Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Misërnike e vendlindjes

Misërnike e vendlindjes

Font size: Decrease font Enlarge font
image Misërnike e vendlindjes

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Misërnike e vendlindjes

Nga Fatmir Terziu

 

 

Nga lart një mbyllje e quajtur saç

përposhtë shtroja me emrin çerep

trupi pastaj m’u fry gati një pashë

isha bërë speciale, gatim për sebep. 

 

Dy duar e hapën derën të filloja jetën

një spërkatje e lehtë e ujtë më shendi

u ledhatova gazmthi, ua them të vërtetën

kjo përkëdhelje gati-gati më çmendi. 

 

Pastaj nuk e di sikur më ndriti gjësendi

ndjesia m’u drodh u shkula nga vendi

dikush më trazoi me një thikë argjendi 

fryma u zbraz dhe diku larg rendi.

 

Në një sofër të madhe të qëndisur yrnik

me sytë brumë pashë tirqe xhamadanë

këndonin këngë që dilnin me gjithë fyt

kishin pranë tyre plotë domixhanë. 

 

Mes tyre u gjeta e gjitha si në kryedolli

dekorime mbi gota, pjata e tasa të mëdhenj

duar të uritur u turrën si mbi ndonjë hordhi

më shkërrmoqën nxitimthi si budallenj.

 

Isha e gabuar në gjykimin tim atë çast,

për ta isha shpresa e madhe e çdo stine

me gojën e tyre bëra jetën time paq,

isha e paharruara kryemikja jetike. 

 

E ndjeva kur thanë, se isha mjaft fisnike,

ua them këtë me sinqeritet dhe bindje,

hapnin gojën me mall: “Oh, moj misërnike

na rilinde dhe njëherë në vendlindje”. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1