Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | Eshtë turp kombëtar tu kujtosh shqiptarëve të Kosovës pasaportën

Eshtë turp kombëtar tu kujtosh shqiptarëve të Kosovës pasaportën

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

Ilir Levonja

 

Eshtë turp kombëtar tu kujtosh shqiptarëve të Kosovës pasaportën 

Ka disa ditë që opozita merret me një shqiptar të Kosovës, atë që Edi Rama e emëroi si ministër të punëve të jashtëme të Shqipërisë. Kjo ndodhi në asamblenë urgjente të rilindjes së Ramës, e cila përfundoi me një riformatim të qeverisë. Në atë asamble ku të gjitha forumet dolën kallpe, kot, si ai i freshistave apo i grave socialitste etj. Dolën kallpe sepse u zunë në gjumë, gafil, sidomos freshistët prej studentëve. Por edhe gratë që kishin fjetur gjumë pa e nuhatur asnjëherë situatën. Nuk e di a është çështje opozitare kjo, pra emërimi i një djali të ri me prejardhje nga Kosova. Ajo dhimbje e madhe e shqiptarisë në tërësi?! Asesi që jo, pasi derisa nuk njeh Edi Ramën, as që diskutohet më në emra të përveçëm. Aq më tepër kur interpretimet ngërthen me kushtetutën, qytetarinë etj., të një shqiptari të Kosovës. Kjo a ky lloj opozitarizmi nxjerr atë cektësinë intelektuale të një shumice dërrmuese kur i qasen me kurajo historisë së kabineteve qeveritare ndër vite. Flasin me bindje se gjithë asat e deritanishëm të qeverisjen kanë qënë shtetas krejt të kulluar, puro nga Shqipëria amë. Kjo ta neveritë fund e krye vetveten dhe soji për shkak se i kemi kaq me pushtet e kaq me bollëk të paditurit sa nuk çfarë thuash. E para zë fill me një lloj interpretimi a dialogu dite që dëgjojmë deri tek gazetarë të televizioneve kombëtare kur thonë kosovarët. Dhe jo, shqiptarët e Kosovës...Eshtë një kulturë tashmë e konsoliduar e një lagështirë që po na rrëzon çatinë në kokë, por edhe normale për shkak të informalitetit në arsimimin, punësimin dhe të tjera. Megjithëse mburremi me Lidhjen e Prizërenit, bash truallin e moteve kur vërtetë Shqipëtarët quheshin shqiptarë dhe jo kosovarë, lebër, myzeqarë a brashnjarë etj. Megjithëse kemi pasur edhe një kryeministër me emrin Hasan Proshtina. Një ministër mbrojtje me emri Mehmet pashë Dërralla, një tetovar etj., prapë nxjerrin ca faqebuçko, ca ''opozitarë'' plot yndyrë dhe bëjnë opozitarizëm me të ashtuquajturit e tyre kosovarë. Moj opozitë, nuk jemi për Edi Ramën. Kaq! Nuk jemi për ato mijra arsye... për së pari se e gjitha, situata ekonomike dhe dëshira për të jetuar aty është një panoramë perfektë e dhomave në qytetin studenti. Eshtë një dështim total social pasi ka një lubi thithëse fondesh, një lubi vrimash të zeza kudo, gjithandej... Eshtë një dështim total nga degradimi i rënies së administratë, punësimi, pagat e ulta, rryshfeti, borxhi, koncesionet dhe grabitja e pronave publike. Dhe ju, jo se nuk i dini. I dini shumë mirë. Dhe e keni shancin ndër duar ditë më ditë. Por si ta shpjegosh sfidën e munguar politike të djegjes së mandatave, në raport me këtë emërimin antikushtetues të një qytetari nga shteti i dytë i shqiptarëve, Kosovën e përvëluar?! Një vrimë në ujë! Një hiç opozitar. Aty e kishit situatën, studentët, zgjedhjet e parakohëshme. Eshtë absurde të rrish jashtë institucionit gjashtë muaj se nuk njeh qeveriun. Dhe pastaj të kthehesh me gjoja miratimin e reformës së ligjit të zgjedhjeve etj. Një absurd opozitar si ky i këtij që drejton sot me mjetet e propagandës nga diktatura e proletariatit. Eshtë fare e thjeshtë, ju nuk doni sfidën politike. Që është largimi i qeverisë së Edi Ramës. Asesi jo! Ju po prisni radhën. Kalimin e pushtetit. Mëndje mbushur..., për të vazhduar ta shisni, ta shpërdhosni, ta shqyeni më keq se tri p-të e Edi Ramës dhe lali Erit si e si të fryni a dyfishoni të ardhurat tuaja në bankat e botës. Kthimi në parlament i juaji ishte vrarja më e madhe, thika pas shpine prirjeve dhe shpirtit demokrat. Një qurravitje teknicienësh që njohin perfekt intrigat dhe manovrat e holleve, por aspak dëmin social të një vendi që ka mbi 40% të fuqisë vitale në emigrim. Nuk mund të bësh marrëveshje shteruese me kaq kollajllëk. Nuk mund të flasësh në emër të popullit duke menduar se ata janë me ty. Edhe pse vret e pret sheshit demokracinë e zgjedhjeve dhe të të zgjedhurit. Në vitet 90-të u ngritëm me moton jo dyzetë vjet në pushtet. Tani po i kultivojmë ekzemplarët e Enverit me karrika parlamenti. 

Duke degdisur vitalitetin me qejEshtfin më të madh. Merreni me një ministër të ri një djalë shqiptar. Eshtë turp kombëtar tu kujtosh shqiptarëve të Kosovës pasaportën. Aq më tepër kur themi që nuk njohin Edi Ramën. Eshtë turp kombëtar tu kojtosh moshën, pasi një i djathtë safi si Ahmet Zogu, ai që themeloi shtetin e parë modern, ai që i dha vlerë pasaportës sonë, nuk ishte ishte më shumë se 21 vjeç kur u bë ministër i brendëshëm në qeverinë e dalë nga Kongresi Kombëtar i Lushnjës në janarin e vitit 1920. Po kujt i flet thuaj: atyre që nuk janë as mish e as peshk. Pengmarrës më të këqij se Edi Rama dhe gjithë kabinetet e tij. Në fund të fundit, është një nga ato qoka që Edi Rama e përdor me taktika propogande. Dhe që ju bini këndshëm në rrjetë. Se, sado që kanë firmosur publikisht, prapë raporti i shkëmbimeve a konsolidimit të shqiptarëve në dy shtete, është një brishtësi të dhimbshme.

Mjaft të përmendimin se sa pak është bërë në unifikimin e teksteve a programeve mësimore në arsimin parauniversitar. 

 

Aty ku nis edhe rruga e vërtetë e një kombi. Por këto e të tjera nuk kanë vlerë opozitare. A, nuk u bashkangjiten dot programeve tuaja në platformat e reja të perspektivës. Sepse ju nuk jeni opozitarë, por partia e babës, birit, e stanjacionit.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1