Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | SHQIPËRI, NËNË-NJERKA

SHQIPËRI, NËNË-NJERKA

image Vullnet Mato

Vullnet Mato

SHQIPËRI, NËNË-NJERKA

Shqipëri, moj zonjë e rëndë,

ti ishe nënë, u bëre njerkë.

Na lind me këmishë, ky vend,

por mbetemi fare pa brekë!

 

Të rinjtë mbetur gollomesh,

Ikin pas erërave me shtjella.

Këtu i pret lëkura me lesh,

të banojnë nëpër shpella.

 

Mbetën rrugët plot me pleq,

mbi domino përmbys në hije.

Bujqësia shkon për dreq,

bli jashtë, të vendit hidhe!

 

Këtu policia kultivon hashash, 

në oborrin e vet, ku ruhet fort.

Me hajdutë e kriminelë, bashkë,

bastisin bankat në aeroport. 

 

Këtu njerëzit vriten si mizat,

nga mëngjesi në mesnatë.

Varfërimi bën të kthen vizat,

Evropës i shtohen refugjatë.

 

Ndonjë politikane, shet trupin,

për rrogën e deputetit, 

s’i skuqet faqja, prej turpit, 

se e bën, në sy të miletit.

 

Këtu plakaruqet militante,

lajnë prapanicat e partive,

në televizor politizojnë llafe,

me erë, nga bajgat e dhive.

 

Kundërshtarët lihen pa punë,

nga listat e tarafit politik.

Fut të kuqen, hiq blunë!

kështu thotë partia, or mik!

 

Nëpër votime vidhet vetja,

më shume fletë, se votues.

Populli ka mendjen te etja,

turbullojnë ujin, ca peshkues.

 

Krejt zhveshur nga modestia,

“Je Skënderbe!”, tha një koketë.

U rrit mendjen, me të lëpira,

dhe gradohet në pushtet.

 

Për të aftët, s’ka konkurrim,

zbulohen energjitë e tyre,

vetëm diku në Perëndim,

ku zgjidhen dhe në krye. 

 

Këtu në timon ekonomik, 

vihet berberi, ose këpucari.

Njëri, di të lërë mjekrën shik,

Tjetri, të qep samar gomari.

 

Leku humb, duke rritur vlerën,

bie valuta, si gjethe në kosh,

çmimet arrijnë stratosferën, 

varfëria na hedh, si shishe bosh.   

 

Shqipëri, moj zonjë e rëndë,

ti ishe nënë, u bëre njerkë.

Na lind me këmishë, ky vend,

por mbetemi fare pa brekë!...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1