Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | ...dëshpërim

...dëshpërim

Font size: Decrease font Enlarge font
image Astrit Lulushi

...dëshpërim
Astrit Lulushi

Fjala si flutur në hijen e natës,
Aty ku zhurmshëm zërat ngrihen
Krahët nisin fluturimin e saj
Nën qiellin e errët plot shpërthime
Jehona e saj stuhi shkakton
Hapësirës pafund t’pamëshirshme,
Me dëshpërimin takohet
Lotët vrrullshëm i rrjedhin në faqe;
Ndërsa thith ajrin i errët të turbullt
Përtyp ulërimën e përgjumur, inatin.
Nga pjerrësia e malit të ftohtë,
Ujërat zhurmshëm rrjedhin;
Fjalë, kthehu, pusho së qari
Nuk ke arsye për t’u mërzitur
Dëshpërimi merr fund
Me skadimin e vjeshtës,
Inati tërhiqet në fillimin e të parit,
Shpërthimet ulëritëse shpërndahen
Bashkë me ankthin që gërryen;
Me qellin e hapur vjen miqësia
Syri i kaltër, balsam bëhet
Për dhimbjet e këqija
Dhe turbullirat e trurit të trazuar.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1