Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | INTIMITET NË FSHEHTËSI TË RREPTË

INTIMITET NË FSHEHTËSI TË RREPTË

image Vullnet Mato

Vullnet Mato

INTIMITET NË FSHEHTËSI TË RREPTË
(Ata që gabuan zgjedhjen bashkëshortore.)

Ai: 
Dashurinë tonë e dimë vetëm unë e ti,
fshehtësinë e ruan vet qielli, në thellësi.
As sekretet në Kremlin, apo në Pentagon,
s’janë si sekreti ynë, që askush s’e zbulon...

Ajo:
Dashuria top sekret, që fsheh ti me mua,
S’i lë asnjë gjurmë, burri tim e tëndes grua. 
Ne s’bëjmë telefonata, as mesazhe intime,
dërgojmë veç sinjale, nëpër tela vetëtime...

Ai:
Ti si kometë e bukur, afrohesh pa ndriçim,
dhe vërtitesh çdo çast, brenda trurin tim.
Trajektoren tonë, askush në botë s’e di,
as hëna, kur pa dritë takohemi në dashuri.

Ajo: 
Çastet intime, ne s’i kemi si të tjerë, 
ngjitemi sqep më sqep, si zogjtë nëpër erë.
Buzët e tua thërras, në çdo gjethe peme,
ti, sytë e mi kërkon, në çdo pikë çezme...

Ai: 
S’dimë pse puthjet i kemi kaq të shijshme,
megjithëse lidhja jonë është e paligjshme!
Lidhja e parë s’duhej bërë, për trajtat fizike, 
se zemrat lidhen si yjet, me rreze kozmike....

Ajo:
Tani për ndarje, as mos mendo premtime, 
se këputen ca zinxhirë, që tringëllojnë dhimbje!
Ndaj do vuajmë sekretin, e nxitimit në rini,
duke shijuar hajdutçe, nga pakëz dashuri...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1