Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | RACIZMI DHE DUKURITË E SHËMTUARA TË DITËVE TONA

RACIZMI DHE DUKURITË E SHËMTUARA TË DITËVE TONA

Font size: Decrease font Enlarge font
image KRISTO ZHARKALLIU

RACIZMI DHE DUKURITË E SHËMTUARA TË DITËVE TONA 

 

    Para rreth gjashtëdhjetë viteve,Profesori im,gjuhtari i shquar Tamasoklis i cili kishte jetuar shumë vite në Gjermani e në Angli-ishte qipriot- më kishte thënë: “Para luftës,ndoshta dhe tani, në Angli kishte dy lloj drejtësie: njëra për vendasit dhe tjetra për të huajt,nga kolonitë e ndryshme. Në qoftëse një i huaj kishte konflikte me një vëndas dhe shkonte në gjyq,ishte e sigurtë se anglezi-vëndasi- do të fitonte gjyqin sado të drejtë të kishte i huaji. Ky ishte racizmi zyrtar që të mos bëjmë fjalë për racizmin e përditëshëm. Shiko se ç’po ngjet në Amerikë me zezakët (negrot si i quajnë ata) dhe do të kuptosh egërsinë e racistëve…” Këto fjalë ama u thane gjahtëdhjetë vite më pare. Nuk ka dyshim se në Angli kanë ndryshiuar krejt gjërat-racistët pothuajse janë zhdukur ose fshihen që të mos bien në sy duke bërë të këqiat e tyre në fshehtësi ose duke u kamufluar me tabela të ndryshme politike partiake. Kurse në Amerikë nuk lejohet të quhet “zezak” ose “negro” një njeri me ngjyra, madje konsiderohet shkelje ligji emërtime të tilla….

       Të gjitha këto m’u kujtuan,madje me nxitën të shkruaj,disa ngjarje të shëmtuara të kohëve të fundit si në Greqi ashtu dhe në Shqipëri. KJo për arsye të një këngëtareje shqiptare- (Eleni Furiera) që përfaqësoi Qipron në eurovizion…Veçse racizmi ndaj shqiptarëve në Greqi nuk u shfaq papritur e pakujtuar me këngëtaren në fjalë-madje dihet se qipriotët janë treguar më të egër me shqiptarët, sidomos me çështjen e Kosovës. Racizmi ndaj shqiptarët nuk ka pushura asnjëherë këta tridhjetë vitet e fundit por edhe më pare kur dikush që vinte nga Shqipëria (i arratisur) dhe kishte një emër të krishterë , sidomos nga Shqipëria e jugut,konsiderohej grek dhe trajtohej si bashkëkombës të tyre, kurse ata që ishin :”myslimanë” izoloheshin ose detyroheshin të ndërronin besim fetar që të mund të qarkullonin të lirë. Më kujtohet se në lagjen tone kishte një dyqan ushqimor  dikush që paraqitej me emrin Ilia…. Ai kishte familje-ishte martuar me një greke- dhe të gjithë e dinin për…grek nga Shqipëria..Akoma dhe unë! Veçse në një udhëtim në Selanik ku shkuam bashkë për një punë,në rrugë na kontrolloi diokumentat policia…Merreni me mënd habinë time kur mësova se quhej…Irfan!!! Dhe fliste shqip po kaq mirë si çdo devollist. Pas ca  kohë ky mundi të shkonte në Australi ku kishte një vëlla që kërkonte të gjente nuse shqiptare (myslimane) nga Kosova… 

   Ditët e fundit u bë zhurmë për “racizmin” e grekëve ndaj Furierës. Në radhë të pare duhet theksuar se jo të gjithë grekët na qënkan racistë. Ata që paraqiten fytyrën e tyre të shëmtuar janë një pakicë e papërfillëshme por mjerisht këta duken më shumë se këta bëjnë zhurmë dhe paraqiten si superpatriotë ose se përfaqësojnë patriotizmin helenik! E njëjta gjë nuk ngjet dhe në Shqipëri? Por për këto dukuri shqiptare do të flasim më poshtë. Sidoqoftë rasti i këngëtares së re është karakteristik për një shoqëri që edukohet me ndienjën e përbuzjes dhe urrejtjes ndaj një kombi tjetër. Gjatë këtyre tridhjetë viteve na kanë pare sytë me mijra raste antinjerëzore, raciste kundër të huajve-jo vetëm shqiptarëve. Çdo krim, çdo vjedhjeje dhe çdo abuzim,kudo ishin shqiptarët. “Gazetarët” dhe “reporterët” e televizionit-sidomos atij privat- mundën të indetifikojnë shqiptarin me kallashnikovin, me hashashin dhe me çdo grabitje e mundëshme. U vinte lehtë t’u a ngarkonin shqiptarëve të gjitha mëkatat. Aq shumë ishte në shënjestër shqiptari sa që kur dikush vrau dashnorin e së bijës (se nuk i pëlqente) në gjyq u justifikua : “Ishte errësirë dhe nuk e pashë dhe kujtova se ishte shqiptar prandaj e vrava!” Por këto raste janë të vjetëruar tashmë dhe nuk duam t’i kujtojmë. Shumica e shqiptarëve, sidomos të rinjtë që janë lindur në Greqi pothuajse janë helenizuar, madje as gjuhën amëtare nuk e dine. Prandaj na dukej se racizmi antishqiptar kishte filluar të shuhej derisa  fashistët dhe pseudopatritotët nxuarnë dufin e tyre me një vajzë të re që tekefundit u përpoq t’i nderonte në Europë. Me këtë rast dolën në sipërfaqe dhe vuajtjet e saj nga racistët gjë që e kishin detyruar të thoshte gënjeshtar se na qënkej meksikane dhe jo shqiptare! U desh të bëhej e njohur dhe e pëlqyeshme me aftësitë e saj të admirueshme që të mundë të thote plot goje: Jam shqiptare! Megjithatë u desh  takimi me shqiptarët që përfaqësonin Italinë dhe Shqipërinë në Lisbonë, përqafimi me ta dhe bërja e shënjës së flamurit shqiptar që të ngrejë edhe njëherë valën e indinjatës raciste! Por  Furiera nuk i ka nevojë më, nuk u a ka frikën se ajo ka talentin e jashtzakonëshëm që u admirua në të gjithë botën…

  Një dukuri e shëmtuar të racizmit po bëhet kundër komunitetit rom,jo vetëm në Greqi por edhe në Shqipëri. Nuk e di pse për çdo akt të papëlqyeshëm duhet të përmendim përbërjen e tyre etnike. Në Greqi kjo bëhet përditë dhe unë indinjohem se  i dua këta njerëz të varfër, të zgjuar që u kanë sjellë ballkanasve muzikën. Nga mjetet e informacionit masiv pë bëhen përditë përpjekje për diskreditimin e këtyre njerëzve trima që kaq shekuj nuk janë shojtur, nuk janë asimiluar, ruajnë me kokfortësi indetitetin e origjinës së tyre pa i rënë kurrë në qafë popullsisë vendase. Vjedhin, thonë. Pse e bëjnë këtë? Mos nga varfëria skajore që i ka detyruar shoqëria e shumicës? Mbajjnë armë, thonë. Vetëm ata mbajnë armë? Bëjnë trafik droge, thonë..thua se të tjerët nuk dine se ç’është droga… (Do të thuash mos disa shqiptarë nuk thonë se drogën Europës ja mësuan shqiptarët sidomos ata që janë në pushtet tani? Por kjo është një histori tjetër.!) Kur shikon  reportazhet e gazetarëve për “kriminalitetin” e ciganëve (romave) kujton se je në Lindjen e Mesme. Një krismë të dëgjohet në lagjen e romëve-breshëri kallashnikovi e paraqesin gazetarët. Ishte një rast i ditëve të fundit ku disa (?) romë qëlluan në erë kundër policëve që po bënin një nga kontrollet ose arrestimet e radhës të dy “keqbërësve”romë dhe reporterët e paraqitën si…luftë civile. Por më e lezetshmja ishte ato që u thane nga një paraqitës i dëgjuar i televizionit që paraqet veten për njeri të përparuar dhe se nuk i pëlqen racizmi. Reporteri pra i thoshte gazitarit të njohur: një marifet tjetër që bëjnë grate roma është të bëjnë martesa të rreme me emigrantët që këta të fundit të marrins shtetësinë greke! Dhe gazetari “i madh” dhe përparimtar u përgjegj: “Këtë nuk e bëjnë vetëm grate e romave por edhe disa nga grate tona!” Domethënë  grate roma nuk janë tonat por të…huaja! E njëjta gjë vihet re dhe në Shqipëri. Nga hera dëgjojmë komente për “vllehët” “malokët” “veriorët” “grekët”dhe domosdo për romatë (ciganët) Për këta thonë se po merr masa strehimi  kryebashkiaku Veliaj, por a nuk është bregosëse që ky komunitet ka mbetur deri tani pa strehim dhe pa kujdesin shtetëror? Fatmirisht deri tani nuk kishim dëgjuar dallime racore në krime dhe në trafikun e drogës,por ajo që ndodhi këto ditë në Korçën tone është tepër shqetësuese dhe alarmante. Një i ri (roma) vdiq thonë, në burgun e Korçës. Familjarët thonë se njeriu i tyre ishte keqtrajtuar nga policët e burgut dhe kërkuan ndëshkimin e fajtorëvet. Mjerisht nuk u dëgjua ndonjë lëvizje nga prokuroria apo nga organet shtetërore që të zbardhej ky krim dhe të ndëshkoheshin kriminelët-në se ekzistojnë. Me këtë rast dolën në pah dhe problemet e mëdha nga varfëria që përballon ky komunitet. I kisha pare në Korçë- kisha pare kaq fëmijë roma që luanin në rrugë… Para do kohe një televizion shqiptar paraqiti dhe vajzën e mitur (Kristinën) që lypte rrugëve pas shkollës që të mbajë familjen me bukë. Këtu ka dallim racial të pajustifikueshëm… Një rast tjetër raciist:  në një fshat të Durrësit,banorët nuk lejonin të…varrosej një Iranian! Ky është turp i madh për shqiptarët..  

  Prandaj kur flasim për racizmin e të tjerëve t’i hedhim një sy dhe vetes sonë. Mjerisht racizmi në këto vende të Ballkanit është ushqyer nga papjekuria dhe pasiguria kombëtare, nga mosbesimi dhe frika që na imponohet nga propaganda e pseudopatriotëve që e shfrytëzojnë këtë për përfitime të ndyra. Le të shpresojmë se dikur-dikur- kur Europa të bashkohet dhe me këto vende të zhduket dhe racizmi i egër. Jo se në Europë nuk ka racizëm, por ç’tjetër mund të shpresojmë?

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1