Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | NGA STINËT, VEÇ PRANVERA…

NGA STINËT, VEÇ PRANVERA…

Font size: Decrease font Enlarge font
image QAZIM SHEHU

 

NGA STINËT, VEÇ PRANVERA…

QAZIM SHEHU

Sipas përpikmërisë së lëvizjes së tokës,

Lëvizin stinët,

Me frymë e ngrohim…,

Dashurinë e përhimët…

Nga të gjitha, veç pranvera

Frymën nuk na e do,

Kur na sulmon tek dera

Me lule ajo.

Po  lulet kur ia jep

Verës për kujdes,

Nxitojmë para saj

Me frymë t`u japim vesë…

VAU

Gjurmët e një lundre putrojnë,

Pasqyrat që rrihen nga rreze,

Si shkopinj që lodrojnë

Mbi daulle pellgjesh të ndezur.

Herë vërshoi lumi, herë u mpi,

Kur lundra u mbyt me një njeri

Që shkonte të lidhte një dashuri.

Tani ujë i pakët jep shpirt,

Pakësuar prej dhimbjes,

I lumtur se rrugën

Ia hapi gjindjes…

 

PRITJA

Mund ta  trazosh  natën me prushin e shpirtit

Po yjet s`të lënë,

Me një dritë si kandil i dimrit,

Tek fryn një erë  pa mend.

Me ca fjalë mund ta ndezësh natën

Gjethet s`të lënë,

Në rënkimin e tyre të ngathët

Fëshfërit malli pa lëndë.

Dhe më tutje ç`ka nata

T`i marrësh me radhë,

Një sofër që nuk shtrohet pa ardhur ti

Përhiron çdo shkëlqim  e

Ndez natën e bardhë…

POEZIA

Një krah i thyer zogu i dhimbset poetit

Dikujt nuk i dhimbsen njerëzit.

 

Zemra e plagosur përpëlitet

Dhe e plagosur më mirë vritet.

 

Kudo mbretëron qetësia

Mbajtur në këmbë nga poezia.

 

Lidhur si fashë në krahun e zogut,

Hapur si derë për njeriun e lodhur,

 

Ajo e bukura, e përjetshmja

E sotmja dhe e nesërmja…

KODRA

Në pritje që malin ta mbulojë mjegulla,

Kodra ngre kryet si koketë,

Ajo e di ,natyra ka të vetat rregulla,

Rastin pret të duket, ajo e shkretë.

 

Sa më gjatë mjegulla të ngjajë,

Ajo do duket më e madhe,

Dhe madhështinë të mos e ndajë,

As me fusha ,as me male.

 

Kur mjegulla ik e mali del,

Me lartësinë e vet të frikshme,

Me një lehtësim kodra e shtjell,

Një  krenari të dhimbshme:.

 

Se njerëzit njëherë e panë,

Të famshmen e vet lartësi,

Mjegullat  që erdhën e vanë,

Ua kujtuan me sekëlldi…

SOKAKU

Luspat e gurëve  vezë gjigandi

Erdhën u vendosën në të,

Koncerte gjethesh dirigjon mbrëmja

Asnjë tingull pas nuk lë…

 

Luspat e gurit mbi këtë rrugë,

Mishin e kujtesës korracuan,

Edhe pse mbrëmja  bie e  butë,

Nga që nuk thyhet, vezë e gjigandit vuan…

BURIM I ZEMRËS

Zemra është një krua që rrjedh pareshur,

Një rrahje tingujsh plot fëshfërimë,

Duhet ta dëgjosh një mbrëmje të dehur,

Si në qetësi një burim…

 

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1