Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Asnjë mikrob

Asnjë mikrob

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë mikrob

Nga Fatmir Terziu

 

U rreshtuam të ndjejmë me detarët lakuriq,

erën e Vlorës që fryn lehtë në det të hapur,

pashë që djersa e këmbëve të rridhte pikë,

vapa edhe mes freskisë s’kish të ndalur.

 

Karaburuni i pashëm dukej më shumë si një mjek,

krihej burrëror, pak nervoz, fytyra e tij vrug,

ndoshta ngaqë ishte i fundmi që na kishte ndjek,

kur qielli u errësua dhe perëndimi u kthye i kuq.

 

Nuk flashte asgjë, ndërsa zhytej në det si gjilpërë,

pompohej plot me lëng të kaltër Adriatiku,

mos shiko thellë, - na tha, se është sekreti pa rërë,

nuk është si të futësh kokën në tub llastiku.

 

Ne i kthyem krahët. Karaburuni ngeli thumb thatin,

realizoi kufizimin e zakonshëm të reporterit,

papritmas përpiu betimin e tij për Hipokratin,

u mbulua në kuvertë në një bardhësi mes territ.

 

Askush nuk lëshoi ​​më një fjalë në atë freski,

askush nuk u ankua se ndjeu shtrëngim fjalësh,

hapësira, dallgët ajo pamje madhore në kaltërsi

vuri ligjin deri sa ndjemë rrotullimin disa gradësh.

 

Tronditjen në detin e trazuar prej dallgëve,

askush nuk e vuri pos vidhosjes kthyese,

kjo ishte arsyeja për spostimin e fjalëve,

dielli aq i verdhë, deti aq blu, e pa imagjinueshme.

 

Dhe, për rekord, disa orë të tjera më vonë,

kur Dielli dashurohej në Karaburun poshtë,

valëzat ende bënin xhiro në horizont,

përfshirë Ujin e Ftohtë. Asnjë mikrob.

 

Vlorë, Gusht 2019

 

 

Panoramë “estetike” në Krujë

Nga Fatmir Terziu

 

Në Krujë, në këtë qytet të lashtë, të gurtë,

nën një metal, inicuar nga diku tjetër,

u ula të shoh në Pedestalin e tij të urtë,

turistët që garojnë me të rrinj e të vjetër.

 

Skënderbeu u qas si një pamje midis,

poshtë faqeve të tij rridhnin lotë të leshtë,

në ballinën tej bënte rroje një murriz,

i mbjellë kushedi nga dora e tij vetë.

 

Ndërsa ecja nëpër tregun e vjetër poshtë

të gjitha re-tablotë zbrisnin të flashme si ari,

pashë një burrë të shtrirë, shesh, të ftohtë,

i pashëm, i bëshëm, me muskuj djali.

 

Ai shkallmoi pllakat, sikur të ishin pranga me rërë

një vijëz gjaku filloi t’i endej në fytyrën e tij pa rend,

ne kërkuam një vend më të hapur, më të gjerë,

por njeriu duhej të vazhdojë të lëvizë në atë vend.

 

Shiu e theu zagushinë në malin e gur-betonit,

katër uniforma vrapuan, duke marrë frymë fort,

mblidhe veten! Më në fund vetëm buzët i rrënkonin,

këmbët i kishte gjalpë dhe fytyra ishte si zhardhok.

 

“Mos na e prish planin turistik!”, - ata po thoshin,

ai dukej i vdekur dhe gjysëm i varrosur tashmë,

mbi një lumë rakie, ai do të merrte tëposhtin,

mënyra më e shpejtë për të dalë nga qyteti në mal.

 

Më vonë, me një hap të çuditshëm, e pashë

ecte në vetminë e tij, fliste me veten ngadalë

e njoha nga muskujt dhe flokët e ngjyrosura në ballë

të zbukuruara nga uniformat e shtetit atje lart.

 

Krujë, Gusht 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1