Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | KOHA KUR DUHET TË “KALOHET YLBERI” APO TË LARGOHESH…!

KOHA KUR DUHET TË “KALOHET YLBERI” APO TË LARGOHESH…!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reshat NURBOJA

 

Një pasqyrim ndryshe,shkruar nga Reshat NURBOJA

KOHA KUR DUHET TË “KALOHET YLBERI” APO TË LARGOHESH…!

 Jam i vetëdijëshem se opinionet e këtilla apo të ngjajshme nuk janë populiste dhe atraktive dhe si të tilla nga pak kush kuptohen, gjegjësisht, lehtë keqkuptohen, keqinterpretohen e krijojnë hapsirë shumë të madhe që patriotët e vertetë dhe ata të tjerët të reagojnë, kundërshtojnë, akuzojnë, shajnë e mallkojnë e ndoshta edhe të pajtohen…?! Por, politka jonë ka ardhë në një udhëkryq kur lidershipi që ka fuqi e përgjegjësi vendimmarrëse duhet të vendosë a do të pranon që për interes të përgjithshëm të popullit dhe vendit të tij “ta kalon ylberin” apo të hapë rrugë e të largohet e ta lën të ardhmën e shtetit në duar të sovranit, gjegjësisht, populli të vendos…???


Kosova ka nisur një rrugëtim të saj nëpër “shkretirë” me shekuj e vetme…Pothuaj në fund të këtij rrugëtimi iu është bashkangjitur një bashkëudhëtar i pasur dhe i fuqishëm pa ndihmen e së cilit, nuk do të mund ta gjenim e as ta kalonim rrugën e daljës nga shkretira… Duke mos harruar edhe faktin se gjatë tërë këtij rrugëtim nuk na u ndanin prapa apo paralelisht me ne “hijenat” shekullor që na ndiqnin…

…Pothuaj, në fund të rrugëtimit, një “pogllavicë” vendor në bashkëpunim me kryehijenen që i vinte pas e binden Pogllavicen e Madh, gjegjësisht, fanarin ndriques të rrugëtimit tonë që të i kërkon Kosovës, lidershipit dhe popullit të saj të ndalen e të mos ecin më para drejt cakut të trasuar pa u kthyer pak prapa e të mirren vesh me hijenat se çka po deshirojnë si kusht që të mos i pengojnë kur ta kalojnë shkretiren të jetojnë pa frikë e në bëgati që e kanë grumbulluar gjatë këtij rrugëtimi, edhepse natyrshëm e paraprakisht nga të gjithë dihet se çfarë është kërkesa e qëllimi i hijenave të brendshëm e të jashtëm……

…Tani, një kërkesë e tillë e parashtruar publikisht nga “Pogllavica i Madh” shfaq një sfidë dhe problem serioz tek populli dhe kombi dhe jo vetëm të ta, çka me bo…Mos me e ndegju Pogllavicen e Madh, parashtrohet pyetja, jo vetëm si do të arrijmë ta kalojmë këtë pjesë të mbetur të shkretirës pa ndihmen e vendit e popullit të Tij, si dhe pas këtij rrugëtimi  si do të “mbijetojmë” pa përkrahjen e tyre…Nga ana tjetër, po të pranojmë të kthehemi prapa dhe të ulemi prap të bisedojmë me hijenat që i kemi lën njëhere e përgjithmonë pas, mos po përshfaqim jodinjitet dhe tradhëti ndaj të kaluarës historike dhe çmimit të paguar gjatë rrugëtimit shekullor nëpër “shkretirë”…Andaj, nuk është çudi pse tek i gjithë populli parashtrohet dilema hamletiane “Të jesh apo të mos jesh…” gjegjësisht, si të jesh apo si të mos jesh, si kush të vazhdosh para…?!

…Çmimi që duhet paguar e kërkohet nga “pogllavica” që nëse deshirojmë edhe këtë pjesë të mbetur të rrugës ta kalojmë bashkarisht me te, është i padrejtë, jo koorekt dhe jo etik në veçanti kurrë një kushtëzim i tillë vjen nga një vend mik i dëshmuar tek i cili ke pasur dhe vazhdon të kesh besim e ta duash e respektosh edhe më shumë se vetvetën…! Por ske ku shkosh pos të ballafaqohesh me këtë shantazhim aktual, i cili pashmangshëm parashtron para një burrshtetasi, një nga sfidat më të mëdha njerëzore e shtetare: ta degjosh Pogllavicen e Madh që po ta kushtëzon ndihmen e tij duke të detyruar ta tejkalosh vetëveten e ta kalosh “ylberin” se ndryshe do të hakmirret ndaj teje duke ta “denuar” vendin dhe popullin tend apo ta kundërshtosh këtë kërkesë absurde, të padrejtë e jo korrekte të pogllavicës e popullin ta sfidosh me shumë të panjohura…

Koha ta imponon të vendosish shpejt… Për interes të vendit dhe popullit tënd të pranosh kërkesen e pogllavicës duke ndyshuar veten e “kaluar ylberin” që është një nga flijimet e mundimet më sublime të një njeriu, apo të largohesh e fatin e vendit tend ta lësh në duart e tjetërkujt, aktualisht askujt…!

         KUR ËSHTË NË INTERES TË VENDIT DHE SHTETIT DUHET MENDUAR THELLË E THELLË QË TË MOS GABOHESH…A DUHET TË LUFTOSH PËR TA NDRYSHUAR TË PADREJTËN POR DUKE E PASUR PARASYSHË TË VERTETEN SE KE TË BËSH ME NJË POGLLAVICË TË MADH  E JO BURRËSHTETAS SI DERI ME TANI AMERIKAN… APO DUHET GJETUR FORCË E GUXIM QË PËR INTERES TË POPULLIT DHE VENDIT TËND TA MUNDËSH VETEN E “TA KALOSH YLBERIN” APO ZGJIDHJA E KOMPROMISIT POR NJERËZORE, TË LARGOHESH E TA LËSH SHTETIN TËND NË TAVOLINAT E PAZAREVE TË BIZNISMENËVE E TREGTARËVE POLITIKË… PËR SHUMË KËND ËSHTË DILEMË DHE SFIDË E MADHE DHE VËSHTIRË E KALUAR, UNË PËR VETE KURRË NUK KISHA MUNDUR TA KALOJA YLBERIN, PËR KËTË ARSYE AS NUK MË TAKON E AS NUK MUNDEM TË JEM NË ATË POZICION KU FATI I VENDIT TIM VENDOSET E VARET PREJ NJË VENDIMI “TA KALOSH YLBERIN APO JO…!”

NUK ËSHTË LEHTË ME QENË KRYEMINISTËR, KRYEPARLAMENTAR, PRESIDENT OPO LIDER I MADH PARTIAK SE DUHET TË SFIDOHESH EDHE ME VENDIME TË KËTILLA QË TË NDJEKIN TY, FAMILJEN TËNDE DHE POPULLIN ME SHEKUJ…!

 

 

TA KALOSH APO JO YLBERIN KJO ËSHTË PYETJA QË KËRKON PËRGJIGJE…!

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1