Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | Letër e hapur deputetëve të Parlamentit të Kosovës

Letër e hapur deputetëve të Parlamentit të Kosovës

Font size: Decrease font Enlarge font
image Halil Gashi

Letër e hapur   deputetëve  të Parlamentit të Kosovës 

Halil Gashi 

 

 Kurrë nuk e kam  mënduar se do të detyrohëm që pas 18 vite lirie dhe afro 11 vite të pavarësis ë të ju drejtohëm në kte mënyrë Deputetve të Parlamentit të Kosovës të cilët kanë deshirë ti quajmë të zgjedhurit e popullit, por keta  më as një veprim të tyre në kte legjislacion nuk mund të quhen përfaqsues të popullit .

A meriton një Dpeutet-e  të   Pralamentit të Kosovës të quhet  përfaqsues i  popullit te  ciliet në as nje variant  nuk  e mbrojnë interesin e qytetarit,përpos interesit të vetë dhe interesit të shefave të partive të tyre. Sa të turpshëm  janë ata deputet “te popullit” të cilët shkojnë në Sencat e parlamentit , marrin meditjen dhe nuk qëndrojnë në mbledhje të Parlamentit, për çfarë nuk kanë kaluar sa e sa ligje në Parlamentin e Kosovës për mungesë të kuorumit. A nuk është kjo zhvatje e parasë se qytetarve nga ana e  ketyre “ perfaqsusve te popullit”qe duhet dhe janë të thirrur  ta luftojnë korrupsionin  , zhvatjen dhe hajninë e parave të popullit, e jo  ata vetë të abuzojnë  me paratë e taksapaguesve. Keta deputet , me disa përjshtime  e kanë legalizuar vjedhjen e parasë  publike aty ku duhet më ngulm të luftohet krimi dhe korrupsioni , dukekeqëpërdorur parannë publike  duke  marrë  paga të majme dhe duke marrë meditje e duke mos qëndru në mbledhje , duke dëmtuar buxhetin e Kosovës , a nuk është kjo hajni ditën për diell?.                            

 Populli thot se Ai , qa ta vjedh një  cent , më I rënë  në  dorë edhe milionat I vjedhë , zoti mos e thasht që ketyre  “ përfaqsuesve të popullit”të sotit tu bijnë milionat në dorë, se do ti çkoçnin si mos më konë,….. por  gjthnje duke mos mohuar edhe sa perjashtime . A nuk është futje e dorës në gjepat e taksapagusve nga  keta deputet të cilët për një vit as 30% të punëve dhe  objektivave të planifikuara nuk I kanë mbaru., kurse ata kanë marrë pagat 100% plus meditjet e pa fituara , mos të them të vjedhura ngase nuk kanë qëndruar në seanca  duke pamundësuar marrjën e vëndimeve legjitime për shkak  se nuk e bënin as forumin për kalime formale të shumë vendimeve dhe ligjeve .

A I kanë mbrojtë   keta “ deputet te popullit “ndonjëherë  ata qytetar që në ditë nuk kanë as tre euro të hyra për te jetuar më familjet e tyre, ai kanë mbrojtë këta  “deputet të popullit” ata qytetar që mbledhin kanaqe dhe skarp nepr deponi te berllogut anë e kënd Kosovës për të siguruar buken e gojës  se tyre dhe fëmijve të tyre, a kanë dhuruar ndonjëri nga ta para për të siguruar ndonjë qati për të pa strehet ?  Jo, Jo dhe Jo…. A mund të quhën këta deputet të popullit , apo deputet që mbrojnë  shefat e partive politike qe u takojnë  , apo kujt dreqit I sherbejne  …..

Është neveritëse kur  I shef këta “ përfaqsues të popullit” duke u shtyer   si kijet  ( qetë) e këqinjë ne zgjedh, kur grupet Paralemntare  të nje partia nuk  votojnë një Rezolutë të propozuar nga një subjekt tjeter  ,jo për mos  cilësinë e sajë ,por për shkak se Rezoluta  nuk është e tyre, e subjektit të tyre dhe më pas  po  Ai, subjekt sjellë një rezolutë tjetër  dhe kështu kemi një varg rezolutash të propozuara e as një të harmonizuar dhe të miratuar . Na u kanë bërë aq shumë Rezoluta të pa miratuara  si  brinat në thes, kurse votat për miratimin e tyre  na u  kanë berë si gomarët e Nastradinit. A nuk është turp për keta Paralamentar që në mungesë të kuorumit  te mos e miratojnë një Rezolutë  për vizat e qytetarve të Kosovës, kurse në anën tjetër më aq lehtësi merren vesh 20 Europarlamentar që tëtubojnë nensjhkrimet me kerkese per liberalizimin e vizave per qytetaret e  Kosvës ,

 A nuk është I mjerë ky Parlament I  cili pas gjithë atyre gafave të zëvëndës kryeministrit dhe Ministrit të punve të jashtmë Pacollit me kryeministren e serbisë Bernabiq në koridorët e OKB-së , të deshtimit të anëtarsimit në Interpol, e tani se fundmi me ftesën për një zonë ekonomike për ta fut legalisht në hise Serbinë në veri të Kososvës , të terhqjes se njohjeve  dhe deshtimit të plotë të diplamacise , mos liberalizim te vizave ,po keta deputetë mjerana nuk  mund ta shkarkojnë  Pacollin për dëmët e pa riparueshme që ia ka bërë Kosovës ……..Interesin e kujt po e mbrojkan keta mjerana  ?

 Debatët e ktyre “ përfaqsuesve të popullit”, ketyre mjeranave  që hikin nga seancat parlamentare  si nxenesit e këqinjë që hikin nga orët e mësimit, tani më janë zhvendosur në shumë studio televizive , ku të pispillosur më rroba të firmave të njohura ,më  flokët plotë “gell”, apo  ato  më frizuara  dhe grim të veqantë  , më passion debatojnë , na shitën për demokratë, patriot , për luftetarë të denjë të interesave të qytetarve , ngase mëndojnë që të gjithë se nga këto studio  mund të sigurojnë vota për zgjedhjet e arrdhëshme . Ata kanë detyre të shkojnë në keto debate në televizionet që I kanë nën kontroll shefat e tyre, për ti sulmuar dhe dgraduar kundershtarët e tyre politik.

 Më këto media të kapura nga bosat e partive dhe mafiozë të tjërë, keto debate të porositura nga mafiozet politik , vetëm sa sjellet huti, shperqendrojhet vëmëndja e qytetarve nga problemet reale të tyre , nga papunësia, korrupsioni , arsimi I degraduar , shendetsi largë intersave të pacientve , ajr të pa psatër , krim të organizuar , institucione të kriminlizuara  e shume çka tjetër….

 Nuk mund ti besohet me ketyre Paralamentarve mjeran të cilët durojnë një Qeveri më 24 Ministra  një  mepak se sa ka Qeveria Kineze, gjysma të korruptuar e më akuza, më 80 zëvëndës  ministra , më pesë apo gjashtë zëvëndës kryeministra, më një kope kshilltarësh të kryeministrit dhe ministrave të Qeverisë . Ju pyes a jeni ju  përfaqsues të popullit apo të miistrave dhe zëvëndës ministrave . vertet keni humb rrugën në oborr…..

A mund të ju besohet edhe më ju  “përfaqsueve të popullit”të cilet aq shumë e keni degradu interesin e popullit, duhet ta dini se  interesi I juaj nuk është interes I qytetarve , ju jeni deligjitimuar për të luftuar të keqën , për të luftuar për interesin e qytetarve , për të mbajtur ketë qeveri  të pakicës . Andaj , ju nuk jeni të zotët ta mbani e as ta rrëzoni ketë Qeveri dhe e keqja do të vazhdoi , por të jeni të bindur se jo pa fundësisht……….

UNë dua të besoi se të rinjët e Kosovës , rinia studentore se bashku më popullin në një të arrdhmë të afert nuk do ua besoi me voten e tyre , anipse ju jeni tw prirur pwr ta manipuluar , por kesaj rradhe ata do te ju bejne tw hikni  nga  hapsirat e Parlamentit të Kosovës , kjo u ka ndodhë shumë Parlamnetarve  dhe pushtetarve në shumë vënde demokratike , para presionit të tyre  ju do të detyrohi që të hikni të turpëruar ………………. Nje ditë  ndoshta  do të zgjohën ata  300 mijë të rinjë që u tubuan në sheshet ePrishtinës për koncertin e  Rita Orës  dhe shpresoi që do të  ua zejnë dyert e Parlamentit  dhe do të ua tregojnë vëndin  ku e keni , jashtë Parlamentit  të Kosovës.. Levizja studentore e ketyre ditëvë  ne Shqiperi lehtësisht mund të vijë edhe tek studentet tanë …..

  Kjo që e thash padyshim se nuk vlenë për ata Parlamentar të dinjitetshëm të cilet kan nderë ,moral , dinjitet dhe atdhetarizëm për Kosovën dhe popullin e sajë, per çfarë meritojnë falnderime   , por mjerisht  janë numerikisht  të pakët , janë në minorancë, ngase e keqja I ka mundë edhe ata  …….

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1