Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | Mandatet u dogjen...po tani?...

Mandatet u dogjen...po tani?...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Tahsin Xh. Demiraj

Mandatet u dogjen...po tani?...

Shqetesimi i Shqiptareve? Politikanet. 

Edhe buken qe mezi e fitojne nuk e kane me shqetesim. Politika i mundon.

 Media dhe  TV lakojne nga mengjesi ne darke Edi Ramen, Lulezim Bashen, Monika Kryemadhin, vota te vjedhura, miliona e miliarda te shperdoruara, pensione te  vogela, Do te pranohemi ne Europe, ja edhe gjashte muaj, ja edhe nje vit, bllokime rrugesh, mjere, mjere, mjere ky popull…Kjo na ka merzitur, na ka lodhur, jemi shushatur aqe sa e fikim TV.nuk duam t'ju shohim me.  Hiquni qafe nga politika. Lerjuani te tjereve qe te na nxjerrin nga ky pellg i  tranzicionit.

Jeni bere te bezdisshem. Nuk duam t’ju shohim me. Kaqe sa dijtet na e dhate. “Bravo apo faqe e zeze” Ju duartrokitem dhe ju shame. Me pas do te shkruaj historia per juve. Do te bejme edhe pa juve. Mos na mallengjeni me deklarata prekese ”Kur te mos  jeni, do t'ju qajme…”, “Do te beni hatara” e tjere...Mos te ju vrase meraku se hiç nuk ju qajme, beni hatane, beni çfare te doni. Mos flisni me ne emer te popullit, mos flisni me ne emrin tone, mos e perlyeni popullin ne bemat tuaja te pa shembullta, te pa limite...

Kriza qe kishte filluar tash sa kohe, tashme eshte aktuale, prezente, e shikueshme, e prekshme. Nuk kishte rruge tjeter per PD. Rama qe eshte ithtar i “dialogut”, nuk e njeh dialogun, nuk e din se çdo te thote te dialogosh me interlokutorin,  nuk te le te flasesh. E shef qe nuk ka te drejte dhe thote qe jam me te drejten, jam “Me Zotin”. Ata kane dale ne manifestim antiqeveritar ai iu thote ju jeni me mua, neve jemi aleate, studentet manifestuan kunder tije ai iu tha qe ju jeni aleatet e mi...Situata eshte kaotike. Ngerç eshte total kombetar.

Djegja e mandateve eshte nje akt i larte politik.

Ata nuk pranuan me, te vazhdojne te jene paterica per Ramen.

Zoti Kryeminister, mos provoke me tutje: Jane nje grup militantesh, jane huligane, “ishte nje bllof”. .

Nuk jane nje grup militantesh por eshte nje popull, nga i cili ke dale edhe ti, jene punonjes, nuk jane huligane, “Nuk ishte nje bllof”. Ishte nje akt madhor i opozites. i konsumoi te gjitha me ty. Diallogun tend,  studentet nuk e pranuan, po ashtu nuk ta pranon me as opozita,  beje me militantet e tu qe po i urdheron bashkite e po i mbledh neper sheshe, ne antimetingje, sipas modelit te ramiz alise, sipas skenografise qe i dikton ti. Ky ishte fisheku i fundit i opozites.

Do te hyjne ne legjende protestat per mbrojtjen e teatrit, ajo e studentave, studenti i Vlores qe i permende celularin dhe ai ta ktheu me bunkerin e Surrelit dhe ti nuk dite te thoshe te verteten e shpenzimeve, vajza qe te dha shuplake dhe e nxore nga salla e mbledhjes, Edi Paloka qe te vulosi gojen -Rames- pasi ti e perqeshe nga foltorja e parlamentit me grimaca, Spiropali qe tha nen ze "Qelbesire", vezet e Suirelit  ne parlament, kepuca e Monikes-, Eliza Sòpiropali qe e beri Skederbej Edi Ramen, qe e quajti Komandantin e legjonit, qe e beri Servantesin shkrimtar te degjuar te letersise Shqiptare, popullata e Astirit per unazen, protestat masive me te ardhur nga te kater anet  e vendit, rrezimi i kepurdhes se Rames, mospranimi i dialogjeve  nga studentet, antimetingjet e urdheruara me militante ne Vlore, ne Berat, ahengu me grate e Fierit dhe thirrja lapidar e Rames qe iu tha grave “Mos me shqyeni” e kudo.

“Nuk ka si ky burre”-thote Termet Peçi, ne Tepelene. Thuhej athere "Nuk ka nje te dyte si Enver Hoxha, nje udheheqes qe eshte per te udhehequr Miliarda- i atribuonin Enverit. Dhe Enveri i trullosur fluturonte qiejve, galaktikave, universit, çmendurise. Dhe Edi Ramen e genjen mendja se eshte i barazvlefshem me Erdoganin, Putinin, Makronin, Merkelin, se eshte udheheqes i Ballkanit. "Do te me qani kur te mos me kini" .

Aheng me grate ne Fier. “Ngrini duart, ngrini duart te bejme nje foto...Mos me shqyeni mua”- skeç ne mes te Fierit. A  je Kryetar qeverie  apo nje shakaxhi bajat ?

Ik, ik, ik se nuk te kerkojme me.

Protestat e thane qarte ik, ik, ik…

E prape degjojme Ja do te bejme, ja edhe pak., ja do ta shikoni , Akoma s’kini pare gje...I pame, i pame, i pame te gjitha berjet e BEMAT tuaja dhe neve mbetem gjithe jeten te varfer...

… Dhe haraçin e paguajne Shqiptaret.

Fshati ka mbetur si perpara 20, 30, 40, 50, 60, 70 vjetesh. Nuk u be nje here bujqesia jone e pasur po mbeti per jete te jeteve e varfer sikur nuk punon fare? Ç’ fare behet per bujqesine qe te jep te hashe  tete here ne dite dhe nuk ka se çfare te haje per vete?

Matje forcash, ofeza e minimizime per Partine e shpresave te medha,  provokacione nxitese qe ndonjeri nga manifestuesit, te beje te "paberen", qe te marre fajin per PD. Provokacione. Kundervenie.

 Institucione madhore vendim- marrese si gjykata e Larte apo ajo Kushtetuese jane jo funksionale...Prokuroria e Pergjitheshme “Shef, degjon dhe nuk bezan”. A ka nje te dyte shtet te tille neper Europe, Azi, Afrike, Australi??? Neve qenkemi populli me i budallallepsur dhe me i padenje qe merremi neper kembe ne kete fare feje?

Haraçe te renda mbetem duke paguar.

Duhet te nderroje sistemi. Shqiptaret duan te jetojne. Na lini te lire, ikni, hiquni qafe.

Protestuesit u lodhen, mos duhet te revoltohen me tutje?... Mos duhet te rrembejne armet?... Mos i  provokoni njerzit, jane te merzitur, me shpresa te vrara…

Na lini te jetojme. 

30 vjet tranzicion (Se çeshte ky tranzicion, kur te gjitha vendet paskomuniste nuk e permendin me) dhe shqiperia vazhdon te ikij perteje detit, boshatiset, çdo dite ka vrasje, ka uri per buke- 30- 40 % jane te varfer. Politikane qe rastesisht hyne ne politike dhe mbeten dhe nuk i shkeputen politikes mos duan ta shohin Shqiperine te djegur, ne flake?...Shqiperia eshte ngritur e tera  ne proteste…Nga njera ane protestohet nga ana tjeter urdherohen antimetingje…Nje lloje si ditet kur sistemi i vjeter perendonte dhe Ramizi shume i zgjuar perpelitej. Nje pasiguri e pa pare.

Tridhjet vjet tranzicion dhe tridhjhet vjet te njejtet politikane ne krye te vendit qe nuk munden, nuk dine apo nuk duan te na nxjerrin nga ky tranzicion, tridhjet vjete me premtime boshe: Ja do ta bejme edhe kete, Do ta bejme ne mandatin e ardheshem kur nuk e dine ne se do te zgjidhen apo jo? Pse flasin me te tille siguri, me nje te tille siguri ne emer te popullit qe ia kane prure ne maje te hundes. Do te sistemoheshin ne pune treqind mije, do te sistemoheshin por kaluan detin katerqind mije...                      

Sistemi zgjedhor qe e bene te dy palet se bashku ka dhene rezultate te pa kenaqeshme, te hidhura, antidemokratike. Kane bere nje rremuje- lesh arapi. Po na dalin deputete lloje, lloje fytyrash te emeruar nga Partite e tyre jo te zgjedhur drejte per drejte, balle per balle me popullin.

Sistemi i shemtuar zgjedhor me listat e deputeteve sipas intelektit- oreksit, stimes se Parise, ka futur deputete lloje  lloje surretesh me diplloma te blera pa ndonje titull, pa ndonje aktivitet te dobishem- me aktivitete shume te dyshimta-, sipas interest te perpiluesit te listes, per interesat e tije ordinere...

Domethene nuk jane zgjedhur, nuk kane fituar balle  per balle me zgjedhesit.

Sistemi politik i kalbur duhet te permbyset, te ikin, te zhduken, t’ ju ndalohet me ligje te merren me politike. Te dalin jashte ligjit. Te garojne  njerez me shpresedhenes, te pakorruptuar. Te garoje Ben Blushi, Gjyzepina Topalli, Hiqmet Patozi, Bamir Topi, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Spartak Ngjela, Demaliaj (Nga NY),  e te tjere qe japin shpresa. Duam ne parlament nje gjenerate te re.

Demokracia  eshte kapur dhe mberthyer keq ne Shqiperi, nga dita ne dite  po nxjerr nga nje bifke antidemokratike, nga dita ne dite po i largohemi dhe jemi ndare nga demokracija dhe po kthehemi ne autokraci. Dhe ne kete drejtim Basha me te shumtet deputete te Partise beri nje akt madhor. Politika ka zene ere, duhet gjenerate e re, me gjuhe dhe mentalitet te ri, e pa kompromentuar, me te shkuaren e hidhur, duhet shkundur. Finalja me duket e afert...

Dstabilizimi eshte ne rend te dites,

Mungon gjykata kushtetuese,

Mungon gjykata e larte

Ne kete jete kaotike, ku eshte garancia.

Duhet vullneti politik per te rregulluar kete ingranazhd te shpartalluar,

Duhet menduar per kete gjendje qe e keni shkaterruar ju vete me vullnete te mbrapshta- kobezeza, dhe jo per votat, per te qene ne pushtet, per zgj-vj-edhjet. Tregohuni burra, mos beni si kurvat.

Jemi teje mase te lodhur nga protestat, jemi teje mase te merzitur nga antimetingjet me militantet.

Nuk duam te shohim e te degjojme me, replica e grimaca e sharje ne mes te djathteve dhe te majteve. Deputetet qe zevendesuan mandatet e djegura, nuk jane te ligjshem, nuk jane te zgjedhur direkt, jane te emeruar nga Partite, nga Partite qe vendosen te abandonojne vendet. Ata ne rast se duan le te hyjne ne parti te tjera, eshte e drejta e tyre; nuk kane te drejte ligjore as edhe morale te vetemerohen deputete te partise, me te cilen nuk jane dakort. Ata nuk jane votuar por jane emeruar nga Partia opozitare, nen siglen e se ciles eshte votuar. Opozite mund te jete REALE nje parti e re se PD dhe LSI i dogjen mandatet. Nje krahasim qe i shkon pershtat Rames: Ne rast se JUVENTUSI  del nga fusha ARSENALI me ke do te ndeshet?

Ata sa do qe te jene nje apo njezet, kane te drejten demokratike te vendosin si te duan por nuk jane opozita legjitime, ata marin mandatet e lena nga opozita. Opozita PD- LSI nuk eshte me ne parlament. Nuk me duket kaqe e thjeshte, iku opozita- erdhi opozita.

Konflikti eshte real. Protestat jane popullore, masive, tronditese dhe nuk jane nje grup militantesh.. Duke e quajtur nje incident politik, Rama provokon per me tutje, qe te ndizet nje perplasje civile qe perseri ai te dale i fituar. Nuk eshte nje grup politikanesh por eshte nje urragan popullor kunder teje. Eshte provolacion kush e quan "Nje grup militantesh". Provokojne qe te ndodhin incidente. A mos duhet te ndizet lufte civile? 

 

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1