Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | U SHUA NJË YLL MËNGJEZI...

U SHUA NJË YLL MËNGJEZI...

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mentor Serjani

U SHUA NJË YLL MËNGJEZI...

(ARTAN MEMIT)

Nga Mentor Serjani

 

U shua një yll mëngjezi i shndritshëm,

Një yll i sapo dalë në horizonte,

Një yll i bukur,një yll i madhërishëm,

Hapësirat e gjëra detare kundronte.

 

Artani u lind në gjirin e detit,

U josh nga këngët e marinarit,

Nga lugina e bukur e Bunecit,

I pëlqente uniforma e detarit.

 

Një ditë nga ditë ,në shkollë, në Vlorë,

Akademinë e Marinës vazhdoi,

Mësoi për anije, për vaporë,

Shkëlqyeshëm studimet i përfundoi.

 

Erdhi në fshat, i bukur, i rritur,

Rakipin e feton* shumë i gëzoi,

Sa shumë motrat e kishin pritur,

Gjithë fshati Tanin e uroi.

 

Por fati i bardhë Tanit nuk i priu,

Fati i zi, jetën ia ndërpreu,

Vdekja ogurzezë,djaloshin e përpiu,

Me mantelin e zi e veshi, e ngjeu.

 

Atjë në det, lotët, mbi dallgë bien, 

Lotët bëhen dallgë e dallgët lotë,

Helmi të dyja bashkë i përzien,

Kurrë s'të harrojnë vëllezërit sasanjote!

*1 Babai dhe nëna e Tanit.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1