Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | 1972 - “HOTEL “DAJTI”

1972 - “HOTEL “DAJTI”

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mitro Çela

1972 - “HOTEL “DAJTI”


Hotel “Dajti” për 20 vjet u kthye në gërdallë. Tani është rrethuar me rrjet. Si në burg. Do bëhet pjesë e Bankës së Shqipërisë...Ndolla kujtime.

Viti 1972. Gazetar në “ZP”.  Pranverë. Ngjita shkallët e hotel “Dajti”. 

Parakaloj një koridor me tapet vishnjë. Para meje një burrë. Ecte si me kokë mbi re. Ishte:


NONDA BULKA


E adhuroja. E imitoja. Essetë e tij të shkruara në vitet ‘36 janë shkollë për gazetarinë, së badhku me publiçistikën e Nolin dhe Konicën.(Në nëntor të atij viti 

, Nonda Bulka u nda nga jeta.)

-Profesor! Jam Mitro Çela.

-Nuk të njoh. Mos ma vërë re. Vjen një moshë dhe burri rroit!

-Jam nga Përmeti!

-Gëzohem. Por ne kryeqytet ka më shumë përmetarë se tiranas?!

-Jam vëllai i Doktor Polikronit!

-Po folë, mor i uruar! E kemi doktor të fëmijëve. Hipokrati, nuk do ta kishte shkruar “betimi i mjekut”, po të mos kishte njohur një mjek si Polikroni. E di  ti që emri Polikron përbëhet nga dy fjalë greke? Poli-Shumë. Kron-vite.

-E di Profesor! Ja vuri emrin mamaja, që të rronte shumë vite.

-Në vitin ‘56 a 57 isha në Këlcyre. Mbarova punë. Do shkoja në Përmet. Dola në buzë të rrugës. Para meje ndalojë një abulancë.

-Hip profesor! Jam Pilo Çela. Të kam lexuar. A je Profesor Chri-Chri-ja?!

-Ashtu?...Sa fëmijë ke?

-Zbatoj porosinë e partisë. E kam mbushur shtëpinë me kalamanë. Pesë çilimij. Por kam një djalë që do bëhet doktor. E quajnë Polikron.

-Çfarë rasti?! Isha me dekanin e mjekësisë. Më tha. Një djalë nga Përmeti, do vazhdojë studimet në Bashkimin Sovjetik. E dije?

-Jo. Haberi nuk ka mbritur në Përmet. Telefoni, ka dy javë që është prishur. I flamosuri.-Tha babai.

Haberi ishte i saktë. Në fillim ishte vendosur që Polikroni do shkonte në Moskë. Me bursë. Pastaj u bë një korigjim. Studentët e mjekësisë do bënin dy vjet në Tiranë. Tre vjet në Moskë. Por e mori ferra uratën. Në vitin 1960, Enveri u prish me Hrushovin e Bashkimit Sivjetik.

U ndava nga Profesori në koridor. Futem në bar. Në një tavolinë pinte kafe:


ISMAIL KADARE


Më ftoi për kafe. Ishim takuar në redaksinë e “ZP”.

-Mu sëmur vajza. -Nisi bisedën Ismaili.-Besjana. Temperaturë e lartë. Prush. Helena vinte vërdall nëpër shtëpi. Dola të kërkoja doktor. Nëpër shkallë takova Dritëronë. Banojmë në një pallat.

-Unë e kam zgjidhur. -Më tha Dritëroi.-Kur sëmuret vajza, gruaja, Sadia më lë tek gota me Niko Nikollën. Rrëmben telefonin...Alo! Doktor Polikroni...Elona me temperaturë!...Dhe doktori troket në derë. Shkojmë e takojmë...dhe Helena jote 

, do behet si Sadija ime...

-Nga ajo ditë...mjafton një alo...dhe sëmundjet për vajzat, Gresën dhe Besianën largohen si me magji-Përfundoi bisedën Kafareja.-

Në vitin 1992, Kadarenë e takova në Paris. Pyetja e parë: “Si e kam doktorin? Vajzat edhe pse janë rritur nuk e harrojnë xhaxhi Polikronin!”

Jo rrallë, kam menduar:

-A është doktor Polikroni një Kadare, Dritëro ose Nonda Bulka i mjekësisë?

Nga 17 vjeç deri 86 vjeç, me stretoskop në dorë ka vizituar mijra e mijra fëmijë. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në Përmet, Korçë, Kujës, Tropojë. Kudo. Fëmijë kanë ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. 

Si , librat e Shkrimtarëve, Doktori ka lënë kudo gjurmë me këshillat e tij.

Ka folur 50 vjet në radjo Tirana. Ka qënë i ftuar në TVSH; në TV “News 24”; “Vizion”; “Ora nws” ; “Klan” etj. Ka shkruar në të gjitha gazetat. Ka botuar 11 libra “Nëna dhe Fëmija” dhe një libër “Babai dhe fëmija”

Comments (2 posted):

viron kona on 10/06/2018 09:58:12
avatar
I nderuar Mitro!
Doktor Polikroni eshte ne zemrat e shume e shume shqiptarve,ne kujtesen e tyre,por edhe ne gjendjen e mire shendetesore qe ka ne baze shendetin ne femijeri. Nuk ka shqiptar qe s`ka degjuar per doktor Polikronin, zerin e te cilit e dallonim dhe e njihnim sic njohim me te afermit tane, sepse ai ishte i pandare nga jeta e femijeve qe i donte shume, perkujdesej dhe perkushtohej per shendetin e mire te tyre. I qeshur,i embel, i dashur, me ze te bute dhe miqesor, mendjendritur, ai do te ndris vazhdimisht ne majen e mjekesise shqiptare, eshte nga emrat me te nderuar dhe, qe, edhe te duash ta harrosh, nuk e harron dot. Ai nuk harrohet.
Z.Mitro, te falenderojme per artikullin mbreselenes dhe kujtimin per doktorin e madh Polikron Cela.
Me respekt,
Viron Kona
Dhimbia e madhe Popull on 13/06/2018 19:14:40
avatar
Krim me te madh nuk ka per mjedisin e Tiranes me ate qe po behet me"HotelDajtin"
Ai ishte si nje nga "shtate mbrekullite e botes"per Tiranen. RIKTHENAINI ne origjinal me te tera.
Sa per Dr Polikron Cela nuk gjej dot fjale falenderimi e rrespekti faleminderit i nderuar Viron Kona sa komentoni.
Cdo gje thuhet se ka kufi,tek ne ne keto vite "pseudodemokraci"ka mare fund cdo gje njerzore.
Me falni o njerz te mire qe po vuani kete gjendie anormale.
Po durimi ka kufi.
Dhimbie e mdhe popull.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1