Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | POEZI | Unë e Çamëria

Unë e Çamëria

Font size: Decrease font Enlarge font
image Hekuran Halili

Unë e Çamëria

 

I vogël,
E dija se Çamëria,
Ishte diçka e shtrënjtë,
Që nëna ime e mbante mbështjellë,
Me shaminë e nusërisë.

Çdo të diel ajo e hapte, 
Dhe shtëpia na mbushej plot me lule.

Çuditërisht,
Ne na pushtonte një ndjenjë malli,
Ndërsa babai atë ditë nuk fliste,
Por psherëtinte e psherëtinte...

Pastaj,
Merrte fyellin e i binte.
Përherë fillonte me të njëjtën melodi.
-Është vajtim për dy vëllezërit e tij që ja vranë,
Na thoshte nëna.

Ne dëgjonim e lotonim.

Në rini,
Çamërinë e ndjeva në ëndrrat e mia,
Dhe tek Era e jugut që vinte nga Qafa e Botës.
Për ta patur pranë,
Një faqe mali mbolla me ullinj...

Tani jam burrë.
Çamërinë se nxë më dot,
Shamia e nusërisë e nusë time.

Tani,
Çamëria nuk është më ëndërr .

Tani,
Ç’do natë ndjej frymën e thirrjen e saj .

Ç’do natë vjen e më vë kushte në gjumë,
Ja të shkoj unë tek ajo,
Ja...
Ajo do vijë tek unë...

Comments (1 posted):

Zgalem on 14/06/2019 01:35:29
avatar
Me bukur nuk behet ! Nje problem I madh ndershteteror thene me nje varg . vargu I fundit . Zgalem

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1