Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Pyetje për sot

Pyetje për sot

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fatmir Terziu

Pyetje për sot

Nga Fatmir Terziu

Në qiellin tantanellë lukatet një kumuri 

flet kumërishte për jetë të lirë e dashuri.

 

Poshtë në çapitje të Lumit Shkumbin

një guralec është zhytur në meditim.

 

Ndanë tij e përthyer kacaviret një larvë

valëza e bëshme e mban ende gjallë.

 

Në faqen matanë shkurret janë në hall 

nga errësira nuk shohin jetën vërdallë.

 

Midis tyre dhe shtratit shtrëngohet një rrap

kërkon bulkthat t’i këndojnë prapë.

 

Lart midis gjetheve struket një fole

era turfullon atje, mbi gjarpërin që fle.

 

Një hije kryqëzohet poshtë rrapit ngadalë 

aty ku edhe heshtja bëhet miliona fjalë.

 

Duket më pas një burrë zotëri i gjatë 

poshtë sqetullave shtrëngon një sëpatë.

 

Lakuriq, realiteti krihet si në pasqyrë 

lugina e zbrazur bën dush në profil.

 

Kush është kumuri dhe kush guralec

ku mbeti drita, pse korija heq?

 

Kush është pema dhe kush kjo fole

kush është ky gjarpër që aty fle?

 

Kush është spataxhiu dhe kush është hija

shikojeni në sy! Mos thoni s’e dija!

 

Lajm 

Nga Fatmir Terziu

 

Një i vdekur është duke hipur në një kal të mbarë

drejt e në një hulli me trarë.

Ai është … ishte më saktë

një orë më parë 

i vdekur, 

duart e tij janë përdredhur

realisht në litarin e trashë e shkopin e gjatë

nën samar,

nga gëzimi i redaktorit të Gazetës kryesore

gazetari i ngjarjeve të ditës 

ka mbetur pa fjalë.

Lajm. Lajm … Lajm…

Nën nofullën e tij të rënë në villet e kalit

një qese bajgash të kalit të trembur,

janë duke pritur të testohen mbi ndikimin,

e mizës që ka fluturuar 

në prapanicë të kalit të hutuar n’kamë

që ia përdrodhi qafën njeriut të vdekur

të bëhet në atë gazetë Lajm.

 

(Gusht, në të dalë të Fushë Krujës, diku pranë) 

 

Dëgjoj zërin e Kritikut

Nga Fatmir Terziu

 

Ka shumë ngjyra.

kulmi i Bashkisë është në rregull, selektiv,

dy ngjyra themelore 

dhe një vizim negativ.

I arsyeshëm, shmang konfuzionin.

(natyrisht që respektoj të kuqen, të rozën … edhe vizimin blu)

 

Por ka shumë ngjyra,Ylberi, 

mirëpo është i pakuptimtë, 

por unë jam

i detyruar të pranoj, një diagram 

një ngjyrim të dobishëm dhe pikë

kur trajtohet si një iluzion optik.

(Tani nuk po them asgjë kundër ylberave)

 

Por ka shumë ngjyra,

merre detin. I paklasifikuar.

Qielli, shkelësi më i keq për të gjithë,

pa shije 

si lypësi, sidomos në perëndim të diellit

e gjitha një hije

si dikur në fytyrë?

(Uroj që trupi im të ishte një ngjyrë)

 

Ka shumë ngjyra,

mbledh pllaka të bardha të sheshta.

Ju duhet të shihni pllakat e mia të bardha të sheshta.

në flokët e mi të rënë kam një grup perfekt

imitues në intim

(Nuk merr dhoma).

 

Ka shumë ngjyra? Thjesht një ngjyrim! 

Përse është Bashkia miku im?

 

 

Gusht, Vlorë, para Bashkisë. 

 

Lapsus në ujë

Nga Fatmir Terziu

Zvarritet i dremitur

përkëlleljeve të athta të fijeve të barërzave

shtrydhet mbi pellgjet i uritur

dhe nuk pi 

etjen e thek në gji 

qyteti im

(Me dhe pa Shkumbin)

kridhet mbi malin faturim 

ëndërra e largët e dashurisë

lexohet në plazmën e kafesë që flik 

Kristoforidhi 

me një mik të hershëm e të ri 

Abetaren e tij.

Nga avulli angushtia për bela 

ndërton e rindërton vetëm kala.

Nga kush ke frikë qyteti i mirë?

 

Në një gotë pa rakinë

Nga Fatmir Terziu

S’ka dolli, pa ty, gradacioni im.

Pasi trokite udhën e rruztë,

trupi yt u bë i bardhë në gotën time

dërgoi një kërcënim të gjatë dredhush, kaq të qetë

buzëqeshja që pyesja se kush po ma rijepte nën buzë

me aq shumë dashuri. Një gotë shpuzë

në enën qelqmbajtëse të lëngut,

bulëza e fundit intime

dridhej lart, një draft i papritur i çbendur

shkruhej duke flladitur në fytyrën time.

A ishte aroma jote. A ishte shija që më solle?

Ti ishe përsëri këtu dhe unë isha i dehur në buzët e tua të pastra.

Dolli me frymë. Dolli me ty, ku më brodhe,

gradacioni nisi të ndriçojë përsëri në errësirë.

Deri sa ndjeva shumë djegmën në fyt

psherëtimën midis luleve prej argjendi të shkrirë

marr frymë në qelqin tënd të derdhur, ngrej dolli me trisht

edhe gjatë mesnatës së kaluar, puthja juaj e fundit

më grici në shpirt. 

Pa dolli, me ty, gradacioni im

Në gotë… Në një gotë pa rakinë…

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1