Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | "Nxehtësi" korriku

"Nxehtësi" korriku

image Përparim Hysi

"Nxehtësi" korriku
      (poezi  lirike)

Nga    Përparim  Hysi

1.Kur nuk bën asgjë

Sa e"ëmbël" është që mos bësh asgjë
T'i lëshosh mendimet pa kapistall
Parasysh sheh një"film pa zë"
Ti veç vështron dhe sikur bën "pallë"

Sheh fëmijërinë që kalon zbathur
Pastaj çunak që zë e bubullon
Dhe,sado që tani je flokëzbardhur,
Sheh dashurinë që shpirtin ta trazon.

Fanepsen parasysh  shkëndijimet
Shkëndijime të dy syve vezllues
Të prekshme bëhen përjetimet
Se kujton kohën,kur nuk rrije "sus".

Shkundesh nga "apatia"dhe bëhesh i gjallë
"Asgjëja" zhduket sikur nuk qe
(Po kur "nuk ke bërë asgjë", more kokëbardhë?)
"Asgjënë" për ty e beson kush nuk të njeh.

2.Nuk dalin gërmat e alfabetit
           Për timeshoqe,SIKËN!

Nuk dalin gërmat e alfabetit
Ato që do shkruaj për ty.
Jam  me fat dhe nga më të përkëdhelurit
Ndaj për ty,po  e shkruaj këtë poezi.

Kaluan mbi pesëdhjetë  e shtatë vjet
Që jemi bashkë të dy
I vetmi fat që kam patur në jetë
Që unë të zgjodha ty.

Ishte pak nga ZOTI si bekim
(Zoti është lart e poshtë shikon)
Që e bekoi dashurinë
Që,mes nesh, nuk shteron.

U plakëm bashkë e u thinjëm
Po, për ty, dashuria është në shkallë të epërme
Oh, veç me ty unë nuk nginjem
Moj, imja dashuri! E    v e t m e!

   3.  TI  
        Sa  e hijshme ishe!  Sa e hijshme!
     Si një  lule gati në lulëzim  
  Një buzëqeshje dhe sa e gjindshme!
  (Kështu je në timin përfytyrim)

  Ti kishe shkëlqimin e një femre të lumturuar 
  Se dashuroje dhe ndjeje kënaqësi
Oh,e kujtoj atë kohë moteshkuar!
Se më bëhet sikur po e shijoj tani,

Qenë çaste me të vërtetë romantike
Sa pasionante, aq dhe të zjarrta!
Bëj t'hu, o moj kohë! Ku je, o moj mike?
Se, për mua, ke qenë më e veçanta.

4.Syri im

Syri im kullot azat
Mezalla, s'e njeh kufi
Sado dua unë ta bëj zap
Harron që nuk jam i ri.

Pa zë vihet në "përgjim"
(jo kush hyri apo doli)
Pa shiko, mor Përparim
Sa e bukur kjo që foli!

Edhe sulet pas asaj
Pas asaj që është e bukur
As që pyet në e kam kollaj
Në këtë moshë të bëhem turbull.

Syri im gabon në"çmim"
Dhe ma bën mendjen veri
Ndaj, i ziu Përparim
Veç këndon për dashuri.

5. U plaka

Ja: u plaka! Po pastaj?
Asgjësend tek unë s'ndryshoj
Se s'e kam hiç kollaj
Pas të bukurës, mbes pa gojë.

Si  i  ri ,prapë kam huqe
Sikur ndizem, lëshoj "xixa"
As që pyes unë nga turpe
Dhe në trup mbushem mornica,

Turrem  tutje pas asaj
Se më del nga koka tym
Sikur prapë e kam kollaj
Si, dikur, mor Përparim.

              Tiranë,17 korrik 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1