Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PROBLEME | Bashkimi Kombëtar dhe “patriotizmi” i pseudopatriotëve

Bashkimi Kombëtar dhe “patriotizmi” i pseudopatriotëve

image Skënder Sadri KAPITI

Bashkimi Kombëtar dhe “patriotizmi” i pseudopatriotëve 

Nga Skënder Sadri KAPITI 

Pseudopatriotët ose patriotët e rrejshëm janë pushteti dhe shtetari demegog e mashtrues, të cilët mundohen të mashtrojnë , të bindin e të kenë si mbështetje politike popullin patriot, patriotët e vertetë, familjet e dëshmorëve, të herojve dhe të veteranëve duke përdorur fjalë e retorika publike e mediatike patriotike në momentet kur ia do interesi personal, ambicia dhe egoizmi për pushtet, dhe sidomos ata bëhen patriot  në kohën kur pushtetarit e politikanit iu ka grisur maska e mashtrimit dhe e kur i ka dalë hajnija e korrupsioni, tradhëtia e zullumi dhe kur kanë filluar atyre t’u lëkunden autoriteti, përfitimi dhe pushteti.

Ata të cilët e pengojnë progresin, zhvillimin, demokracinë, ngritjen e shtetit ligjor, integrimin e brëndshëmn kombëtar dhe atë europian; ata prej të cilëve shqiptarëve u shkaktohen padrejtësi, varfëri dhe që i detyrojnë bashkëkombasit e vet që të largohen nga atdheu; ata të cilët janë zhytur në krim, zullum, korrupsion , hajni dhe në tradhëti; dhe kur pikërisht këta të tillët flasin për patriotizëm dhe për Komb, Atdhe e për Bashkim Kombëtar ata bëhen aq shumë të besdishmëm ,  të bajatshëm sa që të irritojnë dhe shkaktojnë neveri e vjellje shpirtërore. 

Këtyre individëve që rasti, apo edhe demokracia manipulative, kur atyre ua ka mundësuar ngritjen lart në majën e shtetit e të pushtetit, dhe kur atyre u del boja si mashtrues dhe keqbërës publik, si matrapazë e mashtrues politik dhe publik, dhe kur konsumohen tërësisht, ata  fillojnë ta gënjejnë veten se do të mashtrojnë popullin duke thirrur në ndihmë retorikën  patriotike false, fillojnë dhe thërrasin për ndihmë idenë e Bashkimit Kombëtar. 

Këti lloj politikani e pushtetari si sot p.sh. Kryeministri  i Shqipërisë, E. Rama  dhe Presidenti i Kosovës. H. Thaci  këta dështakë kombëtar:  egoizmin, mashtrimin dhe intrigat e tyre, pabesitë dhe tradhëtitë publike nuk mund t’i fshehim më pas ideve patriotike, kombëtare, fisnike e demokratike. 

Këta dy patriotë vetëm të fjalëve për Bashkimin Kombëtar, janë percarësit kombëtar, pasi duan të ndajnë Kosovën e më pastaj “ta bëjnë”  Bashkimin Kombëtar; dhe i kërkojnë kryeminisrit  Haradinaj që të heqë taksën e mallrave për Serbinë, por  nuk heqin  traun ndarës Shqipëri-Kosovë, taksën e “Rrugës së Kombit”, taksën antiKosovë. 

Patriotizmi i rrejshëm i tyre për interesa personale dhe   për famë e lavdi sot janë bërë dramë e fatkeqësi për shqiptarët. 

Me patriotizmin e rrejshëm  dështakët  mendojnë se do të mund të shpëtojnë nga  ankthi dhe paniku që i ka mbërthyer për pabesitë, papërgjegjshmëritë dhe korrupsionin e traumat që ata u kanë shkaktur shqiptarëve. 

Kujtesa dhe historia kombëtare shënon për të mos harruar, dhe mos ta mashtrojë veten askush se do t’ia hedhë e ta mashtrojë gjithmonë popullin, por me popullin ai pashmangshmërisht do të përballet me vendimin, me gjykimin dhe do të ndëshkohet prej tij. 

Këta të tillët kur dështojnë në të gjitha drejtimet, duke shfrytëzuar pushtetin  i drejtohen patriotizmit fals duke shpresuar se retorika e   patriotizmit të rrejshëm të  tyre do t’i shpëtojë dhe do t’ua mundësojë që të vazhdojnë e të mbijetojnë në pushtet dhe në  politikë. 

Fatkeqësia më e madhe që e prêt këtë soj politikani është kjo: se ata nuk e mendojnë largimin nga politika, sepse nuk e dëshirojnë largimin nga pushteti, pasi logjikën ua ka errësuar egoizmi dhe instikti i egër, dhe kjo   bën që ata si realitet për ta të jetë vetëm pushteti; dhe pra, ata nuk e mendojnë as edhe tjetrën, atë se: njerëzit dhe populli nuk i falin ata që gënjejnë, mashtrojnë, intrigojnë  dhe që zhgënjejnë. 

Bashkimi Kombëtar nuk kryhet nga patriotët e rrejshëm e që për më tepër kur ata janë vetë shqetsimi dhe problemi  kombëtar. 

Problemet nuk i zgjidhin ata të cilët janë problemi dhe nga ata që vetëm sa shkaktojnë probleme vazhdimisht, në mënyrë të pandreqshme dhe të pakorigjueshme. Zgjidhja e problemit fillon fillimisht me largimin e  tyre nga politika dhe pushteti.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1