Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | RUAJE ZOT PEJËN

RUAJE ZOT PEJËN

Font size: Decrease font Enlarge font
image Reshat Nurboja

Reshat Nurboja,

 anëtar i Kuvendit së Komunës së Pejës

 

RUAJE ZOT PEJËN

PREJ SUPER TË MENÇURËVE QË INSISTOJNË TË NDRROJNË 74.902 METRA KATRORË TË PRONËS KOMUNALE ME 106 METRA KATRORË TË PRONËS PRIVATE...!


Pushteti aktual i Komunës së Pejës pas deshtimit të para dy viteve e ka rikthyer në Rend Dite të mbledhjës së Komitetit për Politikë e Financa të thirur për datë 20 dhjetor 2018 pretendimin e tyre për ta kontrabanduar ndërrimin e shtatë hektarëve e gjysmë të pronë komunale me një ari të pronës private, gjegjësisht, ky pushtet i “Sinqerisht Tuajit” tenton me çdo kusht të ndërron 74.902 metra katror pronë komunale me 106 metra të pronës private…!

Nëse, në ari tokë të tokës pa asnjë ndertim aty ku pretendohet të mirret nga komuna është rreth 25.000 euro, rezulton se në atë lokalitet një meter katror të asj toke vlerësohet se është rreth 235 euro, ndërsa këta super të mençurit e komunës vlerësojnë se një metër tokë atje ku pretendohet të “falet” toka komunale është 0.33 cent…!

Një vlerësim dhe çasje aq nënçmuese mos të them kriminale e këti pushteti të Komunës së Pejës ndaj tokës komunale, të asaj shtetrore dhe pronës së popullit është e pakuptimtë edhe për tokat e pashkelura të ndonjë vendi fisnor ku nuk ekziston as një lloj infrastrukture rrugore –“ ku as me magarë nuk mund të shkohet”, ku nuk ka ujë për pije, ku nuk ka rrymë e ndriçim ku nuk ka pothuaj asgjë…As në këto vende “pogllavica” i atij vendi nuk e kishte ofenduar token e tij duke e vlerësuar me 0.33 cent metrin katrorë e lëre më këtë ta bën për një tokë pothuaj paralagje e qytetit të Pejës dhe Zonë e Veçantë Turistike, ku në afersi të saj gjindet Burimi i Dritn të Bardhë, ku gjindet Shpella Turistike e Radavcit etj etj…

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1