Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | TË BIJAT E HIMARËS

TË BIJAT E HIMARËS

image Leonidha Naqedhrami

Nga  Leonidha Naqedhrami

TË  BIJAT   E   HIMARËS

Bor’e bardh’ e MajëÇIKës

Vetëtim’ e Vetëtimës

Drit’ e yllit t’Afërditës

Meloditë e Katinës .

 

 Kaltërsia e Jonisë

Dhe kordelet e ylberit,

Medalion i  Shqipërisë,

Këng’ e Katina Belerit .

 

 Mjalti I lulelimonit ,

Pikon në sofër të Zotit ,

Zë i Nimfave të JONIT ,

Shpirt artist I Himariotit.

 

 Moj beleresha Katinë ,

Nuk të heshti kënga kurrë.

Në RIivierën e Himarës ,

Këndojnë dhe gur’ e drurë

 

Këngëtarët e ansamblit ,

Aureolë t’u bënë .

Ata rreth teje si yje ,

Tin  në mes tyre si Hënë .

 

 Fluturon dallga e Jonit ,

Shkel mbi majat e dëborës .

Farfurin perl’ e Palermos ,

Dhe diamond I kurorës .

 

 Vure breroren e këngës ,

Si ëngjëll I perëndeshës

Nuk vlen sa kurora jote ,

As kuror’ e mbretëreshës .

 

 U larguam nga vatani ,

Ku s’na sheh as syr’ I Hënës .

Kënga jote ,moj Katinë

Na bëhet prehër i nënës .

 

 Jut të bijat e Himarës ,

Zanat e gjithë Mesdheut ,

Dhe të penës ,dhe të këngës

Dhe të Bukurat e Dheut.

 

 Homeri , I par’ I dijes,

Dhe pa sy ,dhe pa pendë ,

Këngtarët nimfa bëri ,

Dhe I futi në legjendë .

 

Të kish një Homer shqiptar ,

Me të artë pen’ e bojë,

Këngtarët do bënte nimfa ,

Himarën do bënte Trojë.

 

 Bijt’ e bijat e Himarës,

Më këmbë lindin prej nënës ,

Nuk qanë po cicërojnë ,

Se janë bijt’ e thëllëzës.

 

 O bilbil I këngës ,

Himariot , ku je ?!

Te Shkëmb’ I Spitalit ,

Atje në Spile ,

Mblidhuni t’ia marrim ,

Vaaajz’ e Vaaalëveee .

 

NË FOLENË E VJETËR

 

           Krahë ju bëftë urimi.

Ju zogjt’ e mi ,

Që shkoni në timen

Fole të vjetër.

 

 Un’ e di .

Si Iharit ju krahë do më ngjitni ,

Të vij edhe unë

Me ju herës tjetër.

 

Këngën time e morët me vete,

Tharë nga malli , përdëllimi .

Të kalbet atje si fletë vjeshte ,

N’atë fole ,

Atje ma lini

 

  I  KA HUMBUR  DASHURIA

 

Koha jonë e ka humbur dashurinë.

Emrin ia lakon më tepër nga çdo emër.

Edhe se nën e babë ,

Edhe se motër e vëlla .

Ku-ku, ku-ku , ku –ku .

 

I duket sikur flet me të .

I duket sikur dashurin’ e ka .

 

Në të vërtetë kështu e kërkon .

Kohës sonë I ka humbur dashuria .

Kohës sonë dashuria I mungon.

PSE  S’   KOLLITESH  ?!

 

 

 

Do të bëj një porosi:

Por të lutem, të mos mërzitesh.

n Kur më dëgjon të kollitem ,

n Mos më thuaj :- Pse kollitesh.

n ---Kur s’më dëgjon të kollitem ,

n Të më thuash _ Pse s’ kollitesh ?

 

 ilaçet s’I pimë me kokrra.

Tani I hamë me lugë.

Bukën e ham’ si ilaç

Ilaçet I hamë si bukë.

 

 Ato qeverit’e para ,

ilaç s’gjetën për njerinë.

Këto qeverit’ moderne ,

Të shërojn’ me kokainë.

 

 Atë që thonë , s’e bëjnë.

Atë që bëjnë , s’e thonë

Ata gjetën ilaç për vete ,

Ne të gjem’ ilaçin tone .

Comments (1 posted):

faruk myrtaj on 21/07/2019 15:47:45
avatar
"Ne folene e Vjeter"...veze trishtimi

"Këngën time e morët me vete/Tharë nga malli, përdëllimi/Të kalbet atje si fletë vjeshte/N’atë fole/Atje ma lini!"

Do t'ja marrin Kenges se Katines dhe Vajza e Valeve te Gezuara Kthehet!

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1