Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | Gjyshër: Ju jeni Atdhe!

Gjyshër: Ju jeni Atdhe!

image Gjyshër: Ju jeni Atdhe!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjyshër: Ju jeni Atdhe! 

 

Kjo nuk ishte një përshëndetje e zakonshme

një pikë, kur e ke bërë mendjen

fjalor përmallimi

kur ti ke hequr dorë nga zhurmërat e këmbëve që konkurojnë

kur vendos të mendosh se nuk ke qenë vetëm 

as një pikë lodhje,

aq sa duhet për të mbledhur ditët

ke udhëtuar përmallshëm përlotjesh.

 

Gjyshërit janë zëra në kokën tënde 

duke premtuar se asgjë nuk do të ishte e lehtë

dhe po aq pëshpëritja e përkujdesëshme që në fëmijëri, 

“Kini kujdes!”, 

(por unë kam parë tek Ju

unë mund të premtoj se kurrë 

nuk jam lodhur duke ju përqafuar njëqindfish)

në përcjelljen e gjeneratës: 

bir, nip, gjysh. 

 

E shtriqmja e ndjesisë ka mbetur në dorë

ndërsa udha rrëshqet në qafime ajrore

dora ka për qëllim të bredh rreth shpatullave 

dhe ta zip atë dhimbje

ishte ngrirje

Dora kurrë s’e harron.

 

Vazhdoj t’i tregoj vetvetes për këtë imazh

por e di që kjo është më shumë se mall.

 

Herën e fundit që pashë sytë e juaj,

gjyshërit e mi

malli ishte murrosur si në ndonjë lloj biblioteke

Një lloj labirinti që ndërtuam padashje rreth vetes 

kështu që nuk do të duhej të lotonit

kam lënë me Ju

një pjesë të udhës fëminore

të mos imagjinoj se dikush ka hedhur një cigare,

mendja juaj e ndezi 

dhe ra në hi.

 

Unë e ndjej, sepse kjo dorë nuk ishte një përmallim i thjeshtë

një lidhje e gjakut, lidhje dashurie.

 

Vazhdoj t’i tregoj vetvetes për këtë imazh me nge

por e di që kjo është hall, Ju ishit, jeni e do të mbeteni Atdhe!

Comments (1 posted):

Guri Naimit D on 30/07/2019 15:04:16
avatar
Faleminderit i nderuar Fatmir Terziu,sot sjelle "Trinitrinen" per mua: Juishit dhe dio te mbeteni ATDHE!".
J pershendest perzemersisht tashme sa festuar te 74 vite jete nisur,fatkeqesisht larg atdheut..Me trup se zemra dhe mendia atje jetojne e atje duan te prehen.VO. merak e kamdhe dheu sdo me trese, pa ia bere gjyshit,si i takon "Varrin MONUMENT"Ai rene me 1913ne mbrojtie te PV.sa shpallur i Madhi Ismail Qemali meshoke ..kercenuar fqinjet grabitqare..Faleminderit i pa lodhuri fatmir Terziu-ATDHETARI.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1