Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | THIRRJE QEVERITARË!

THIRRJE QEVERITARË!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fahri Dahri

 

MOS NA HIQNI SINJALISTIKËN E RRUGËVE TË HISTORISË

DHE AS MOS NA MOHONI PERSONALITETET DHE  HERONJTË TANË

(Një retrospektivë)

Johannes Hahn, austriaku që “hapi” dosjen çame në Bruksel

(Sipas Gazetës “MAPO”, datë 01.10.2016)

Politikani Johannes Hahn, që mban postin e komisionerit për zgjerim të BE-së, ka theksuar faktin që çështja e ndarjes së detit dhe ajo çame duhet të diskutohen mes palëve dhe BE mbështet dialogun.  

         “Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dyja vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”- deklaroi Hahn. 

 Kjo ishte situata 24 ditë, 9 muaj dhe 1 vit më parë!. 

 Ishte hera e parë që u hap fjala për “Çështjen Çame” në Bruksel. Këtë hap të gjithë e quajtëm: Rruga që shpie në realitetin e njohjes si problematikë që duhet të marrë zgjidhje ndërmjet dy shteteve:Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe fillimi i dëgjimit të zërave të komunitetit, që ka mbresa të fuqishme nga ato ngjarje dhe që i jeton me tërë qenien e tij.Komuniteti që përjetoi gjenocidin më të egër, këtu e 74 vite më parë. 

           Të gjithë e dimë se historitë e secilit popull janë të paprekshme, të shenjta, janë ndërrtesa e gjenit etno-racor për njerëzimin, si të tilla askush nuk ka të drejtë t’ua cënojë, nëse ndokush u a mohon apo u a fshin, fesh ngjarjet, do të thotë sikur një rruge të gjatë të mos u a lësh sinjalistikat e domosdoshme, dhe akoma më keq ndodh kur një komuniteti, etnie apo rrace u a fshin apo ua zhduk personalitetet, heronjtë apo figurat e saj, ështe e njëjtë si t’ua kesh shuar dritat dhe ta lësh në errësirë atë pjesë të shoqërisë.

Zotërinj qeveritarë! Mos na humbni historinë, as dritën e jetës! 

 Muajt, vitet kalojnë dhe sot nëpërmjet disa zërave të personaliteteve nga të dy anët e kufirit, si dhe mediat, të cilat masin “forcat e krenarisë” për të mbëshetur zërat testuese, për të siguruar “madhësinë” e reagimeve përkatëse, përhapin, pse jo dhe me një farë optimizmi, se pikërisht “Çështja Çame”, e cila u hap në Bruksel dhe u përgëzua si përpjekje për njohjen e të drejtave të minoriteteve dhe “Çështja Çame”, na thuhet me plot gojën se “nuk është në agjendën e bisedimeve dypalëshe”.  

E vërteta është në tavolinat e negociatorëve dhe e pavërteta ndodhet tek pazaret e mediave, që secila kërkon të fitojë sa më shumë “klikime” me anë të internetit. Sidoqoftshin bisedimet mes palëve, disa të vërteta kanë dalë në sipërfaqe nga “heshtja” e negociatorëve, mbasi pala shqiptare, i ka vënë në zbatim, siç janë varrezat në Bularat, Përmet dhe pezullimi i pasaportave të shtetasve shqiptarë që kanë lindur në krahinën e Çamërisë. 

Mos u habisni! Edhe thuhet se “Çështja Çame” nuk është në agjendën e bisedimeve dypalëshe, siç dëgjohen ashpër zërat e palës greke, por realisht po diskutohet që toponimet historike të fshatrave, qyteteve dhe të vetë rajonit të Çamërisë, të mos përmenden bile deri edhe tek tekstet shkollore. Kuptohet “Çështja Çame” realisht është në “rendin e ditës”, por vetëm për ato veprime që kërkon interesi i palës greke!!.

Kur, afro dy vjet më parë foli Brukseli, që në bisedimet dypalëshe të përfshihej edhe problemi i shqiptarëve të Çamërisë, pati shumë entuziazëm nga disa drejtues partish, duke nxituar për të marrë “meritat e atij triumfi”.

Si dëshmitar i realitetit të ngjarjeve makabre të vitit 1944-1945 dhe vijëmësisht, e ndjeva detyrë objektive të shoqëroja me një koment, qendrimet prej secilit ndaj asaj ngjarje që sapo ishte hedhur ne tregun politik dhe diplomatik!.(Shif komentin tek Gazeta Mapo, datë 1/10/ 2016). 

Atë koment, e shoh të arësyeshëm për ta ribërë publik me synim të përpjekjeve personale në ndihmë të vendimmarrjeve tepër të rëndësishme të “programit strategjik” që hpresojmë të përfundojë me sukses!.

Komenti i datës 01.10.2016:

Mendoj se kjo çështje, e cila quhet “inekzistente” nga gjenocidistët, në fazën e re që po fillon, nuk bëhet as me eufori (sepse dinakeria greke ka 100 vjet që ka fituar), as ka nevojë për sharje, mllefe, as për të rrahur gjoksin prej askujt. Ka shumë rrugë për të ecur, sapo ka filluar ecja në kilometrin e parë. Prandaj Ministria për Europën dhe e Jashtme e Shqipërisë, në bashkëpunim me elementin që i përket kësaj çështjeje, lipset të organizojë krijimin e një sektori të posaçëm, për të përgaditur hapat e shpejta e të urta dhe për të siguruar me sukses përfundimin e rrugës së nisur. 

Nëse do vazhdohet me sa po dëgjojmë në media, keshilloj që nuk është gjetja e veprimeve të duhura. Është shpejt për të ndarë “racionet” për merita. Prindërit tanë që u vranë u therën me sopata e hanxharë, gra e fëmijë të  djegur të gjallë me benzinë dhe në furrat e zervistëve; prindërit tanë që u burgosën për florinjtë (kishin ose jo) nga kjo anë kufiri, nuk prehen të qetë nëse ne sot të rrimë e të shajmë, apo të lavdërohemi. Jo! 

Ata dhe ne, duam që në përputhje me zhvillimet e sotme civilizuese të shoqërisë, me maturi dhe urtësi të krjojmë bindje tek pala trashëgimtare keqbërëse, për të bërë të mundur pendimin, të çlirohet nga barra e rëndë e gjenocidit dhe të ofrojë bashkëbisedime dhe ballafaqime me të vërtetat në frymën e çlirimit të ngarkesave tepër negative që trashëgohet nga e shkuara jo e largët. 

Jam lindur në atë vend, u largova andej si gjithë bashkëkomunitarët nën vringëllimin e hanxhareve, sopatave, therjeve me drapër e kosa, fëmijë e gra, tmerre që më kanë shoqëruar në jete. Largimi ishte i dhunshëm, sepse askush nuk ndihmonte, as gjermani që aludohet, askush, edhe ndonjë rast kur ndonjë i krishter përpiqesh të ndihmonte, gjente vdekjen prej zervistëve. Sot koha nuk kërkon shpagim, as hakmarrje, kërkon zgjidhje ligjore brenda normave të të drejtave ndërkombëtare të njeriut. 

Qeveritarët grekë duhen ndihmuar që t’u krijohet mundësia për të vepruar me drejtësi ndaj “Çështjes tonë ekzistuese”. Prandaj uroj të ecet me kujdes, vëmëndje të veçantë dhe me urtësinë e të moçmëve tanë. E drejta vërtet është në krahun tonë, por që të fitohet kërkon mënçuri, forcë mendimi për bindje me dokumente të sakta dhe të vërteta.

 Me respekt të veçantë për cilindo që përpiqet për rihapjen e këtij problemi tepër human dhe të një rëndësie historike. 

Ju pershendes dhe uroj që ecjet të jenë të matura, të drejta dhe hap pas hapi”.

Ky ishte komenti që mendova para afro dy viteve, lidhur me trajtimin që bëri Brukseli, në momentet e para të idesë së negociatave dy shtetërore!.

Më, 25/07/2018.-                 Fahri Dahri 

 

Comments (1 posted):

Fiqri Shahinllari on 25/07/2018 17:14:04
avatar
TE PACA FAHRI, MIKU IM I HERESHEM.jAM ME TY, ME KOMENTIN TEND TE MESIPERM

Fiqiriu

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1