Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | Pushteti antipopullor dhe fajtori “popull”

Pushteti antipopullor dhe fajtori “popull”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Skënder Sadri KAPITI

 

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri dhe në Kosovë  megjithëse pretendohet se janë shtete demokratike, në të dy shtetet pushteti identifikohet me individët, si sot në Shqipëri me kryeministrin Rama dhe në Kosovë me Presidentin Thaçi. 

Kjo për faktin se për opinionin e gjërë publik ata janë dhe sillen si autokratë të pasfidueshëm dhe mosllogaridhënës ligjor e publik. 

Dhe përballë këtij realiteti ata, pra pushteti i tyre , janë edhe përgjegjësit politik dhe më të akuzuarit publik për dështimet si në integrimin e brëndshëm demokratiko-ligjor brendashtetëror në të dy shtetet shqiptare; si në mosintegrimin e gjithanshëm gjithkombëtar e ndërshtetëror të të dy shteteve shqiptare ashtu edhe në mosintegrimin në BE. 

Ndërsa mosreagimi gjithpopullor kundër tyre dhe kundër pushtetit e politikës së keqe si gabim dhe si fajësi, autorësinë le ta mbajnë  opozitarët  e vertete politik, shoqeria civile, rinia, sindikatat, drejtesia dhe mediat, pra ta mbajnë  shumica e popullit të zhgënjyer e të pakënaqur të cilët durojnë dhe nuk reagojnë. Pra, nëse sundon një regjim antipopullor për një kohë të gjatë, qoftë edhe në demokraci , pra edhe nese ai vjen ne pushtet me votë popullore, faj për këtë ka edhe populli i cili e duron dhe nuk reagon kundër atij regjimi.

Politikani i cili në  asnjë  moment nuk e mendon se mund dhe duhet të  largohet nga pushteti dhe nga politika, ai nuk e qeveris dhe as nuk e kontrollon as veten e tij më  nga logjika dhe as nga arsyeja e jo më  ta mirëqeverisë  shtetin dhe shoqërinë.

Sëmundja e psikopatologjisë politike e pushtetit nuk njeh asnjë realitet tjetër përveçse  mendimin, gjykimin dhe kënvështrimin miop të vet, delirin e vet të madhështisë, të të pagabueshmit dhe të shpëtimtarit. Ashtu sikurse edhe paraardhësit e tij ,kështu por akoma më tej  po i ndodh edhe kryeministrit aktual të Shqipërisë Edi Rama, i cili, fajtorët dhe shkaqet e dështimeve të tij personale dhe të “Rilindjes” së tij personale dhe të atij që ai e quan qeverinë e vet si ekipi i “rilindasve”, të gjitha dështimet dhe të këqijat: mashtrimet, mosrealizimet, krimet, hajdutërinë, papunësinë , korrupsionin etj., ai personalisht  ua faturon të gjithë të tjerëve. 

Dështimet gjithfarëshe të tij dhe të qeverisjes së tij me ministra e ministre mediokër ,sejmenë e kukulla po ua faturon opozitës politike duke marrë përsipër edhe rolin e opozitarit;  deshtimet e integrimit të Shqipërisë në BE ua faturon edhe ndërkombëtarëve; deshtimet e veta ai përpiqet t’ua faturojë edhe mediave të “kazanit” ku vetë kërkon të duket e të bëhet kryemedia; deshtimet po ua faturon protestës së studentëve duke ia atribuuar vetës së tij edhe rolin e kryeprotestuesit.Dështimet e tij  për punësimin, shëndëtsinë dhe mirëqënien ua faturon të rinjve dhe shqiptarëve, atyre të cilët kanë”faj” për gjëndjen e rëndë të tyre sociale dhe ekonomike sepse ata nuk janë “të aftë” që të  kultivojnë e trafikojnë drogë dhe atyre të cilët nuk janë “të aftë” dhe as “të guximshëm” që të  marrin arratinë, të largohen e të kërkojnë azil nëpër shtetet e BE-së. 

Dhe jo vetëm kaq por në kërkim të fajtorëve dhe të atorëve dhe të shkaqeve e të shkaktarëve të dështimeve të tij dhe të qeverisë personale të tij të “Rilindjes”, tashmë ai ka zbuluar edhe “armiq” të tjerë të mëdhenj të tij, sabotatorët e pushtetit të tij të cilët janë armiqt e brëndshëm të tij në partinë e  tij si: ministrat e tij, socialistët jorilindas , FRESH-istët, kryebashkiakët dhe drejtuesit e degëve të Partisë Socialiste. 

Pra të gjithë sipas tij janë fajtorë përveç atij. 

Por nuk mund të themi se nuk ka këtu kryeministri edhe “të drejtë”. 

Dhe cila është ky faj i madh kolektiv i vërtetë. 

Faji më i madh është i të gjithëve: edhe i opozitës, edhe i vetë socialistëve, edhe i shoqërisë civile, edhe i mediave edhe i studentëve, dhe ky faj i vetëm por shumë i madh është: durimi i stërtepruar  në pushtet i këtij kryefajtori, dështaku dhe keqbërësi publik shumë të dëmshëm. 

Kur populli duron gjatë: mendjelehtësinë, injorancën, ligësinë , mashtrimet dhe tradhëtinë  e udhëheqësve të  vet, ai popull këtë  e paguan me meritë  shumë shtrenjt, ashtu sikurse që  e ka paguar shtrenjtë  populli shqiptar në Shqipëri prej 100 vitesh , dhe që edhe populli i Kosovës duhet të nxjerrë mësim .  

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1