Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | Disa portale, media dhe gazetarë antishqiptarë e turkofobë në Shqipëri e Kosovë

Disa portale, media dhe gazetarë antishqiptarë e turkofobë në Shqipëri e Kosovë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Skënder Sadri KAPITI

Disa  portale, media dhe gazetarë antishqiptarë e turkofobë në Shqipëri e Kosovë 

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqipërinë e ka mbërthyer  padrejtësia, krimi, korrupsioni, tradhëtia, droga dhe eksodi. Për ditë dëgjohen e lexohen në  gazeta e portale si dhe shikohen nëpër televizionet e Shqipërisë  lajme të tmerrshme krimesh të cdo lloji,  raste korrupsioni, hajdutërie e trafikimesh njerzore e droge, vjedhje politike, krime gjyqsore e qeveritare, grabitje shtëpish e krime ordinere  të cilat përbëjnë kryelajme  në Shqipëri. 

Pa dyshim që për këto lloj lajmesh e informacionesh negative që jipen si kryelajme për Shqipërinë  nga mediat  shqiptare,  por që edhe për këto lajme,për paraqitjen  “famoze e pompoze” të tyre janë të interesuara programe dhe strategjitë antishqiptare greke, sllave, serbe dhe qarqe antishqiptare europiane të cilat duan ta paraqesin  dhe ta ushqejnë jo vetëm opinionin e brëndshëm shqiptar por edhe atë botëror  me informacione te tilla,me qëllim të diskreditimit me imazhin sa më negativ që të jetë e mundur, me qëllim izolimin dhe mosintegrimin e Shqipërisë në BE, në përpjekje për ta paraqitur para opinionit europian nje imazh negativ për Shqipërinë dhe për shqiptarët;  si vënd qënuk ndërton shtetin ligjor me standarte moderne e demokratike, si një Shtet i cili prodhon  moszhvillim,pasiguri, paqëndrueshmëri, krim ,korrupsion ,drogë dhe eksod. Kësaj i shërbejnë edhe shume medie, portale, gazetarë , drejtues opinionesh e analizash, opinionistë por edhe politikanë shqipfolës antishqiptarë të cilët bëjnë tradhëti kombëtare  duke ngrënë paranë e huaj dhe duke u bërë mercenarë të saj.

Tani na doli publikisht edhe skandali tjetër ku nuk e di se a ka mbetur ndonjë gazetarë, opinionist, media e portal i pa ndotur  nga tradhëtia kombëtare  të financuara nga eurot sekrete greke apo edhe serbe për të bërë propagandë e lobim të interesave antishqiptare të tyre në Shqipëri.

Motivi që më shtyu për këtë shkrim është skandali i madh i bërë publik nga media për financimin me fonde sekrete nga Shteti grek për portale, media dhe për gazertarë shqiptarë  të ciët propagandojne dhe lobojnë për interesat greke në Shqipëri.

Ca (por jo edhe të paktë )gazetarë, portale dhe media antishqiptare e turkofobe në Shqipëri e Kosovë  janë mercenarë serbo-grekofilë dhe u shërbejnë interesave të Greqisë e Serbisë në këmbim të financimeve sekrete që ato dhe kisha ortodokse marrin  prej fondeve sekrete antishqiptare të qeverive të Serbisë e të Greqisë.

Në Shqipëri nuk janë të pista, të ndotuara ,të kriminalizuara e të korruptuara vetëm politika, drejtësia, pushteti por  më shumë dhe më antikombëtare  janë  disa portale, media e gazetarë. 

Propaganda,informacionet , kronikat, intervistat, opinionistët dhe lajmet   që ato ua servirin opinionit  shqiptar  me helmin greko-serbofil antishqiptar. Pra lajmet dhe informacinet që merr publiku nga mediat e financuara nga eurot e fondeve sekrete greke e serbe  janë të situra, të klasifikuara,dhe  të parapërgatitura duke kaluar në filtrin e parave dhe të eurove të antishqiptarizmit.

Kjo përderisa doli edhe sheshit financimi i tyre nga fonde sekrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për dhe në shërbim të interesave të shtetit grek .

Ajo e cila habit më së shumti është heshtja  dhe “indiferentizmi” edhe e  politikës dhe e politikanëve shqiptar, qoftë pozita si qeveri,  qoftë  madje dhe nuk kuptohet pse hesht edhe opozita, mediat pranë tyre dhe  heshtja e struktuarave shtetërore përballë këtij turpi kombëtar e skandali të rëndë që mediat, gazetarët dhe portalet në Shqipëri marrin para të zeza  dhe para “sekrete”për të bërë lobim në favor të interesave greke në Shqipëri. 

Apo mos vallë edhe politikanët shqiptarë marrin financime nga fondet sekrete serbe e greke për ta mbajtur Shqipërinë peng paqëndrueshmërie, mosfunksionimi të ligjit, të drejtësisë dhe shtetit ligjor. Kjo pasi për faje tërësisht të politikës së politikanëve shqiptar   të papërgjegjshëm dhe me rekorde kriminale korrupsioni e tradhëtie, prej këttyre soji politikanësh Shqipëria mbeti gjithnjë   problematike me ligjin, me drejtësinë, me trafikimin e qënieve njerëzore dhe të drogës; një Shqipëri problematike  me krimin dhe me korrupsionin, me papunësinë dhe me eksodin; një Shqipëri shumë larg  integrimit në BE, gjëndje kjo e cila  është në interes të strategjisë  antishqiptare dhe interesave greke e serbe .

Dhe nuk  është vetëm Greqia por janë edhe Serbia e cila ka mercenarët e vet në mediat shqiptare në Shqipëri  si p. sh. deri një emisioni me emërtesë serbe “provokacija” e mercenarit apo kopilit grek Mustafa Nano i shitur për 30 mijë euro e që ka thënë se “kosovarët kanë gjak serb”  dhe te disa portale e TV në Kosovë. Ka  edhe gazetarë, pseudohistorianë me ndikim dhe formësim sllavo-grekobizantin, intelektualë dhe politikanë  shqiptarë  serbo-grekofil me emra musliman por që shprehen dhe janë  tepër fanatië   kristianofilë. Kjo vjen prej asaj  se  këtë ata e bejne per t’u dukur dikushi dhe për t’u shitur e paraqitur sikur janë “patriotë eurokristianë”,  ose dhe  më e sakta është kjo: se ata kanë marrë paranë e huaj për të mbjellur e pëhapur  urrejte kundër  shumicës  së muslimanizmit shqiptar  si dhe për të përcarë  sa të munden marrëdhëniet  vëllazëreore shqiptarto-turke. 

Këto ,pra, disa media dhe gazetarë shqiptarë qënkan shitur dhe kanë bërë tradhëti kombëtare,  bëjnë antishqiptarizëm dhe dëm të madh interesave kombëtare. Disa portale dhe gazetari e media  në Shqipëri por edhe në Kosovë japin lajme politike sipas gustos, shijes  dhe asaj se cfarë dëshirojnë serbët e grekët: interesat e tyre  politike, ekonomike, kombëtare dhe strategjike antishqiptare. 

Pra, tani po  kuptohen edhe ato portale islamofobe e turkofobe të cilat vjellin vrer edhe kundër  Turqisë, kundër marrëdhënieve miqësore e vëllazërore shqiptaro-turke. 

Prishjen e marrëdhënieve shqiptaro-turke e dëshirojnë armiqt tradicionalë të shqiptarëve ,grekët dhe serbët kryesisht (por edhe qarqe politike e raciste islamofobe të Europës), paratë e të cilëve kanë blerë media, gazeta, gazetarë e pronarë mediash, por edhe politikanë  në Shqipëri e Kosovë.

Pra, pas  rrezikut të “neosmanizmit” të fabrikuar nga grekët e serbët, nga politika dhe nga kisha e tyre, qëndron  paraja e tyre të cilët kanë korruptuar dhe blerë disa farë pseudoanalistësh, mercenarë pseudo- historianë antishqiptarë, disa media , disa gazetarucë , disa portale në Shqipëri dhe në Kosovë të cilët e luajnë rolin e mercenarit antishqiptar maskuar e justifikuar me rrezikun e neootomanizmit dhe të erdoganizmit.  

Nuk është fare e vështirë për t’i dalluar  ata sharlatanë gazetarë  e media të shitura te serbi e greku, dhe nuk është e vështirë për të  kuptuar se qëllimi kryesor i fondeve serbo-greke është futja e grindjes dhe e urrejtjes së shqiptarëve kundër Turqisë me synimin e vetëm që shqiptarët të izolohen në Ballkan, pasi shqiptarët kanë armiq sllavët e grekët , dhe po këta bëjnë gjithcka munden që të sabotojnë e të prishin marrëdhëniet miqësore, vëllazërore e strategjike shqiptaro-turke. 

Këtë ata synojnë ta bëjnë duke u përpjekur që të prishin marrëdhëniet ekonomike, politike, diplomatike, kulturore, akademike, tregtare dhe sidomos ato ushtarake e strategjike të Shqipërisë e të Kosovës me Turqinë.

Disa media shqiptare të shitura, me djallëzinë e tyre maskuar në disa raste me patriotizëm të rrejshëm dhe me proeurointegrimin e tyre fals ,me dukje dhe me reklamime  me mjaft hipokrizi e finesë  përpiqen të ushqejnë te shqiptarët urrejtjen për Turqinë; përpiqen ta manipulojnë dhe ta helmojnë opinionin publik  shqiptar  me rrezikun e neootomanizmit, turqizmit dhe erdoganizmit  gatuar në kuzhinat  dhe skutat e errëta politike e diplomatike të Greqisë e të Serbisë por edhe nga politikanë e mediatikë  perendimorë. 

Synimi i vërtetë   është përpjekja  e tyre për ta paraqitur si rrezik neoosmanizmin  me qëllim  për t’ua harruar, shlyer  dhe larguar shqiptarëve nga kujtesa historike krimet dhe genocidin sllavo-grek të ushtruar prej tyre , pra në përpjekje për të  humbur nga kujtesa historike kombëtare genocidin dhe kryqëzatat kriminale sllavo-serbo-greko-ortodokse  mbi shqiptarët të ndërmarrë prej tyre që prej 150 vitesh.  

Turkofobët mediatik, propagandistik dhe gazetarët dhe pseudointelektualët  shqiptarë turkofobë që janë një pakicë,   disa prej tyre janë injorantë  dhe fanatikë kristianë, por më të shumtët  e kësaj pakice islamofobe e turkofobe   janë mercenarë e tradhëtarë  përderisa pranojnë të marrin euro nga fondet sekrete të Greqisë e Serbisë dhe të shndërrohen në zëdhënës dhe propagandues të interesave politike e strategjike antishqiptare të tyre. U habita kur lexova një shkrim të një turkofobi e grekofili shqiptarë i cili mundohej që korruptimin dhe mercenarizmin progrek të shqiptarëve  t’ia faturojnë otomanizmit ,sikur ai solli ryshfetin dhe mercenarizmin, kur dihet që krimin, genocidin, pabesinë,  mercenarizmin, pabesinë  dhe korrupsionin e ka aplikuar gjithmonë Europa kryqtare  dhe madje edhe sot perendimi  modern.

Problemi i shqiptarëve nuk është i ashtuquajturi rreziku “neootoman” por rreziqet për shqiptarët janë dhe mbeten sllavizmi dhe helenizmi , genocidi dhe kolonializmi sllavo-grek të cilët mbajnë të pushtuara trojet shqiptare në Mal të Zi , Serbi, Maqedoni e Greqi. 

Dhe, ata shqiptarë të cilët propagandojnë, trillojnë dhe përpiqen që të përhapin, të infektojnë  e të përcajnë marrëdhëniet shqiptaro-turke janë tradhëtarë dhe antishqiptarë pasi bëjnë atë të cilën duan pikërisht serbët dhe grekët antishqiptarë: destabilizim, moszhvillim, mosintegrim, përcarje dhe izolim të shqiptarëve edhe prej miqve dhe aleatëve strategjik të tyre ,prej SHBA dhe prej Turqisë.

Nuk janë rrezik për shqiptarët Turqia dhe as Erdogani por ata janë miq besnik e të sinqertë të shqiptarëve , pasi Turqia  është aleati besnik politik, diplomatik, ekonomik, ushtarak e strategjik për shqiptarët.

I pyesin turkofobët  shqiptarë dhe mercenartë serbo e grekofil  që merren deri edhe me grimca, shpifje të ulta , intriga  dhe me thashethemnaja urrejtje kundër Turqisë, se Turqia nuk është as si Serbia, as si Greqia dhe as si Rusia të cilat janë armiq të shqiptarëve; të cilat nuk e kanë njohur akoma Shtetin e Kosovës por vetëm sa punojnë ditë e natë kundër shqiptarëve.

Ndërsa Turqia është ndihmësja dhe kontribuesja kryesore për shtetndërtimin moderrn të shtetit të  Shqipërisë dhe Kosovës, të ndihmës ushtarake e strategjike për Shqipërinë e Kosovën.

Turqia ishte lobuesja kryesore në favor të interesave të Shqipërisë pas SHBA-ve për anarësimin e Shqipërisë në NATO; Turqia  është lobuesja kryesore për njohjet ndërkombëtare të Kosovës nga vëndet islamike; është  avokatja besnike e Kosovës në NATO  dhe në OKB etj. 

Si nuk kanë turp dhe si guxojnë që këto media e gazetarë të bëhen mercenarë kundër interesave kombëtare shqiptare; si guxojnë që t’u shkojnë për shtati dhe tu shërbejnë interesave  të kolonizatorëve sllavë e grekë të cilët akoma synojnë që ta coptojnë  Shqipërinë e Kosovën, t’u marrin atyre detin dhe territore kur ato mbajnë nën pushtim Shqipërinë Veriore nën  Mal të Zi, Kosovën Lindore  nën Serbi; Shqipërinë Jugore e ka koloni Greqia ,dhe shteti artificial Maqedonia e cila si shtet është ngritur mbi troje shqiptare. 

Ndërsa turkofobët  shqiptarë sllavo-grekofilë  ndjellin e përpiqen  të përcajnë marrëdhëniet shqiptaro-turke, përpiqen që të helmojnë e të prishin aleancën strategjike, Aleancë e cila është strategjike dhe jetike në Ballkan për shqiptarët.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1