Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | SHOKËT E MI TË FËMIJËRISË....

SHOKËT E MI TË FËMIJËRISË....

Font size: Decrease font Enlarge font
image Luan Çipi

SHOKËT E MI TË FËMIJËRISË....

Nga Luan Çipi

 

Minua, Llambi dhe Harilla,

Shokët e mi të fëmijërisë,

Tok, lozin sërish me billa,

Nën kujdes të Perëndisë.

 

I desh Zoti, pa i qasi,

Po meditoj e lotoj,

Ky vit, nga hidhërimet plasi,

Dit’ e natë, për ta mendoj:

 

Bregut detit, në foshnjore,

Barisnim me tel e rrathë,

Katër shokë, dorë për dore,

Të rritur me bukë e djathë.

 

Kishim pasion të peshkonim,

Ku dallohej “Mino Puri”,

Bukur të katër këndonim,

Po, te deti, dukej burri:

 

Kush mbërrin te bova i pari,

Kush qëndron më gjatë nën det,

Kush rrëshqet not marinari,

Kush në shpinë noton më shpejt.

 

Kush nga trampolina hidhet,

Kush më mirë në garë starton,

Kush i përtyp të gjalla midhjet,

Kush më shpejtë me varkë lundron!

 

Kush më mirë grepat i kon,

Me krimba a me kallamarë,

Kush me pushkë më saktë qëllon?

Të katërt ishim në garë!

 

Kënga, një tjetër hobi,

Me mandolinë e kitarë,

Zërat shkonin harmoni

Një kuartet i pa parë!

 

Zë të ëmbël kishte Llambi,

Baritoni melodioz,

Në Kume, afër te Kampi,

Mblidheshin qindra tifoz!

 

Këngët Ruse dhe Vlonjate,

(Tophana  dhe Karabash ),

Kuarteti, shtohej fshatçe,

Korri, nuk matej me pash.

 

Pa oshtinte Skelë e Kume,

Gjëmonte gjer në Zvërnec,

Lindnin të tjera zullume,

Një aheng, që digjte spec.

 

Unë dhe Minua, dy sportistë,

Si Harilla, s’kishte Vlora,

Llambi Kona, ish artist,

Ç’i sheh syri, i bënë dora.

 

Të katërt u arsimuan,

Në shkollat e larta, në Tiranë,

Po gjithë jetës, tok qëndruan,

Njeri tjetrin, kurrë s’e lanë!

 

Po tani, ku do t’i gjejë,

Shokët e dashur, të pa ndarë?

Sikur veten po gënjej,

Me dy vargje, duke qarë...!

 

Vlorë, më 10.09.2019

 

Shënim: 1) Pardje ndërroi jetë në Tiranë, shoku im i dashur, Harilla Papajorgji

                   2) Minua = Minella Kostandini, 3) Llambi = Llambi Kona


Comments (1 posted):

Fahri dahri on 10/09/2019 10:23:09
avatar
Një lajm që më Trishtoi, është ndarja nga jeta e pedagogut dhe më pas mikut tonë të nderuar Harilla. Ngushëllime familjes. Qoftë i lehtë dheu ë, i nderuar mik. Të falenderoj edhe ty z. Luan që herë pas here na informon për gjithçka që ndodh rreth e rotull rrethit tonë shoqëror.
Falenderime të pa shterura edhe për z. Fatmir, që na jep këto mundësi komunikimi mes nesh.
Fahriu. 10.09.2019

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1