Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | GJURMË JETE

GJURMË JETE

image GJURMË JETE

GJURMË JETE

Nga Luan Çipi


Kaluan shumë vite, po vijnë nëntë dekada,

Shkëlqejnë gjurma drite dhe ndjesi të larta,

Që ia vlen të thuhen, mendohen, kujtohen,

Shkundur nga harresa, pastër deklamohen:

 

Prindërit, janë në krye, bijë, motra, vëllezër,

Dajë e xhaxhallarë, lidhja më e vjetër.

Tezja edhe halla, vjehrri edhe vjehrra,

Shokë, miq, kunetër dhe çdo lidhje tjetër.

 

Shumica nuk janë, zhdukur fizikisht,

Gjithnjë i ndjej pranë, thellë  i kam përshpirt.

Kujtimi, nderimi, s’më lenë të gaboj,

Malli, mos-harrimi, vetëdijen pushtoi.

 

Fluturojnë mëtimet, thellë kujtesës ngelin,

Për Emirenë, Izetin, Marikën, Zenelin,

Përpara mësuesve nderi na përkuli:

Balldadori, Bulka, Zheji dhe Kuçuli.

 

Ja Laze Ajazi, Malua Frashëriot,

Shuquri Bulica edhe Fejzo Binua!

Nder, si për Teutën, Gjergjin Kastriot,

Vërshojnë si në filma, shi e vetëtima!

 

E tillë ishte jeta: vuajtje pa mëshirë,

Po diku dhe ndeshëm momente gëzimi,

Njohja me Hanëmen mbresa më e mirë,

Lumturi pa fund, çaste ëndërrimi...

 

Lindja e fëmijëve, nisja për ndryshime,

Lina, Arta, Ani, rifreskim ndër brezat,

Gjunjë, gjoks e krahë, trupi pa gjymtime,

Së bashku me ta, na rilindën shpresat...

 

Vlorë, më 14 Korrik 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1