Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | Si fryn puhia

Si fryn puhia

image HALO MALA

HALO  MALA

New York


 

Si fryn puhia 


Çapi yt i lehtë, i lehtë, 

si fryn puhia, 

Shtati yt i hollë, i gjatë, 

gajtan me vija. 

Çapi yt i lehtë, i lehtë, 

si pendë pëllumbi, 

Me shikimin që bën ti ,

tretet guri 

Mos dil më, e mos u vish , 

moj qafëgjatë, 

Na hodhe djemtë më shoshoq , 

mos dil në fshat! 

E ka hak djali beqar , 

që s'merr tjeter , 

Per të matur sa e mirē 

s'gjendet metër!


 

 

Nënës


 

S' është vetëm bleta për mjaltin,

Atë e prodhon dhe nëna, 

Por njëra e ruan në hoje ,

Tjetra e ruan tek zemëra .


 

N I V I C Ë S 


 

Ulur në prehër të Këndrevicës, 

Vrutka - gjiri yt i hapur, 

Atje i vumë buzët të vegjël, 

Atje do pimë dhe të plakur 


 

Ikëm nga degët e tua, 

Si zogjtë kur bie një armë, 

Por kujtimet e vegjëlisë qenkan;

Si Meka per myslimanë ! 


 

Dua të vi tek ai shkëmbi, 

Qe mu përpoq atë ditë balli, 

Ta prek me dorë e ta puth,

Të më bien lotë, të pakohet malli


 

Dua të marr atë gurin,

Qē më vrau gishtin e këmbës, 

Tek ai janë arsitjet e babës, 

Atje do puth dhe puthjen e mëmës.


Ligjërim në shkëmb 


 

U pengove, a rrëshkite 

Tek shkëmbi në buzë të honit? 

Mbase zogjtë mbjellin një lis , 

Të thonë "tek lisi Eltonit"! 

 

Se lisi jeton me shekuj, 

E, në shekuj emëri mbetet! 

Ndoshta Lumtos s'i kanë thënë, 

Po t'i thonē, për ty nuk tretet 

 

O, syshkruari me dorë, 

Me penel ngjyer në qiell : 

Shpirtin ta dërgosh në Londër, 

Shpirti, shpirtin ngroh si diell!

 

P.S;

Lumtoja, mamaja e Eltonit, 

vdekur nga njē sëmundje e rëndë në Londër .


 

 

Une dhe Ju 

(Përballë një fotografie)


 

Të dy një gjë kishit të qartë, 

Që nuk jetohej më me kopuka! 

Të dy një gjë kishit të qartë : 

Që lufta filloi, kur mbaroi lufta !


 

Si dy shqiponja në shkëmb të murmë

(Që vendin vēshtrojnē, gati në ngritje ),

Po snajper’ i zi, që ju kishte  në rreth, 

Ngritjen tuaj e kish në pritje. 


 

Nuk di pse ma cfaqët atë foto, 

E shikoj, e s'ngopem duke parë :

Ju të dy rrezatoni dritë, 

Apo ajo në argjend ishte e larë ?!


Na mungon gjatë .....

(G. Begës, në përvjetorin e vdekjes)


 

Duart të lyera me graso, 

E, njërën këpucë, mirë pa lidhur .

Ece me një "Z I C " të vjetër, 

Mespërmes kohēs së hidhur 


 

Korskotin mbushur romane 

(Lexoje në pushim në hije ) 

Lugēn e lije në mes ..... 

E, shpētoje një jetë fëmije ! 


 

Kush s'hipi tek "Z I C I " "yt " ?

Shërbeve tek biri (më parë tek i ati )

Ndaj mbete në kujtesē të tyre;

Si lundër proletarjati


 

Prap jeta me ty e hidhur ,

S'të la ta shikoje c'kishe ëndërruar

 Lexuar e pate nëpër romane ,

Por nuk e shijove , s'e preke me duar.


 

Atyre që s'i njoha 


 

Unë nga afër s'u kam njohur , 

Se jemi gjysëm shekulli larg, 

Por që unë linda, ku lindët Ju, 

Domosdo, kam qënë me fat!


 

Ju penën nē dorë na dhuruat, 

(Mua dhe brezit të tim eti )

E di, "trastat" me libra u grisên,

Nê xhep, asnje kacidhe s' u mbeti!


 

Jo, për Ju s' mjaftojnë kaq për të shkruar,

Ndaj thërras nê ndihmē këdo tjetër,

Se puna Juaj o, dritëtarë, 

Nuk është punë, por kryevepër! 


 

Po tê kisha qênë "ca i madh " , 

A, një grusht tê holla patur, 

Përmendoren Tuaj, dritëtarë, 

Me Ejfelin do ta kisha matur! 


 

Një borxh e di, ua kam mbi supe,

(Që breza të terë s'e dinë kush jeni!)

Të tërë themi: Kemi bërë cudira,

Po cudinë më të madhe mes vetes e kemi

 

P.S;

Ata që hapën shkollat shqipe në Kurvelesh;

Jaho Karafili nga Nivica, Shuko Dalipi nga Rexhini,

Bilal Rukia dhe Magrip Bana nga Gusmari

 Shaqo Buzo nga Progonati dhe Sinan Kërpi nga Lekdushi


 

I ligu


 

Sa i mirë është i ligu.... 

Sa shumë e lehtëson njerinë! 

Po të mos ishte i ligu , 

Ligësisë, kush do t'ia jepte atësinë ?


 

Mëncuria 


Ikēn flokët, shumë shpejtë mu arratisën,

Aq shpejtë sa kam harruar dhe rininë.

Krehëri më mbeti nē xhaketën e vjetër,

Xheli, tek pasqyra mbi komodinë.

 

Eshtë shenjë mënçurie, më tha një mik ... ,

Por unë mënçurinë s'e kam takuar dot .

Ai e ka parë që shkon nga shtëpia ime ,

E, ajo , si duket , kthehet në tjetër portë!


 

Vizitova detin


 

Kur erdha në vjeshtë , Vetëm për të parë,

Pulbardhat londronin, Mbi e nën valē.

Erdha dhe në dimër, (Ish një ditë acar )

Ishe grivëruar, bregu argjendlar!

 

Kur erdha në maj , Me shokë,në piknik,

Bregu qilimshtruar, Se do prisje miq .

Kur erdha në gusht , Që bera pushime,

Qeshte buza jote, Qeshte zemra ime .

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1