Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | PEJA DIKUR ME SHEKUJ E OKUPUAR TANI ME VITE E KAPUR...!

PEJA DIKUR ME SHEKUJ E OKUPUAR TANI ME VITE E KAPUR...!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reshat Nurboja

Shkruan: Reshat Nurboja

PEJA DIKUR ME SHEKUJ E OKUPUAR TANI ME VITE E KAPUR...!


Okupimet e Pejës filluan që nga shekulli III-IV, kur u okupua dhe ishte nën sundimin e Perandorisë Romake... Meqenëse, në atë kohë përkatësia e një vendi formalisht konceptohej se cilës kishë i përket: Romës apo Konstatitinopojës, mund të presupozojmë se Peja  në shekullin 12 - 13 ra nën ndikimin - sundimin e Bizantit e kështu në kontinuitet deri me 26 shtator 1462 kur u okupua nga okupatori i ri, Perandoria Osmane, dhe pas 450 vjet, 1 muaj e tre ditë rezistence u çlirua me 29 tetor 1912. Peja si e lirë frymojë vetëm 1 ditë, të nesermen me 30 tetor 1912 të lodhur dhe rraskapitur nga luftërat e gjata e të përgjakshme, nuk mund ta luftonin pushtimin nga Mali i Zi, i cili kishte ushtri të rregulltë, armatim e mbi të gjitha sikurse edhe Serbia gjithmonë në fushatat e tyre okupuese ishin të ndihmuar ushtarakisht, politikisht dhe financiarisht nga aleatët e tyre, Franca dhe Rusia.

 

 

Kështu e përshkruan luftën e pejonëve për të mbrojtur qytetin e tyre nga okupimi malazez e serb,  Zef Mark Harapi, që në ato vite ishte dëshmitar okular i atyre krimeve të ushtrisë malazeze ndaj popullatës shqiptare të Pejës dhe njëkohësisht ishte edhe mësues i shkollës shqipe në Pejë gjatë viteve 1911–1913. Në librin e tij “Ditt e trishtimit n'Pejë e nder rrethe 1912-1913“, libër ky i shkruar në deialektin gegë-gegnisht, autori thotë,: „Me 9 t'Tetorit krisi lufta n'Beranë; mas dyy ditve plasi pushka e topi e prejë Gusijet e perpjetë gjithkund ishte megja e Malit-t-Zii. 

Atbotë na murme vesh me nji here si Mali-i-Zii po dote me msye Kosoven e me shtii n'dorë e me e majtë nën kthetra t'veta. Qendra e forcades per at luftë do t'ishte Peja... Me ikë prej luftet a punë e pa burrni, e me n'nji mndyrë t'posaçme për koom t'shqyptarit, madje n'a kaa lanë për msim malcorja kuer kjo e ka nisë n'luftë një djalë t'vetuur qi i kishte; „Biroo, shko n'luftë e qindro, kut'ngulish kamen' aty lën edhe kryet, por saa me ikë e me t'vuu n'qejnim shokët t'uu mrapa, ma mirë mos u nis e rri bashkë me mue e t'tjerrim bashkë“ 

E n'kaq Mali –i- Zii 14 katundeve t'Rugovës ja dogj shpijat, gjaan ja plaçkiti e enisi per Mal-t-Zii; gjaan e gjall e drithin e bylmetin, gjithçka viin per ushqim t'nierit e pat marrë e banorët e atii vend raane n'Pejë me ato pakicë tesha qi mujtne me i grabitë nepër flakë t'topave; raane po thom n'gjytet maa e shuma zdathun neper boor me ka dy fmii t'vogjel per doret e ngarkue tui kjaa e tui kukatë rrugash neper terr t'mjesnats, pa diit se ku me e shtii kryet por qilluene shumë familje t'kshtena t'Pejës qi i shtinë nder ahre e i dhanë me hanger e i prune zjarm m'u xee; kshtu bane edhe shum e shum shpija t'myslimanve.

T’shtunden me 26 tetuer u hap zani n'Pejë se Malazezi hine n'Shtupeq t'madh, 3 sahat lerg gjytetit. Ishte ditë pazari, katundarë e gjytetas s'bashin verë me gojë tue ankue t'keqen e vet pse do t'baheshin raje i shkjaut. 

T’shtunden me 26 tetuer u hap zani n'Pejë se Malazezi hine n'Shtupeq t'madh, 3 sahat lerg gjytetit. Ishte ditë pazari, katundarë e gjytetas s'bashin verë me gojë tue ankue t'keqen e vet pse do t'baheshin raje i shkjaut.... 

N'masdite u lidhne m'nji besë 300 t'pejanë e me t'ram t'diellit xuene vend n'Qafë t'Qyqes e aty të bashin deken... At natë nisi luftimi i rrebët e s'praani deri n'e nesre me t'errun t'ditës. Malazezt ksi shtegut s'kishin mujtë me baa nji hap e kishin metë prejë aneës t'tyne 1000 vetë; prej shqyptarëve 50.

N'dit 30(t'merrkuerr) t'tetorit, para mjeditet, ushtrija e Malit-t-Zi pushtoj majet maa t'neltat, n'iqendi hini n'gjytet tue vallzue e per t'paren herë nguli flamurin e vet....

 

Nga Mali i Zi, Peja u çlirua në vitin 1915, por kjo liri nuk zgjati shumë, sepse, menjëherë ra nën administrimin Austro-Hungarez, i cili administrim zgjati deri me 12 tetor 1918...    

Me 24 tetor 1918, Peja ra nën okupimin e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene gjer në vitin 1941 kur ra nën sundimin italian, e në vitin 1943 nën administrimin e nazizmit gjerman. Në vitin 1945, përsëri u okupua nga ana e ish Jugosllavisë komuniste. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë-RSFJ-së në vitin 1992, ra nën okupimin Serb dhe më në fund, pas rezistencës dhe luftërave permanente, me 16 qershor 1999, forcat ushtarake të Kosovës të emërtuara si UÇK, e ndihmuar dhe e përkrahur edhe nga populli i Kosovës dhe SHBA- Amerika me aleatet e saj, arriti çlirimin e përhershëm dhe lirinë e plotë të territorit dhe popullit të vetë. Por për fat të keq përditëshmëria e këtij qyteti që nga ditët e para të çlirimit e deri me sot nga jo pak njerëz konsiderohet dhe vlerësohet si qytet jo i lirë dhe i udhëhequr, menagjuar dhe kontrolluar nga mafia e padituria andaj me t drejt konceptohet si QYTET I KAPUR...! 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1