Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | Ku ta kapësh e ku ta zësh

Ku ta kapësh e ku ta zësh

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

Ilir Levonja

 

Ku ta kapësh e ku ta zësh

     

            Në vendin tim e në vendi tënd

            E shpojnë lakrën e i hedhin mend

            Në vendin tim e në vendin tënd

            Ty të kruhet, tjetrit i dhëmb!

  

                                                  D. Agolli   

 

Edi Rama sot është figura më popullore e çmendurisë shqiptare. Eshtë udhëheqësi i revolucionit të 30 qershorit. Dhe deri sapo e adhurojnë si Enverin, e ka futur veten në një garë enveriale. Kësisoj veç këngës mirë se erdhe Enver djali, kemi dhe këngën mirë se erdhe Ed evlati. Dhe në gjithë këtë fushatë të çmendurish nuk dëgjon asgjë tjetër, por luftën e tij me armiqtë e popullit. Kjo ka domethënien se përshembull Përrenjasi, Tepelena, Memaliaj..., nuk ka nevojë për shërbime të tjera, sociale, janë plot mirëqenie, ndaj u kërkohet solidaritet në luftën e Ed evlatit me armiqtë e klasës. 

Dhe ta mendosh këtë nga rrugët e Përrenjasit, ato provinca ku 75% janë në emigrim. Shkurt nga vendi ku dergjen minierat dhe dështimi i qeverive ndër vite. Po me që përmendëm Memaliajn dhe që nuk bën diferencë me Përrenjasin, një nga djemtë e asaj pak javë më parë në një studio, u mek nga gulçet. I kishin bërë një pyetje se si është sot Memaliaj? Dhe ai nuk foli, u gufos, mblodhi supet dhe i rrodhën sytë. Eshtë si të thuash, ku ta kapësh, ku ta mbash! Ky ishte Agron Llakaj në top chanel emisioni Soiree, mars 2019. Mirëpo një tjetër gjiton po nga ato anë, ka kënaqësinë të ndaj me ne ca poezi erotike. Dhe mendon se Shqipërinë veç Edi Rama e bën dhe askush tjetër. Ky është Golik Jaupi, i grupit të Bënçës. Kështu mendonte edhe për Enverin dhe Tepelena e tij mori si dhuratë ca kampe të vuajtjes së dënimit, ca nga kapanone me armiq nga lufta e klasave. Kurse Bënça mori ca steka çobenësh dhe bunkerësh për armiqtë imagjanr të Enverit. Kurse me këtë ideatorin, Ed evlatin ka marrë farën e kanabisit. Por edhe teksin foljor do të na i bësh. Kështu këndoi rrapsodi, Bënçën me autostrada do të na i bësh. Dyzetë e pesë ndenji Enveri dhe ja bëri..., Tani ka ndërmend të mbajë Ed evlatin dyzetë e pesë. Zoti u dhëntë mend se, e kish mirë Dritëroi kur thoshte se në vendin tim e në vendin tënd, e shpojnë lakrën dhe i fusin mend. Eshtë një nga ato epokat më paradoksale shqiptare, ku askush nuk ka turp, dhe gjithkush përpiqet të vërë poshtë të mundurin, atë që nuk ka asgjë në dorë, veç rrugën. Megjithëse në vendet demokratike është fare e thjeshtë, që ai ka pushtetin o siguron gjithëpërfshirje, o hap krahun për pa aftësi. Në Shqipëri ndodh e kundërta, i kërkohet hapja e krahut të mundurit, kurse të paftit i përgatitet e ardhmja, deri folklorizohet. Megjithëse ai rapsodi vjen nga zona ku uji dhe energjia janë priviligj, prapë këndon. Por nuk ke se çfarë i bën, është pjesë organike e dështimit tonë social, është mendësia jonë. 

Gëzojeni Ed evlatin dhe dështimin tuaj. Janë futja më e bukur që i bëni vetes. Lumturohuni dhe shkoni deri në frenezi por hiqeni nga mendja se po bëni demokraci. 

Ca radhë opozitarizmit... 

 

Rreziku i një palë zgjedhjeve moniste mund të ketë tagër për vendin, por ka edhe një emër. Tashmë nuk është e vështirë të kuptohet se midis Enver djalit dhe Ed evlatit nuk ka asnjë ndryshim. Lërini le t'i bëjnë..., forca testuese opozitare do dali nga pjesëmarrja, nga përqindjet. Një fitore idiote u shërben vetëm idotëve. Opozitarizmi ka për detyrë t'i ofroj shqiptarëve sfidat e premtuara. Ndryshim të kodit zgjedhor, president nga populli dhe kufizim mandatesh, gjithëpërfshirje në ndarjen dhe balancimin e pushtetit. Lërini këta të çmendurit në çmendurinë e tyre brilante. Protesta gati të përditshme dhe si kjo e fundit. Lërjani dhunën, vrasjet, përndjekjet, grabitjet, internimet janë kultura e tyre jo e opozitarizmit. Lërjani atyre ato metodat me përplasje popullore. Atëherë Dritëroi këto vargje ia mendte Berishës, por të jeni të bindur sot do thoshte se i kam për këtë Ed evlatin dhe Golikun e Bënçës.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1