Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | PRILL 1967 “REVOLUCIONI KULTURAL” KUSH I KUJTON VIKTIMAT E TIJ ?!

PRILL 1967 “REVOLUCIONI KULTURAL” KUSH I KUJTON VIKTIMAT E TIJ ?!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fritz RADOVANI

Fritz RADOVANI 

 

PRILL  1967 “REVOLUCIONI  KULTURAL”

KUSH  I KUJTON  VIKTIMAT  E  TIJ  ?!

 

 

1967 KRIMINELËT BARBAR E FANATIKË ENVER HOXHA E RAMIZ ALIA, ISHIN DHE MBESIN VRASËS DHE SHFAROSËS...TË GJENOCIDIT SHQIPTAR !

●3 PRILL 1967 Në Komitetin Ekzekutiv K.P. të Shkodres i komunikohet Klerikëve Katolik që i ndalohen të gjitha llojet e sherbimeve fetare dhe se, do të lëshojnë qelat. 

●5 Prill 1967 At Pjeter Mëshkalla S.J., i shkruen leter kryeministrit Mehmet Shehu, leter që e vendosë At Meshkallen n’ Elterin e Heronjve Antikomunist t’ Europës.

7 Prill 1967 Fillojnë arrestimet me Klerikun e Parë Katolik Don Mark Hasi, që mbas një viti hetuesi dënohet me vdekje dhe zbritet në 25 vjet burg. Ishte hera e dytë e burgosjes mbas vitit 1947... Vdes në kampin e shfarosjes së Ballshit me 11 Shtator 1981.

29 Prill 1967 Në Institutin Pedagogjik të Shkodres arrestohet At Pjeter Mëshkalla per letren që i ka dergue terroristit Mehmet Shehu. Aty ka thanë:“Ky asht turpi i juej para gjithë vendeve t’ Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu, bahet në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombtar GjERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT, mbrojtësit të Krishtenimit... Vetem këte mendoni se çka ka me thanë Europa per ju?...” 

●1 Prill 1969 U pushkatue Klerikun 36 vjeçar Don Marin Shkurti (1933) që e kthyen jugosllavët e pabesë me e pushkatue “revolucionarët shqiptarë”. Nga familja Shkurti Dosja nr. 2312, u arrestuen: 1. Don Marin Kolë Shkurti, 2. Ndrekë Kolë Shkurti, 

3. Jakë Kolë Shkurti, 4. Gasper Kolë Shkurti, 5. Lazer Ndrekë Shkurti, 6. Prenda Kolë Shkurti, 7. Leze Simon Shkurti, 8. Liza Jakë Shkurti, 9. Ruke Lazer Shkurti. 

●29 Prill 1976 Imz. Errnesto Çoba asht dënue 25 vjet burg dhe e kanë mbytë në sigurimin e shtetit në Tiranë me 8 Janar 1980, Dosja 3359... U dënue e vdiq pa e pa njeri! 

●4 Prill 1986 Vdiq Don Lec Sahatçija (1906), i masakruem në burgun e Tiranës...

Don Leci ruente kopjot e letrave të Imz. Frano Gjinit, të cilat nuk i dorzoi asnjëherë. 

Asht kenë prift model, besnik dhe trim i pathyeshem nga torturat e barbarve komunist. 

●25 PRILL 1993 PAPA GJON PALI II, Papa i parë që vizitoi Shqipninë: 

PERBALLË  GJERGJ  KASTRIOTIT SKENDERBEUT  NË TIRANË, KA THANË: 

“Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus- mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia...Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazen e Motra, nuk asht pa kurrë në Historinë e Njerzimit !.. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Evropjan!.. Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!» 

            Melbourne 16 Prill 2019.

Comments (1 posted):

A.H on 19/04/2019 07:21:10
avatar
Gjithmonë diktaturat kështu veprojnë! Korrin më të fuqishmit dhe të mençurit, filozofët e mendimtarët e gjithë atyre që s' bëjnë dot për vete, që populli të "verbohet" e t'i çojnë ku të duan.

Qofshi mirë që i kujtoni z Radovani!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1