Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | Hallemëdhenjtë e qytetit tim

Hallemëdhenjtë e qytetit tim

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ilir Levonja

Ilir Levonja


Hallemëdhenjtë e qytetit tim 


Këtej nga një rrugë e heshtur, me ca shina tramvaji, në qoshk kafeje, sa hapa kompjuterin me del fytyra e Ramës nga qyteti im. Në një panel specialistësh dhe interesaxhinj..., sepse nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka Ruçi me Bashkim Finon me hadhemëdhenjtë e Myzeqesë dhe Darsisë sime. Një platformë brutale e butaforisë sonë, ideologjisë... llogaridhënia qytetarëve. Mirëpo kur e shikon nga ambjentet e perëndimit, të gjithë platformistat të duken kunguj gardhi. Nominim që askush tjetër më mirë se myzeqarët nuk ia di kuptimin këtij togfjalëshi. Shkurt, ligjërata për drejtësinë. Në fakt hadhemëdhenjtë e mi Edi kanë nevojë për rrugë. Jo se duan ta injorojnë drejtësinë tënde të shpifur që e ke katapultuar tek tre emra nga qeveria e djeshme. Megjithëse ke në pushtet që nga 2013 vazhdon avazin e gjynahqarit karshi këtyre emrave si e keqja e vendit. Arrestojei ata, ose arresto veten. Se demokracia është akt dhe shifra. Po ty nuk ta mban se je edhe vetë pjesë e klanit të Zemunit. Hallemëdhenjtë e mi janë të përvëluar nga drejtësia sepse e kanë provuar në kurriz qitapin kushtetues të juripudencës shqiptare, sidomos pas 97-tës kur përdhunimet e vrasjet kapën kulmin. Sado që ke një afimitet me Lushnjen prapë ti nuk e njeh. Shko në varrezat e qytetit dhe të kuptosh se sa është terur ai qytet. Drejtësia jote???? As për letër higjenike nuk hyn në punë atyre hallemëdhenjëve,  pasi e dinë mirë që në kulturën tonë mjerane një dorë para e bën mushkonjën buall. Pa përmendur juristët e inkubatorit të dëmdemokracisë sonë. Po e thënë shkoqur, deri tani kjo drejtësia jonë nxorri dy rryma. Ata që vazhdojnë e flasin në emër të ligjit për krimet e komunizmit. Dhe këta sharmanët e sotshëm të Kristalit ku se kanë problem ta ngrenë nga varri edhe Eskobarin e Medelenit në Kolumbi. Dhe faktet e fundit po e tregojnë qartë se shqiptarët kanë lidhje të pastra me kolumbianët. Po jemi tek lushnjarët..., futu një herë në ato rrugica lagjesh dhe të shikosh realitetin e pa rruar. Ku edhe pse rrethina të hershme, ato rrugica janë edhe trashe tubacionesh të kalbëzuara, mortje plehrash e muti, ngucje frike dhe droje, sidomos gjatë dimrit  ku të ha të gjallë balta. Kushedi sa herë është çarë e stërçarë një syresh. Dhe nëse hap arkivat e tenderimeve në Bashki, nuk mbetur këmbë marangozi a saldatori, a futbollisti pa përvetësuar milionat e hedhura, këmbë qerrexhiu me firmë ndërtimi etj. Ato miliona të këtyre viteve do kishin lidhur Lushnjën me Savrën me kohë dhe me gjashtë korsi. Por nuk janë bërë. Unë jam rritur në lagjen e kodrës dhe e di deri në frymën e fundit se, asgjë nuk duam më shumë të gjithë ata, vetëm pak rrugë normale, njerëzore, me drita e kanalizime si bota përreth dhe kundruall. Dhe do të jepnin gjithçka për pak ndriçim, vota pa diskutim e me shumicë. Do e mbanin në supe cilindo shtetar, qoftë ky i majtë a i djathtë, i kuq a i verdhë..., mjaft tu rregullonte e sistemonte rrugicat ku jetojnë. Por kurrë nuk e kanë bërë... , nuk e bëjnë. Dikur specialistët e socializmit i hapnin me traktor dhe na ngushtonin gardhet. Avllitë na i rrëzonin..., por deri aty rrinin, tek dheu. Dheu që ta hante shpirtin në dimër. Nuk kishte poshtërim më të madh se këpucët me baltë. Kurse sekserët e dëm demokracisë i kanë futur në konflikte gradhesh, me teorinë çarjes së herëpashershme dhe ngushtimit të rrugëve, aq sot ato duken si shtigje mbeturinash dhe zagarësh. Edhe pse në ato  rrugë kanë jetuar e kanë dalë plot emra deri me histori kombëtare. Futu një herë atyre rrugicave, por jam i bindur që nuk të nxënë më. Nuk ta bëjnë të mundur horlliqet e informalizmit të ecësh. Aq më tepër ty që me dashuri të Zotit të kemi edhe shtatlartë. Futu dhe të shikosh se si do të të bëhen supet, koka etj.  Lushnja nuk është sheshi i reformës agrare. Janë rrugica labirinthe, garrupe plehrash që ti një herë nuk doje t'i ricikloje. Dhe tani do me shumë histeri. Pa iu futur suportit në bujqësi, vendi që mban peshën kombëtare është sot plotësisht truall investitorësh jetim. Po ti e ke mendjen tek Saliu, tek zhgarravitjet e radhës. Tek pika i rafte reformës tënde në drejtësi. 


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1