Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PROBLEME | Mejtepet "Mehmet Akif" simbol i çerdheve të shkombëtarizimit

Mejtepet "Mehmet Akif" simbol i çerdheve të shkombëtarizimit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Gani Mehmetaj

Gani Mehmetaj

Mejtepet "Mehmet Akif" simbol i çerdheve të shkombëtarizimit 

 

"Mehmet Akifi", emrin e të cilit e mbajnë mejtepet turke në Dardani e Shqipëri është çerdhe e  shkombëtarizimit. 

-Në Turqi intelektualët e qytetarët laik me kollare e rroba të modës i shohin me përbuzje nënçmuese këto shkolla islamike- gyleniste. Në mejtepet "Mehmet Akif" shkojnë katundarët e Anadollit e muhaxhirët nga Ballkani, por kurrë qytetarët e kultivuar, - me tha me mllef një turk Stambolli. - Edhe arsimtarët të kësaj shtrese sociale janë, gjysmë hoxhë, gjysmë mësues, mu drejtua ai.  

-Ndërkaq, të ne, katundarët e kamur që duan të bëhen qytetarë, i dërgojnë fëmijët e tyre në mejtepet e Gylenit, - i thash me sinqeritet. - Me pa i habitur. Fatkeqësisht iu duka sikur po tallesha me te, ndërsa ia thosha një të vërtet të hidhur.  

 Mehmet Akifi që është bërë simbol i shkollave për shkombëtarizimin e shqiptarëve  i takonte familjes Mula, mbiemër i pastër shqiptar katolik nga katundi Shushicë i Istogut. Banorët e këtij katundi janë ndër shqiptarët e fundit në Rrafshin e Dukagjinit që janë islamizuar në fund të shekullit XVIII e  në fillim të shekullit XIX, pas luftërave të përgjakshme për ta mbajt fenë e të parëve. Ndërkaq, në fillim të shekullit XX, sipas rrëfimit të pleqve të këtij katundi që i kam dëgjuar në fëmijëri ( nëna ime ishte nga ky katund), ushtria turke dy herë ua dogji nga themelet shtëpitë dhe i masakroi banorët, sepse bashkëkombësit e Mehmet Akifi-Mulaj e luftonin pushtuesin turk. Sejdi Sakaj, gjyshi i nënës sime dhe një pinjolli i familjes Mulaj, e udhëhoqën luftën për çlirimin e shqiptarëve nga turqit.     

Katundi i Mehmet Akifi- Mulaj është vendbanim i njohur antik ilir, ka vazhdimësi vendbanimesh mesjetare arbërore me rrënoja kishash shqiptare në krye të katundit. 

Ndërkaq, pinjolli i një familje e katundi shqiptarësh të pastër, ku nuk ka jetuar kurrë e nuk jeton asnjë etni tjetër, është bërë simbol i shkollave shkombëtarizuese në Dardani e Shqipëri. Nxënësit që e mbarojnë mejtepin "Mehmet Akif", dalin myslimanë e turq 24 karatësh. Gjatë arsimimi për historinë turke e orientale, mësuesit nga Anadolli u thonë se shqiptarët janë pasardhës të osmanëve, se janë vëllezër me turqit, se kinse e kanë  bashkë qeverisur Perandorinë. Ua mbushin kokën me plotë marrëzira antishqiptare e kundër qytetërimit perëndimor. Ua pastrojnë trurin nga shqiptarësia, ua errësojnë mendjen, duke u thënë se Turqia nuk e pushtoi as nuk e masakroi Arbërinë, por e çliroi nga vetja, i vrau ca rebel kaurë që nuk e pranuan dorën e shtrirë të Sulltanit etj.

Për Gjergj Kastriotin u thonë se ishte kaur bukëshkalë, që e tradhtoi Sulltanin, dhe u kthye në tokën e arbërorëve kaurë. Janë edhe një  mori marrëzish shkombëtarizuese që ua fusin në kokë, duke i nxjerrë nga binarët e normalitetit dhe duke i hutuar në atë far feje, sa që nuk e dinë të shkretet nxënës as kush janë, as nga janë, as pse erdhën në këtë shkollë turko- islamike.

 -Prindërit i paçin në qafë, me tha shoku im pasi bisedoi me dy nga nxënësit e kësaj shkolle, ndërsa në praninë time ata fatkeq flisnin kundër historisë shqiptare me agresivitetin e shovinistit turk e propaganduesve primitiv të islamit. 

Zoti u ndihmoftë këtyre filizave të shkombëtarizuar, sepse ata nuk kanë faj, prindërit janë fajtorë, që ua errësojnë të ardhmen. Dhe të vjen plasja kur në këtë mori shkollash kombëtare e ndërkombëtare në Dardani me programe moderne perëndimore, ata ua fusin kokat në mejtepe primitive turke.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1