Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | (Poezi politike)

(Poezi politike)

image Thani Naqo

(Poezi politike)

UNE, PERANDORI,

I PERANDORISË SË GJELBËR

Zhytur jam në jeshil livadhi,

Aromë lulesh dhe freski ahu.

Poleni më pudroi dhe me spërka nektari,

Nën tumbë fierishtash mbeta tulatur.

Pop-pop- pop- pop reh shputat pas truallit,

Lepuri i egër syvëngërosh.

Le të më shtypin orteqet e mallit,

pop-pop, hop-hop, pop-pop!

Mbi krye kam qiellin krejt të gjelbër,

Ndihem perandor i botës me klorofil.

Këtu s'ka komunistë të më shohin vëngër,

Me brirët e turpshëm më këqyr një kërmill.

Nuk bie shi, as breshër,

As dëborë, e s'bën kallkan.

Me dhe i mbulon vezët një breshkë,

Më spërkati, bre, me shurrën e bardhë!...

S’ shoh presidentë, as kryeministra,

As parlamentarë, as buzëqeshje djallëzore.

Gushëkuqët vocërrakë thurin kanistra,

Vargan’ i milingonave zënë për dore.

Jam dirigjent, e krenohem,

Dirigjoj simfonitë e thëllëzave dhe bilbilave.

Në hotelin e fierishtave të fle e mos zgjohem,

Gjersa t'më zgjojë M’e Bukura e Dëshirave!

Pop-pop, sërish reh shputat pas truallit,

Lepuri i egër syvëngërosh.

Le të më shtypin orteqet e mallit,

pop-pop, hop-hop, pop-pop!



(Koria e Florës, Ziçisht, gUSHT, 2006)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1