Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | POEZI PER KËNGËT QË NA MBAJTËN GJALLË

POEZI PER KËNGËT QË NA MBAJTËN GJALLË

image BEDRI ALIMEHMETI

BEDRI ALIMEHMETI


POEZI PER KËNGËT QË NA MBAJTËN GJALLË


Duke kujtuar Sanremon

OGGI PAGO IO *)

Veshin njësh 
mbi altoparlantin
e të mrekullueshmes "Phanola", 1)
që tingujt e magjishëm të "Piove"2)
po më sillte
nëpër terrin e akullt 
të asaj nate të ftohtë,
tejet të largët janari 1959,
mjegullnajën e brymtë të së cilës
me ëmbëlsinë e timbrikës së zërave 
e ngrohnin  
Domenico Modugno e Johnny Dorelli:
"Ciao ciao bambina
Un bacio ancora..."3)

Rrëfej një histori 
të trishtë timen
më shumë se gjysmë shekullore.
Miqt italianë
nuk më besojnë! 
E impossibile!4)
Ngre supet e brishtë Paula.
Inxhinier Serxhio tund kokën,
mosbesues: "Non posso!"5)
Më dhemb zemra.
Renata e Armando
lënë kapucinot përgjysmë
shohin njëri tjetrin me habi.
Brunela pulit qepallat 
pas të cilave venitet drit'e syve blu.
"Credetemi!
- ho detto a miei amici italiani, 
- avevo solo tredici anni, 
quando l'ho sentita
per la prima volta Sanremo".6)

Nga dritarja e "Belsito"-bar
mbi Monte Mario 7)
lartohet antena Rai-Studio uno.
Këngët italiane u them
na mbanin gjallë,
nektari i tyre na shuante etjen
në rrugëtimin theqafe
nëpër shkretëtirën
ideologjike staliniste.
Questa antenna per noi 
era una finestra. 8)

Më në fund
miqt e mi befasohen keqas.
Faleminderit dashamirsisë 
së eterit,
që një pjesë të atyre valëve magjiplote
ia takste shqiptarëve.
Thua vallë e dinte
apo e merrte me mend
c'domosdoshmëri ishin ato,
për ne.
Në errësirën e qelisë ku merrnim frymë,
ishin e vetmja rreze shprese 
që depërtonte si meteor 
nëpër hekurat e frengjisë.

Pas kësaj
supet e brishtë të sinjora Paulas
gjejnë normalitetin.
Inxhinier Serxhio
nuk e tund më kokën mosbesues.
Renata e Armando
cojnë deri në fund kapucinot e ftohta.
Sinjora Brunela nuk i pulit qepallat,
nga sytë e saj blu shpërthen drita.
Grazie amici. Oggi pagò io.9)

Roma "Belsito"-bar, shtator 2018
------------
*)-(itl.) - Sot paguaj unë
1)-markë radio
2)-(itl.) "Shiu" kënga fituese Sanremo 1959
3)-(itl.) - vargje të këngës
4)-(itl.) - e pamundur 
5)-(itl.) - nuk mundet
6)-(itl.) - Besomëni -u them miqve të mi italianë- isha vetëm 13 vjec kur dëgjova për herë të parë Sanremon.
7)-Kodra më e lartë e Romës
8)-(itl.) - Kjo antenë për ne ishte një dritare
9)-(itl.) - Faleminderit miq. Sot paguaj unë.
---------

"SAPORE DI SALE SAPORE DI MARE" *)

Jo, ajo nuk ishte Stefania, ai qe i bindur
Kur pa atë sirenë nga valët e detit të dilte
Nën rreze dielli ujvarë kristalore e kripur 
Mbi konformime të limuara ëmbël ridhte.

Vetëm kur iu ngjit pas gjoksit të nxehtë
Xhino u përmend ishte Stefania sykaltra
 "Sapore di sale, sapore di mare" ndjeu lehtë 
Rigim"che hai sulla pelle che hai sulla labra" 
 
T'i ndezë shpirtin "quando esci dal acqua"
Vullkan përvëlues: "e ti vieni a sdraiare"
Aq sa i vinte të thoshte: "Ah sa shumë të dua!
Kjo dashuri nuk do më lerë të plakem fare".

Stabilimenti "Miramare" Ostia Roma 17.06.2018

*)-Këngë e famshme e viteve 60-të e kantautorit italian Xhino Pauli, kushtuar aktores Stefania Sandreli me të cilën bashkëjetonte.
Nën thonjza vargje të këngës në italisht.

--------


"HO SCRITTO T'AMO SULLA SABIA" *)

"Këtu -- më thoshte Guido-- mbi këtë ranishte 
E gjetën mrekullisht aq bukur të shkruar:
"T'amo". Valët i shkonin pranë asnjëra se prishte 
Dielli i përflakur ishte në të perënduar.

Thonë, dy Frankot ikën bregut më tej vijuan 
Të fundit lamtumirë dielli linte mbi Tiren
"T'amo", mbeti aty mes valëve që se trazuan
"Ho scritto t'amo sulla sabia" kërkonte refren.

"Una bambola come te", thuhet ua solli një pulëbardhë
"Io l'ho sognato sempre no no non l'ho avuta mai"
Vargjet aty nji nga nji ua la të gjithë mbi valë
Klithi gëzushëm rrahu flatrat dhe u zhduk pastaj.

Oscia, Romë qershor 2018

*) - Këngë e famshme (1968) e kantautorve Franko IV & Franko I (Franko Romano, Francesko Kalabreze)
Nën thonjza vargje të këngës në italisht.

------------
DUKE DEGJUAR ÇELENTANON

Mbrëmë Adriano 
desh qava për rininë time,
që më shkoj mbi një palë këpucë nallçe, 
ngrënë tek themrat,
në pantallona doku të holluar 
dhe nën një xhaketë kadifeje të dalë boje
në jakën e së cilës 
hesht pambarimisht 
distiktivi "Mik i librit",
ky eunuk
gardian i mendimeve të mia.

Mbrëmë desh qava për rininë time.
Mbrëmë kisha ditëlindjen Adriano.
Sot mbasdite me nënën,
qe një mbasdite gri,
ishim në burg takuam babanë;
bashkë me motrën dhe vëllanë e vogël.
Tre fëmijë që deri më sot
nuk kemi patur fatin të na përcjellë,
për në shkollë
të paktën një herë të vetme babai.
Pas dy palë hekurash të kryqëzuar;
hënë e zbehtë në humbëtirën e një pusi;
fytyrë e verdhë e tim eti.

Mbrëmë desh qava për rininë time.
Mbrëmë kisha ditëlindjen,
bëra mirë që nuk derdha lot. 
Ç'fat Adriano!
Të zgjohesh me melodinë e këngës tënde të re
dhe të këndosh bashkë me ty:
"La domani chisa....."1)
Nesër kush e di Adriano, kush e di, kush e diiiiiii...
---------
tetor 1962
1) "La domani chisa....."(ital.) - Nesër kush e di

---------------

"ABBRONZATISSIMA"  *)

Ajo u shfaq krejt befas midis nesh
Perfekte e përsosur në dimensione
Shkonte rërës, flit në celular e qesh
Si linte asgjë mangut një amazone.

"Abbronzatissima sotto raggi del sole"
"Ua-tha ime shoqe-si bëhesh o Zot fare!"
Këng' e Vianelos sa pakuptuar më dole
Qesha por vijova "come e'bello sogniare"

"Ja ku e ke italianen karina e të bronxuar"
S'reshte gruaja, teksa e ngjesha në kraharor
"Un profumo di salsedine"s'kisha të pushuar
"Sentiro per tutte il tempo di questa estate d'amor".

Ostia, Romë qershor 2018

*)-Këngë e famshme (1963) e kantautorit të njohur italian Eduardo Vianelo.
Nën thonjza vargje origjinal të këngës në italisht.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1