Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | POEZI | ...pa emër

...pa emër

image Astrit Lulushi

...pa emër
Astrit Lulushi

Dhurata që jep Natyra,
Nuk mund të mos ndihmojë
Që emri të rritet:
Nga një fat i vogël
Hapet rruga e famës
Dhe kontrollon progresin
e një emri në rritje;
Si i lidhuri me zinxhirë
Që ecën ngadalë
Sepse lëviz me dhimbje.
Një hall ulet mbi mendimet
Dhe krijon ngërçin e tyre
Duke penguar zgjidhjen;
Thirrja e varfërisë
Shqetëson shpirtin
Përdore forcën e saj
Thjesht, sipas nevojës
Thumbat e dëshirave
Shkaktojnë plagët e vdekjes
Lëvizja merr fund me frymën
Dashuria e miqve kthehet
Në zjarr me flakë të madhe
Shkëlqen dhe shpejt shuhet;
Pak e fuqishme është forca e tij
Ngrohtësia s’është e madhe;
Një dritë e zbehtë
Krijon nxehtësi të dobët.
Pasuria është ushqimi
Që mban gjallë flakën
Ajo mund të vishet bukur
Por pak meriton një emër.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1