Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | POLITIKA INJORUESE, PËRÇARËSE DHE E RREZIKSHME E PUSHTETIT TË KOMUNËS SË PEJËS…!

POLITIKA INJORUESE, PËRÇARËSE DHE E RREZIKSHME E PUSHTETIT TË KOMUNËS SË PEJËS…!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reshat Nurboja

Shembulli 86: POLITIKA INJORUESE, PËRÇARËSE DHE E RREZIKSHME E PUSHTETIT TË KOMUNËS SË PEJËS…!

Komuna e Pejës, këto 5 vitet e fundit ka emertuar rrugë e rrugica në mënyrë paushalle e sipas kritereve dhe interesave individuale e grupore kryesisht të atyre partiake…Kjo çasje oportuniste, injoranca, padituria, joprofesionalizmi dhe servilizimi pothuaj i të gjithë sistemit të pushtetit në Komunën e Pejës, duke u nisur nga partitë në pushtet, në veçanti nga Komisioni për Emrimin dhe Riemrimin e Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve tjera Publike në Komunën e Pejës, si dhe ekzekutivi dhe kuvendi i komunës kanë rezultuar me lindjen e një  situate politike e të sigurisë seriozisht sfiduese dhe të rrezikshme jo vetëm për këtë pushtet qiellor e injorant por edhe për vetë popullatën e vendin…!

Si pasojë e politikave të tilla të pushtetit aktual, jo pak emertime të rrugëve e rrugicave në veçanti të atyre në disa fshatra kanë sjellë deri të polarizimet e konfrontimet shqetësuese në mes individëve, familjeve, fiseve pse jo edhe në mes partive… Ka raste, për fat të mirë për momentin të izoluara, që kanë sjellë deri te konfrontimet fizike e deri të konfrontimet më rrezikshmëri edhe më shqetësuese e edhe më serioze, deri edhe te kërcnimet me vrasje të disa nga përfaqësuesit më të lartë të ekzekutivit e të kuvendit të Komunës së Pejës…!

Nëse kjo qeverisje nuk mund të sigurojë një zhvillim më të qendrueshëm ekonomik të Pejës, nuk mund të i siguroi një jetë më të mirë qytetarëve të saj së paku me politikat dhe injorimet e tija mos të krijojë gjendje e situata të këtilla politike e të sigurisë ku përçahen e konfrontohen: familjet, fshatrat, lagjet, partitë e individët…!

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1