Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | Ju përkujtojmë kryeministrit dhe kryeparlamentarit!

Ju përkujtojmë kryeministrit dhe kryeparlamentarit!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Hasan Hasanramaj

 Pensionistet na shkruajnë

 

Ju përkujtojmë kryeministrit dhe kryeparlamentarit! 

 

Shikoni këto dy fotografi - ku na keni dhënë premtime të mëdha...?!

 

Nga Qeveria dhe Parlamenti  në  Kosovë  kërkojmë që të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje  me të madh gjatë  këtyre ditëve  dhe momente të  vështira të pleqërisë. Me siguri po pritni që një ditë ne të vdesim dhe atëherë të na i zgjidheni  problemet tona me të cilat po kacafytem që tetëmbëdhjetë vite bashkë me ju që po punoni vetëm për internat e juaja personale?!                                                                                      

 

Hasan Hasanramaj

 

Ne pensionistet e Kosovës me diploma të fakultetit më gjepa dhe të tjerët të vuajtur dhe të diskriminuar nga  Qeverisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Parlamenti i Kosovës po ju drejtohem me këtë shkrim  lidhur me shkeljen e ligjeve të Kosovës, ato ndërkombëtare dhe të akteve tjera normative dhe njerëzore që kanë të bëjnë me të drejtat e  pensionisteve në Kosovë ?!  Ju kryeministër,  ju ministër i Ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, ju kryetar  i parlamentit, ju parlamentar të Kosovës edhe  përkundër ankesave dhe kërkesave  që i keni marrë nga ne pensioniste dhe  Lidhja e Pensionisteve dhe Invalidëve të Punës të Kosovës me datë o3. 11. 2017 numër 17, Sindikatat e Kosovës në mënyre individuale dhe grupore keni qenë të obliguar që të shqyrtoni animimet  e  ne pensionisteve - si Ministri, si Qeveri  si Parlament dhe si parlamentar. Andaj, duke e pas parasysh mosveprimin e juaj  si administratë shtetërore duke u bazuar në afatin ligjor të nenit 130  të paragrafit  2 të ligjit të procedurës administrative pensionistet të diplomuar gjatë vitit 1990  urgjentisht  kërkojmë të anuloni  pikën  “2” të këtij vendimi  dhe në të njëjtën kohë të shfuqizoni neni “4” dhe “5”  të udhëzimit administrativ.  Me këtë vendim ne  pensionistet me diploma të fakultetit në xhepa të leshura nga Universitetet - ju pa asnjë mbështetje ligjore, njerëzore na  keni  kategorizua në kategorinë   e tretë  apo të katërt të shfrytëzuesve të pensioneve me -  përgatitje shkollore të mesme,e jo në kategorinë  superiore shkollore që i kemi ne xhepa”?!...                                      

 

Çka  po pritni anuloni  Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 dhe miatoni Ligjin për pranimin e stazhit të viteve 90-ta

 

Për t’i dëshmuar të gjitha këto mund të  ju kemi ofrua diplomat e  fakultetit, librezat me përvojën e pune  të   evidentuar dhe të vulosura në ankesat tona Ministrisë dhe ministrit të Mirëqenies Sociale. Pra, çka po pritni anuloni  Udhëzimin Administrativ nr. 09/2015 dhe miratoni Ligjin për pranimin e stazhit të viteve 90-ta për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensioneve kontribut pagues të nxjerr nga Ministria e Punës, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës: Merrni e lexoni nenin  8  të Ligjit  nr. 04/ L-131 ku janë paraparë  kushtet dhe kriteret për njohjen e drejtës në pension,  të moshës, të stazhin  dhe dëshmive tjera për pagesën e kontributeve,  në nenin “4” dhe “5”  të Udhëzimit Administrativ  nr. 09/2015  të  përgatitjeve profesionale. Është rregull që çdo akt ligjor dhe nënligjor  të jetë  dhe të përfillet në pajtim me ligjin. Mirëpo udhëzimi Administrativ i nxjerr nga  Ministria e Punës  e përkrahur nga  Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës është në kundërshtim me ligjin ku  ceket vetëm kontributi ne pune gjatë viteve sa është punuar, kurse ne udhëzim edhe kualifikimet. Ky udhëzim jo vetëm që është në kundërshtim me ligjin, por edhe me legjislacionin e Bashkësisë Evropiane (ku  institucionet e Kosovës në mesin e tyre  Qeveria dhe Parlamenti  janë  të obliguar  të  inkorporojnë në aktet e tyre ligjore dhe nënligjore), ku  praktikat e vendeve evropiane punëtori paguhet në baze të kontributit të dhëne  gjate viteve,  por i njëjti në Kosovë duhet të paguhet në bazë të kontributit të dhënë, e jo të  përgatitjes shkollore. Pra, ky udhëzim është diskriminuese, jo human,  jo  ligjor, jo  njerëzor, sepse me këtë qindra pensionisteve në Kosovë me diploma të fakultetit ne xhepa pa asnjë mbështetje ligjor  u është mohohu kualifikimi shkollore  superior dhe kontributi të  cilin e kanë dhënë  në institucionet e ndryshme në Kosovë. Po ashtu me rastin e hartimit  të  këtij  udhëzimit administrativ nuk janë respektuar as standardet e  akteve normative të cilat neve me diploma të fakultetit ne xhepa po na goditni nga 50  e me shume euro  për çdo muaj ?!                                                                                    

 

Ju padijshmit  lexoni nenin  8  të Ligjit  nr. 04/ L-131 lidhur me  kriteret për të drejtat e pensionisteve

Ministria e Punës, Qeveria, Parlamenti me rastin e hartimit të udhëzimeve administrativ duhet ta dinë së  nuk kanë veprua në pajtim me  parimet të cilat përmbajnë elemente diskriminuese të cilat nuk  janë në pajtim me dispozitat e acquis të BE-së ( për të cilat pushtetarët e Kosovës deklaroheni  para qytetarëve dhe BE-së se  aktet e tyre normative janë ne pajtim me to) .Pra  duke pas parasysh të gjitha  këto  shkelje dhe mashtrime  ligjore që i cekem më lartë  pensionistet e goditur në Kosovë kërkojnë  nga  Qeveria, Ministria e Mirëqenies  Sociale, parlamenti  dhe deputet  të cilët  janë  bërë të shurdhet, imun dhe diskriminues ?!  Pra ne pensionistet e Kosovës- kategoria me e goditur  gjatë tetëmbëdhjetë  vjetët të pas luftës së fundit  jemi të brengosur për  pozitën tonë të vështirë dhe diskriminuese nga ata që janë në pushtet, gjë e cila  po ndikoni në vështirësimin jetës dhe ekzistencë fizike. Andaj edhe një herë nëpërmjet kësaj letre  po kërkojnë nga ju që të keni një respekt, një dinjitet, një dhimbje, një përkrahje  me të madh ndaj ne pensionistëve që po jetojnë këto ditë  dhe momente të  vështira të pleqërisë ku kemi nevojë, për një respekt, për një ndihmën  materiale,  për mos shkeljen e të drejtave tona. Në fund të këtij shkrimi po jupërkujtojmë  së gjatë aktivitetit parazgjedhor dhe zgjedhor që u mbajtën vitin e kaluar krye parlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës Ramush Harafinaj ne kategorive të pensionisteve  si shtresa me e  diskriminuam: Na premtuan së me ardhjen  e tonë në pushtet do të këtë rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë kontribut dhënës 25 deri 30 për qind. Po ashtu  brenda tre muajve, Kuvendi i Kosovës do të nxjerrë Ligjin - ku  do t’u  pranohet i stazhit i viteve të  90-ta . Do tu sigurohet transporti publik, medikamenteve e shumë gjera të tjera falas. Kaloi me shume së  një vit  që në  krye të parlamentarit dhe kryeministrisë erdhët në  pushtet,  për fat të keq nuk ndërmerren asgjë për realizimin e premtimeve të tyre nga takimi i mbajtur në lokalet Lidhjes të Pensionisteve dhe Invalidëve të Punës në Prishtinë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes të  Memorandumit të bashkëpunimi. Andaj, po ju përkujtojmë shikoni fotografin numër një - ndoshta ju kujtohen premtimet që na i keni dhënë  në lokalet e Lidhjes së Pensionisteve në Prishtinë të cilat për fat të keq mbeten vetëm premtime në letër e asgjë tjetër?!...

Legjendat e fotove:

Në lokalet e Pensionisteve në Prishtinë kryeministri dhe krye parlamentari na premtuan shumë, por nuk realizuan asgjë! ... 

Ku mbetën premtimet së pensionet do tu rriten 25 deri 30 për qind, do të miratohet ligji për pranimin e stazhit të viteve të 90-ta,  transporti dhe medikamentet – falas

Diplomat origjinal të pensionisteve te Kosovës të lëshuar gjatë vitit 1990/ 91 Ramush Haradina me Kadri Veseli nuk i njohin

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1