Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | Nëse Kosova do të kishte sado pak demokraci dhe përgjegjësi

Nëse Kosova do të kishte sado pak demokraci dhe përgjegjësi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Faton MEHMETI

Nëse Kosova do të kishte sado pak demokraci dhe përgjegjësi

Faton MEHMETI

A është më të vërtet Thaci shërbetor i Serbisë, apo pa vetëdije po i bën gjëmën Kosovës ?!

Imazhi i Kosovës asnjëherë s’ka qenë i kontestuar, edhe në mesin e atyre që na kanë mbështetur vazhdimisht. Imazhin po i’a nxin ky koalacion qeverisës në pushtet, me njerëz pa kredibilitet politik e as njerëzor. Skandalet e një pas njëshme të delegacionit të Kosovës shprehin më së miri mjerimin e thellë ku është futur vendi. Ky koalicion qeverisës brenda saj ka njerëz me  të kaluar kriminale, pa peshë në selitë e botës, andaj skandalet janë produkt se cfarë njerëz sot na udhëheqin shtetin. Duke e shtyr më tutje iden se jemi të varfur nga niveli i përfaqësimit, duhet thënë se dikur Kosova gëzonte respekt të thellë në botë, kur asaj i printe themeluesi i Kosovës modern, Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova. 

Derisa saj sot ajo përfaqësohet nga lobist rus, bashkëpunëtor të Serbisës, dhe kriminelë të kazinove. Kjo gjendje të shtyn të vajtosh ditë e natë se ku ishim e ku jemi. Krijimi i sistemit të tanishëm e pamundëson rrëzimin e këtij kolacion me forma dhe mënyra demokratike, pasi pushteti mbahet nga mënyra krejtësisht antidemokratike. Andaj po qëndrove brenda sistemit të institucioneverrezikon shumë që opozita të shëndrrohet në fasadë të këtij pushteti. Në këtë prizëm opozita duhet ta luftoj këtë pushtet në pushtet me të gjitha mjetet, qoftë protesta, bllokim të kuvendit duke detyruar kështu që kjo klasë aktuale në pushtet të largohet nga pushteti. Nuk mund të pretendosh të mbash zgjedhje të ndershme me Thacin president, e me PDK në pushtet. 

Kjo e keqe duhet të rrëzohet nga pushteti me cdo kusht. Sistemi që e ka ndërtuar krahu I luftës iu ka mundësuar lloj lloj mafiozi , servile të bëhet deputet dhe ministër. Andaj skemi pse habitemi që deputetët kërcënojnë prokurorët me Kanun. Ku ndodh në botë që deputetët të kërcënojnë prokurët dhe përsëri të mbajnë poste të tilla, pasi nuk mbahen në burg më shumë se 30 ditë. Kjo sa për të hedhur pluh syve qytetarëve se gjoja se po zbatohet ligji, këto lojëra politike janë të njohura. Me deputetë që kërcënojnë prokurët, zv.kryeminstër e ministra që prodhojnë skandale ska si të mendohet se vendin e presin ditë të mira. Thaci ose është spiun francez-rus që synon ndarjen e Kosovës, me qëllim të minimizimit të rolit amerikano-britanik në ballkan, ose I ka ikur truri. 

Derisa Thacit do i mundësohet mbrojta, strehimi nga arrestimi i Gjykatës Speciale, qeveria Haradinaj në anën tjetër vazhdon  të demtoj bizneset, duke iu mundësu oligarkeve marrjen e tenderëve. Kosova e rrezikuar më shumë nga brenda se nga jashtë. E kam të vështirë të besoj se Thaci do të largohet nga pushteti pa ia bërë gjëmen e madhe vendit, ashtu sic nuk besoj fare se krahu i luftës do t’i sjell vendit dicka pozitive. Nëse Kosova do të kishte sado pak demokraci dhe përgjegjësi, atëherë automatikisht Hashimi dhe Ramushi duhet të ishin shkarkuar, për dëmet që po i bëjnë vendit. Derisa Thaci vazhdon bisediemt me Vucicin në kundërshtim me realitetin dhe bindjet e qytetarëve, për cka zotohet se po udhëhiqet nga votat dhe interesat e tyre. Pavarësisht se a me dashje apo pa dashje, Hahsimi dhe kjo qeveri po i bëjnë dëme vendit, andaj sa nuk është vonë me cdo kusht duhet të largohen nga pushteti si qeveria dhe presidenti, që vendi të shpëtoj sa më më pak dëme, ndryshe historia nuk do na e fal.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1