem me apo pa vullnet, me apo pa urdhera te majte e te djathte. Si asnjehere tjeter, shume flete votimi te pa vlefeshme, jo nga mosdija  por edhe shume prej tyre fyese per partine e vetme ne pushtet, e thane te qarte: Jemi te lodhur, na lini te jetojm,e ne kete toke, boll e braktisem dhe vazhdojne ta  braktisin kete truall, si askushh tjeter ne rajon dhe me tutje…

            Nje dite perpara, pas mbarimit te fushates se zgjedhjeve Edi Rama, me manifestimin e urdheruar- allakinezçe,  si i madhi Mao Duni kur kalonte me not lumin Jan Ce, na pershendeti nga deti, me grushtin perpjete. Nga deti i jugut, atje e ka zemren.

Zhurma pushoi. Nuk degjojme me Me 30 qershor do te votojme nga Edi Rama dhe Me 30 qershor nuk ka zgjedhje nga Lulezim Basha. Te shikojme çfare tjeter do t’ju pjelle mendja si njerit si tjetrit.

            U bene votimet dhe u numeruan mijra vota te pavlefeshme, U emeruan Kryetaret e bashkive pa permendur asnjeri program se çfare do te beje.Te shohim sr çfare do te behet.

            I degjuam edhe nje here kenget Lart me lart o shoke Flamujt e Kongreseve, Beteja te reja perpara na presin… Ne ara, fabrika e kantjere, Atdheu çdo dite lulezon, Ne njeren dore kazmen atdheun ndertojm/ ne tjetren dore pushken fitoret i mbrojm… Po t’ guxoj noiher armiku, doren le ta zgjati, ne me dhom e haj barotin,/ t’ gjithve na ke gati, cyrlert dhe sazet e enverit,  ne votimet e tyre me 99% pjesemarrje e 99% per Frontin Demokratik (Partine e Punes se Zullumeve te medha.)         

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1